Bekim çdo zemre që kërkon ta njohë ta shqiptoje dhe ta ndieje fjalen Zot!

muhamed-psh

Antar Aktiv
Bekim çdo zemre që kërkon ta njohë ta shqiptoje dhe ta ndieje fjalen Zot!

Nata! Rehati e trupit, kthjelltesi e mendjes, qetesi e shpirtit...
Tiktaket e zemres vallezojne me tiktaket e ores. Ditet kalojne njera pas tjetres, derisa ndonjehere duken se po perplasen bashke dhe ashtu si pa u ndier vjen nata, e cila me begatit e heshtur sjell me vete miresi.
Miresi qe buron nga mendjet e ndritura. Vetem i Lartmadheruari duhet falenderuar per mendjet, ky krijim gjenial.
Ketu ndizet shkendija e pare per nje miresi te madhe.
Ishin ofshamat e dala prej zemres se nje besimtareje ato qe mberriten tek shpirti im i trazuar. Ishin fjalet e saj qe si pa dashur trokiten ne deren e miresive qe me dha Zoti dhe me bene ti kujtoj.
Ishin kujtimet e vjetra ato qe me permalluan. Ishin deshirat e dikurshme te fshehura poshte krahrorit tim, qe tani dolen si fishekzjarre per te ndier zemrat e shume e shume ta pasionuarve pas asaj qe i thone rruga e dijes, "rruga e parajses"
Ishin enderrat e mia te fshehura qe sot buçasin me te madhe duke thene elhamdulilah, falenderimi i takon vetem Zotit te boteve, Ai qe me mundesoi ta kuptoja Fjalen e Tij.
Ishte shoku im i jetes qe me tha marsho, se dyert e miresive jane ne pritje per tu çelur.
Ketu fillon skenari i bukur i jetes qe pret bekimin e te Lartmadheruarit duke thene: "Bekim çdo zemre qe kerkon ta njohe, ta shqiptoje dhe ta ndieje fjalen zot .

e shkrujta nga revista argumenti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top