Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare

Love

βeℓℓe â๓e
Ja 7 detajet për te cilat duhet te kujdeseni qe te bëni për vete një mashkull qe ne kontaktin e pare qe do keni me te

Images.jpg

Sharmi është një bashkësi detajesh te cilat bashkohen me njëra tjetrën për t’iu bere te pa rezistueshme. Por a dini ju ta bëni një mashkull për vete qe ne kontaktin e pare? Me poshtë do te mësoni cilat janë 7 detajet për te cilat duhet te kujdeseni.

· Buzëqeshja e pa sforcuar

Sytë te shkëlqejnë dhe buzëqeshja jote është pa sforcuar.. Janë këto detaje qe meshkujt vrojtojnë me kujdes. Ata i interpretojnë si shenja shkujdesjeje dhe natyrale. Edhe nëse keni një aparat dentar, nuk duhet te fshiheni. Lëreni veten te lire. اunat duan t’iu shohin ashtu si jeni ne te vërtetë. Kur nuk ju qeshet mos qeshni kot sepse do kuptohet menjëherë qe është e sforcuar.

· Fytyra juaj e bukur

Meshkujt kërkojnë një fytyre qe te shkëlqejë. Nëse e dini këtë mundohuni te hiqni stresin dhe ankthin sepse ato ndikojnë shume ne lëkuren e fytyrës. Nëse doni te bini ne sy kujdesuni me shume. Përdorni kremra dhe maska qe i përshtaten lëkurës suaj. Lini dhe ndonjë takim me dermatologen nëse është e nevojshme, për te rregulluar te gjitha problemet.

· Sjellja

Mos rini e mënjanuar dhe me turp sepse edhe sikur te keni fytyrën e Megan Fox-it asnjë nuk do jua hedhe sytë. Dinamizmi, sjellja dhe personaliteti kane po aq rëndësi sa pamja fizike, ne mos edhe me shume. Duhet te jeni te hapur dhe te komunikoni me te tjerët. Asnjë nuk do ju “haje”. Nëse jeni shume te turpshme, bëni çdo dite nga një hapa para për te pasur besim tek vetja.

· Duart

Ndonjëherë i neglizhojmë pa e ditur se shpeshherë ato janë ne plan te pare. As qe behet fjale te keni thonj te papastër apo te gjakosur nga anët dhe me lëkurë te dale. Mos mbani as unaza me kafka dhe mos i zgjatni thonjte ne pafundësi. Mundohuni t’i rregulloni vete nëse s’keni mundësi te shkoni tek estetistja. Edhe thonjte e shkurtër kane nevoje për kujdes. Përdorni kremra hidratonte për duart, sidomos gjate dimrit kur lëkura thahet mjaft. Mundohuni te ndiqni modën për ngjyrat e manikyrit por pa e ekzagjeruar.

· Zëri

Shpesh nuk i kushtojmë rëndësi dhe për këtë arsye...Mos ngurroni te luani me këtë instrument joshjeje te padiskutueshëm. Nëse ke një zë te ëmbël (lolita) apo te forte (femër fatale) mos harro te flasësh qarte, qete dhe me kujdes. Mos bërtisni!

· Flokët

Nuk ka nevoje për shume shpjegime. Qe kur njerëzit jetoni neper shpella, meshkujt tërhiqeshin nga flokët me shkëlqim dhe te shëndetshëm. Flokë te yndyrshëm apo te rralle? Kujdesuni me shume për to. Dy here ne jave përdorni maska për llojin tuaj te flokut dhe lajini çdo dite. Mos abuzoni me pjastrat as me ngjyrat. Përndryshe flokët tuaj do te digjen dhe do duken edhe me keq.

· Komunikimi dhe mënyra e te shprehurit

Ato femrat qe thonë gjere interesante janë me joshëse se ato qe janë te bukura por s’dinë cfare te flasin. Një mendje e zgjuar dhe një aftësi për te komunikuar te bëjnë me tërheqëse. Për te ditur sa me shume lexoni libra, revista, dëgjoni informacionet ne radio, shihni televizor, informohuni ne fusha te ndryshme..Shkurt “ushqeni shpirtin dhe mendjen”. Kur te vije momenti i duhur nuk do rrini ne tavoline pa folur por gjithmonë do keni tema interesante për te diskutuar.
Burimi: Femra.al
 
Pe: Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare

Duan ''shkolle''me vete dhe keta meshkujt...
 
Pe: Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare

Tani na paskan mesuar pikat e dobeta femat dhe s'na mbetet te bejme rezistence pos te dorezohemi :qershi:
 
Titulli: Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare

sa shuuuuuume gjera...........
 
Pe: Bëjini meshkujt për vete qe ne kontaktin e pare

Me leter ne xhep tani...
 
Nuk jam vulgar nga natyra, por dihet pergjithesisht kush jane armet, hap kemishen pak me shume, ngjyu e llangosu mire, shalen jashte, dhe qeni eshte gati ta jape çfaredo vetem te lepije pakez.
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;979867 said:
Nuk jam vulgar nga natyra, por dihet pergjithesisht kush jane armet, hap kemishen pak me shume, ngjyu e llangosu mire, shalen jashte, dhe qeni eshte gati ta jape çfaredo vetem te lepije pakez.

Qeni qe o qen e ben punen taman o se ben fare.
 
Qeni qe o qen e ben punen taman o se ben fare.

Ka disa lloje e dashur, doberman qe te ben te kapesh kirurgjine, pastaj jane dhe rodvajler qe zgjedhin, ecim me tutje me ndonje volpino qe mund te jete gei, por ke edhe qente pleq qe merren me lepirjen.
Ka edhe nga ata si puna meje qe vdekja do i ndaje.....
Ehhh botaaa...
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;979880 said:

Te mendova per te mire por dole hirre. ( cit)
 
Patjeter..ja do rrim me laps ne dore.
 
Thjeshte jini vetvetja e kurre por ama kurre per asnje cast mos shkoni kunder deshirave tuaja. Keshtu cdo mashkull e keput. Ne kemi nje aftesi qe e dallojme lehte mosperputhjen e deshirave dhe veprimeve te femres.
 
Kush si ka keto ngel beqare.

e mire se del ndonje qorr qe si shef me imtesi LOL
 
5 shenja andej, 6 mënyre nga ana tjeter, 7 sinjale ketej, të Hap nje faqe excel per te llogaritur si me bë për vete nje mashkull 😂😂
Dashuroni mer njerez duke degjuar vetem zemren se u lodhem me gjith keto llogaritje.
 
Edhe une kam filluar ta ndegjoj zemren koheve te fundit, po seshte ide e mire se, zemra semaforat e kuq si sheh😜 vetem vijat e bardha horizontale😀
 
Edhe une kam filluar ta ndegjoj zemren koheve te fundit, po seshte ide e mire se, zemra semaforat e kuq si sheh😜 vetem vijat e bardha horizontale😀
Nje jet kemi o Abstrakt, duhet rreziku ndonjëher, në rrugën e dashuris ska vdekje te paktën.
 
Çka ish kane dashuria😜 Se kisha mendu me heret🤣
Duhet kur ia vlene🙂 per pesonin qe dine te cmon dhe te vlerson.
Qy qy qy Abstrakti qenka dashuruuuuu
Do marim valle sonte 😂😂😍
 
Çka ish kane dashuria😜 Se kisha mendu me heret🤣
Duhet kur ia vlene🙂 per pesonin qe dine te cmon dhe te vlerson.
Cenelo, te lexoj melankolik keto ditet e fundit, cfare ka ndodhur, se ç'me dukesh i zhgenjyer... Anyway, kur te jesh ne lagje ketej hajde te pijme nga nje gote raki se eshte i vetmi ilaç per tretjen e toksines se dashurise.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top