Bëhu me Shpirt të ndritshëm !

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Bëhu me Shpirt të ndritshëm !​



A mendon se Pesimizmi zgjat pa Fund?

Asgjë në Jetë nuk zgjat pa Fund dhe cdo gjë do të ketë Fund.


Shikoje Jetën me Shikimin e të Lumturit... Jeta është Dhuratë nga All-llahu Një, pra pranoje Dhuratën e tij me Gëzim dhe Lumturi. Prite Mëngjesin me Buzëqeshje dhe Shpresë, prite Mbrëmjen me Paqe dhe prite Ditën me Dritën e dhe Fuqinë që të jep. Mbush Gotën me Ujë duke falenderuar Krijuesin Një të Gjithësisë, merr Frymë thellë e lumtur dhe e gëzuar, vështoj Lulet dhe lartësoje All-llahun!...Vështro Universin dhe logjiko!


Dil dhe shëtit ne Tokën e All-llahut, hulumto dhe investo ne Tokën e Tij.


Rregullo Kopshtin tënd në Ngrohësinë e Diellit dhe nen Shkëlqimin e Hënës. Të gjitha këto Bukuri natyrore janë Dhunti të All-llahut për njeriun. Mos të lodhin Dertet dhe Pikëllimet, e pastaj të mos nojhësh Dhuntitë e All-llahut, pra mos u bën Injoruese duke u largu nga të Përmendurit e All-llahut. All-llahu ne Kuran thotë: O ju të Dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni Vepra të mira! Kuran –Sure Muminun: 51.


Gabon nëse mendon se Jeta duhet cdoherë të jetë njëqind përqind ashtu siq ti dëshiron. Kjo realizohet veq ne Xhennet, ndëra ne këtë Botë Gjërat janë realtive cdoherë. Këtu ndodhin të Mirat dhe të Këqijat, Sëmundje dhe Sprova të ndryshme. Megjithatë, Ti qëndro e fortë dhe e durueshme.


Mos jeto ne Botën e Idealeve ku do të dëshiroje Shëndet, Pasuri pa Varfëri, Lumturi pa Shqetësime, Bashkëshort pa të meta dhe Shoqëri pa mangësi. Kjo nuk mund të ndodh asnjëherë, por përpiqu që tek të tjerët të shohësh më shumë Anët pozitive dhe ne fund mos u mbështet tek ata, por veq ne All-llahun xh.sh. , I Cili është I përsosur, I Pa të meta dhe pa mangësi. Kurse nëse Njerëzve iu mbështetesh dhe largohesh nga All-llahu Një, nuk do të përfitosh asgjë dhe dije se ke dështu. All-llahu thotë në Kuran:

“Ata nuk mund të të mbrojnë për asgjë tek All-llahu” Kuran –Sure el-Xhathije 19.

Aktivizoji Aftësitë që të ka dhuruar Krijuesi duke falenderuar dhe adhuruar Atë, pra shërbehu me Dhuntitë e Tij duke adhuruar Atë. Shërbehu me ujin e Tij duke pirë dhe duke maar Abdest dhe duke pastru veten nga Njollat e Jetës.


Kënaqu me Bukurinë e Ndriqimit të Hënëse që të frymëzon. Shiko Madhësinë dhe Valëvitjen e detit e të Lumenjëve, ec mbi Tokë dhe falënderi All-llahun Një –Zotin e Mirësive dhe Sunduesine plotëfuqishëm.


Shfrytëzoj të Mirat që Ai të ka falur dhe asnjëher mos u bëj Injorues, si ata që I përmend All-llahu ne Kuran: “Ata I njohin të Mirat e All-llahut, e pastaj I shpërfillin” Kuran 16: 83.


Para se të shikosh Ferrat e trëndafilit vështro Bukurinë e tij !
Para se të ankohesh nga nxehtësia e Diellit, kënaqu me Bukurinë e tij !
Dhe para se të mrrolesh nga Errësira e natës, kujtoje Qetësinë e saj !

Përse pra, I gjith ky Pesimizëm I rëndë ndaj Gjërave? Përse ua ndyrshoni Rolin Dhuntive të All-llahut?

Në Kuran thuhet: A nuk I vërejte ata që Dhuntinë e All-llahut e ndërruan…” Kuran 14: 28.


Pranoji dhe kuptoji Begatitë e All-llahut dhe falendero Atë në cdo çast!




Autor: Aid el-Karni
 
Back
Top