Begatia eshte sprove

Abstrakt

😉
Begatia eshte sprove
Aid el Karni

Kush merr mësim mund të presë shpërblime të shumta, kurse mosmirënjohësve u takon vetëm vuajtja e dhembshme.

"Kjo është e mira e Zotit tim, Cili më sprovon nëse do të jem mirënjohës apo jomirënjohës. Ndërsa kush është mirënjohës – është mirënjohës për të mirën e vet, kurse kush është mosmirënjohës – po Zoti im është i pavarur dhe bujar."[1]

Këto janë fjalë të besimtarëve të sinqertë si Sulejmani (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). Ai e ka ditur që të mirat janë njëkohësisht edhe sprovë. Prandaj e ka falënderuar Allahun për to dhe i ka gëzuar ato. Kurse kur ishte në situatë të vështirë, sërish falënderonte dhe përmbahej pa zemërim e pakënaqësi. Vetëm kështu kalohet provimi kur bëhet fjalë për të mirat dhe simpatinë e Allahut.

Megjithatë, numri më i madh i njerëzve i dorëzohet kënaqësisë dhe janë të pakujdesshëm, kur Allahu i mbulon me të mirat dhe mëshirën e Vet.

"Njeriu, kur Zoti i tij dëshiron ta sprovojë dhe i shfaqë respekt dhe e mbulon me të mira, thotë: 'Zoti im ka qenë shumë bujar ndaj meje!' Kurse kur, për ta sprovuar, ia pakëson furnizimin, atëherë deklaron: 'Zoti im më ka braktisur!"[2]

Jobesimtarët janë vërtet njerëz të paarsyeshëm ngase lidhen për atë që është kalimtare. Besimtarët e dinë dallimin midis të përkohshmes dhe të përjetshmes. Ata nuk i dorëzohen materializmit të cekët porse pasurojnë seharet dhe thesaret e tyre të përjetshëm. Natyrisht, kjo bëhet me besim, bamirësi, devotshmëri, zell dhe pendesë.

1.Neml 40
2.Fexhr 15,16.
 
Back
Top