Bebat e kafiqave të Prishtinës

Arfenilla

Themelues i Forumit


attachment.jpg


Fëmijën tënd nuk e ke pyetur nëse dëshiron të vijë në këtë botë, apo jo. Me veprimin tënd egoist për ta plotësuar dëshirën tënde për të qenë nënë apo babë e ke sjellë atë në jetë. Prandaj në çdo rast duhet që ta duash dhe ta respektosh si fëmijë, si një qenie që është duke u rritur e që ka shumë nevojë për dashuri, për ngrohtësi, mbrojtje edhe atashim të sigurt. Të sillesh me të në mënyrë të dinjitetshme dhe ta ndihmosh në rritje e formim të shëndoshë. Fëmija që krijon lidhje të sigurt me prindërit është më i shëndetshëm. Aq më e rëndësishme është që fëmijëve t’ua ofrojmë pikërisht këtë afërsi dhe respektin që e meritojnë.


“Për çdo gjë të rëndësishme në jetë të duhet ta japësh një provim: Për të vozitur, për t’u bërë mjek, farmacist, gjyqtar, mirëpo për çështjen më të rëndësishme si për t’u bërë prind nuk ke nevojë për provime e licenca. اdo kush e kush do bëhet nënë e babë! Kjo është për të të ardhur keq”, kjo thënie e profesorit tim Erich Rabitsch më kujtohet sa herë i shoh “bebat e kafiqave” të Prishtinës.

Paradite, pasdite e në mbrëmje, verë e dimër kafiqat e kryeqytetit tonë janë plot e përplot njerëz. Një kohë ka qenë trend me pas një qenush të vogël, mundësisht një që mundesh me mbajt në çantë edhe me veshë me tesha të lezetshme edhe me marrë me vete si aksesor nëpër kafiqa. Sot, është trend me bo një fëmijë, me veshë si mini-burrë apo mini-grua, shpesh herë në partner-look edhe që nga java e parë me futë në karrocë edhe me endë nga kafiqi në kafiq për orë të tëra pa tentuar që t’i plotësohen nevojat për gjumë e ushqim të rregullt, e mos të flasim për krijimin e afërsisë me të.
Pirje maratonike kafesh me shokë e shoqe, se jeta e mëparshme duhet të vazhdojë! Edhe nëse fëmija qan e dëshiron të ngrihet nga karroca fillimisht injorohet, pastaj lëkundet andej këndej me forcë, i jepet një cucëll mashtruese e një telefon mobil në dorë, ose nëse nuk din me mbajt atë – i lihet diku afër që ta hutoj. Në rastet më të këqija ushtrohet edhe dhunë fizike ndaj tyre. Fëmija nënshtrohet e shtypet, se nuk bën të jetë pengesë – assesi jo! Daljet duhet të vazhdojnë për ta kënaqur egon, muhabeti nuk bën të ndërpritet edhe kafja duhet pirë, edhe nëse është e pesta me radhë! Prindërit “modern”, me fëmijë “modern” që duhet të rijnë urtë, të lidhur në karrocë e me kokë në telefon mobil.


Unë i shoh kudo edhe pse dua t’i injoroj: Nënat e baballarët në vende të zhurmshme me fëmijë të sapolindur edhe në orë e kohë shumë të çuditshme, nëna e baballarë që i injorojnë fëmijët e tyre dhe i trajtojnë si lodra: Mbrëmje vjeshte, ora 22:00. Jemi ulur jashtë në tarracën e lokalit tonë të preferuar dhe jemi mbështjellë mirë e mirë me palltot tona. ثshtë mbrëmje e freskët. Në tavolinën pranë po ulet çifti me beben ndoshta dy muajshe në “maxi cosi”, në atë shportën e veturës për bebe. Ulësen e vendosin në tokë. Nëna, me çizmet e saj të gjata me take të larta e lëkund beben me këmbë. Të dytë pinë pa pushim duhan. Beba qanë. Ajo e shtyn më shumë, deri sa dikur ndalet. Verë, ora 2 e mëngjesit. Pas ndejës në qytet shkojmë të marrim nga një picë. Në lokalin e ushqimit të shpejt hyn me karrocë bebesh nëna e pispillosur, sikur të vinte apo të shkonte në ndonjë club. اfarë po kërkon ajo foshnje disa-javëshe në dy të mëngjesit aty? E sa prindër i shoh që pinë duhan pranë fëmijëve edhe i mjegullonin me tym, ose më keq sa prindër i shoh duke pirë duhan në veturë në prani të fëmijëve?
Ka kohë që sistemin e vlerave e kemi kthyer mbrapsht në Kosovë. Të vendosësh të themelosh familje e ta sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Me veprimet e prindërve formohet personaliteti i fëmijës, i cili më vonë do të jetë një i rritur i kësaj shoqërie.


Blog
 
Titulli: Bebat e kafiqave të Prishtinës

Kur nuk e vlereson gjen kur e ke, mos u anko kur ta humbish... Femijet duan nene, kohen ta kalosh me to..
Nuk duan ti kur te kesh femije, mos i lesh anesh deshirat tua..
une personalisht shume, deshira te mijat i kam fut ne nje these dhe i kam mbyll, nuk dua te me ikin, por as nuk mundem tani ti mendojn ti realizoj.. ne te ardhmen ndoshta..
Tani cdo gje, cdo plane duhet te perfreshihen edhe femijet, dhe te duan..
Njeher shkoj vajzes ti blej kepuc.. dhe ajo deshiron nje pal tjera, mua sme pelqyen shume.. dhe i them, shih mamit keto ma te bukura ajo thot, jo keta me shume i dua.. mu afrua shitsja dhe tha-me fal, per ke i ble, une si naive qe jam, i them per vajzen.. Po le te zgjedh ajo ather jo ti.. e une mbeta ashtu e menduar dhe thash ka te drejt...
e jo me ta marr te shkoj ne kafe ose ne dasem me femije..
Femija ka gjumin qe e rrit, e jo papergjegjeshmeria e prinderve egoist, qe mendojn vetem per qejfet e tyre...
 
Titulli: Bebat e kafiqave të Prishtinës

E lexova para ca ditesh,pershkrim fantastik,realitet i ditve te sotme.
Per shum "prind" me rendsi eshte mu knaq vet e femija duhet ti duroj teket e prinderve.
Mjer ata femije me cfar fryme rriten!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top