BE-SHBA: S’do ketë bisedime me Serbinë për pikat doganore

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46986.jpg

PRISHTINE- BE dhe SHBA kanë refuzuar kërkesën e Serbisë për të future në axhendën e bisedimeve cështjen e dy pikave doganore në veri të Kosovës. Kjo ka nxitur edhe dështimn e negociatave të sotme.

Shteti serb nuk ia ka arritur që të fus në axhendë çështjen e pikave doganore, dhe më pas ka refuzuar edhe takimet tjera për çështje teknike. Një komunikate e Qeverisës së Kosovës sqaron se përfaqësuesit e BE dhe SHBA kanë njoftuar delegacionin e Kosovës për refuzimin e kërkesë së Serbisë që të bisedohet për këtë çështje, transmeton Indeksonline.

“Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve njoftuan delegacionin e Kosovës për bisedat e zhvilluara me përfaqësuesin e palës Serbe , z. Stefanovic, si dhe për refuzimin kategorik të kërkesës së Serbisë për të përfshirë në axhendën e dialogut çështjen e pikave doganore. Po ashtu, ata siguruan se BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin fuqishëm Qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit, si dhe përgëzuan Qeverinë për implementimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
(m.a/BalkanWeb)
 
Back
Top