Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“BE po na trajton padrejtësisht, do marrë përgjigje të ashpër”

“BE po na trajton padrejtësisht, do marrë përgjigje të ashpër”

ac_trump_eu_comp1-905x450-905x436.jpg


Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Bashkimi Evropian bën tregti “shumë të padrejtë” me Shtetet e Bashkuara dhe ka paralajmëruar “se mund të shndërrohet në diçka shumë të madhe”.

Komentet e Trumpit kanë ardhur pas publikimit të intervistimit të tij nga Piers Morgan, që është realizuar më herët, mirëpo është publikuar dje.

“Bashkimi Evropian e ka trajtuar SHBA-në në mënyrë shumë të padrejtë kur është puna te tregtia”, ka thënë presidenti amerikan.

Ne nuk mund të vendosim produktet tona brenda. ثshtë shumë shumë e vështirë. Derisa ata dërgojnë produkte te ne, pa taksa, apo shumë pak taksa”, ka thënë ai.


Trump ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i padrejtë vetëm në tregti, “mirëpo e gjithë BE-ja ka qenë e tillë ndaj SHBA-së. Dhe mendoj se kjo do të jetë në dëm të madh të tyre”.

Trump po ashtu ka thënë se do të ketë qëndrim më të “ashpër” përballë negociatave për Brexit.

“A do të ishte kjo mënyra se si do të negocioja? Jo, nuk do të negocioja në këtë mënyrë, do të kisha një qasje tjetër”, ka thënë ai.

Kryeministrja britanike, Theresa May është e përfshirë në negociatat e komplikuara me BE-në, në kuadër të planifikimeve që deri në mars të vitit 2019, Britania të largohet nga Bashkimi Evropian.

Trump po ashtu ka thënë se do të vizitojë Britaninë gjatë këtij viti, duke shtuar se beson që është “shumë i popullarizuar” në këtë shtet.


Në komentet e raportuara më herët, Trump ka thënë, se ka mundësi të kthimit në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, mirëpo vetëm nëse bëhen ndryshime të mëdha.

“Nëse ata krijojnë një marrëveshje të mirë, ka gjithmonë një mundësi për t’u kthyer”, ka thënë Trump.

Nëse dikush do të thotë “Shkoni prapë në Marrëveshjen për Klimën”, do të duhej të ishte një marrëveshje plotësisht e re, sepse e kaluara ka qenë e tmerrshme, ka shtuar ai.

Në qershor të vitit 2017, Trump ka njoftuar se është duke larguar SHBA-në nga ky pakt, duke e konsideruar “marrëveshje të keqe” për ekonominë amerikane.

Aktualisht SHBA është vendi i vetëm jashtë paktit, i cili është nënshkruar nga paraardhësi i Trumpit, Barack Obama.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back