BE kërkon siguri për fëmijët në internet

elbruna

Anëtar i Respektuar
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje rrjeteve të internetit Facebook dhe Myspace që t’i rrisin përpjekjet për të mbrojtur fëmijët nga ekspozimi, të cilët me të madhe i shfrytëzojnë forumet e tilla.

"Presim nga të gjitha shoqëritë që të bëjnë më tepër për të mbrojtur jetën private të të miturve, të cilët postojnë përmbajtje në internet", tha komisionerja e BE-së, Vivien Reding.

Ajo tha se në ueb faqet e këtilla, të dhënat e fëmijëve do të duhej automatikisht të jenë të mbrojtur.

/telegrafi/
 
Back
Top