BE-ja mbështet heqjen e barrikadave

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Ketrin-Ashton.jpg

Bruksel – Bashkimi Evropian e dënon fuqishëm dhunën ndaj pjesëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare në pjesën veriore të Kosovës dhe u bënë thirrje të gjithëve për sjellje me përgjegjësi dhe përmbajtje.
Kështu deklaroi sot në Bruksel, Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.
“Bashkimi Evropian plotësisht i mbështet përpjekjet e KFOR-it dhe EULEKS-it, për ta qetësuar situatën dhe po ashtu e mbështet heqjen e barrikadave”, tha Kocijancic dhe shtoi se barrikadat e kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen.///lajmeshqip.com
 
Back
Top