BE-ja kundër Rusisë, Kinës e Serbisë

Love

βeℓℓe â๓e
B631F6A3-C710-45E8-8636-00F6A6EA6532_w527_s.jpg

Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nëse nuk mbahet një hetim lidhur me akuzat për trafikim të organeve të të burgosurve serbë në Kosovë, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Vendet e Bashkimit Evropian janë të involvuara në një betejë të re me Rusinë, Kinën dhe Serbinë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lidhur me çështjen se a duhet këto akuza të hetohen nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë apo nga ndonjë organ tjetër me mandatin e OKB-së.

Duke e bërë një kërkesë të re për hetime nën mandatin e OKB-së, Vuk Jeremiq tha se Serbia “nuk do të ndalet ose tërhiqet, derisa të zbulohet e vërteta e plotë”.

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, i tha Këshillit të Sigurimit se “derisa këto akuza janë në pritje, do të jetë edhe më vështirë të fillojë pajtimi”.

Ai theksoi se “hetimet e drejta dhe të pavarura” janë çështje esenciale, ndërsa e mbështeti hetimin e lansuar nga misioni i BE-së në Kosovë, EULEX.

Në takimin e mbrëmshëm të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Britania, Franca dhe Gjermania kanë argumentuar se misioni EULEX ka kapacitet dhe juridiksion që të merret me këtë çështje.

Rusia iu bashkua aletatit të saj të afërt - Serbisë, duke kërkuar mandat të Këshillit të Sigurimit për hetime.

Ambasadori rus në OKB, Vitalij اurkin, tha se EULEX-i kurrë nuk ka zhvilluar hetim të tillë.

“Ne jemi të bindur se kryerja e hetimit të detajuar, të pavarur dhe të depolitizuar do të jetë në interesin e ndërtimit të së vërtetës dhe të pajtimit”, tha اurkin.

Kina e ka mbështetur kërkesën e Rusisë.

Pas mbledhjes, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se Serbia nuk ka pasur mbështetje të gjërë, të cilën e ka kërkuar.
Burimi: EuropaeLire
 
Back
Top