BE-ja e interesuar për naftën siriane

BE-ja e interesuar për naftën siriane


Qeveritë e Bashkimit Evropian janë në pritje për të lehtësuar embargon e naftës për opozitën siriane, e që shënon përpjekje për luftimin kundër presidentit Bashar al-Asad.
Në një takim që u zhvillua ditë më parë, ministrat e jashtëm të BE-së gjithashtu ranë dakord të heqin kufizimet në shitjen e pajisjeve për industrinë e naftës ndaj opozitës dhe të investojnë në sektorin e naftës.
Zyrtarët thanë se do të shmangin bizneset me mbështetësit e Bashar al Asad.
"Blerjet do të lejohen pasi BE-ja të autorizojë këto veprime, pas konsultimeve me Këshillin Kombëtar Sirian," tha një diplomat i BE-së.
BE-ja ka imponuar blerjet e naftës siriane nga kompanitë evropiane në vitin 2011 në përgjigje të një kryengritje kundër Assad. Në dy vitet e fundit, forcat qeveritare po kryejnë krime duke u përpjekur për të mbajtur kontrollin e qyteteve dhe shumë zonave rurale.
Të dhënat e fundit të qeverisë amerikane tregojnë se prodhimi i naftës në Siri i cili ishte 153,000 fuçi në ditë në tetor 2012, ka pasur një rënie prej rreth 60 për qind nga marsi i vitit 2011.
/mesazhi/
 
Back
Top