BE fton që Jerusalemi të jetë kryeqytet i dy shteteve

Kresha

A pretty face can never trick me
Ministrat e jashtëm të BE do të ftojnë Izraelin dhe palestinezët që të zgjidhin statusin e Jerusalemit si kryeqytet i dy shteteve, sipas një projekt-dokumenti që do të miratohet në takimin i cili do të mbahet në Bruksel.

Në projekt-dokumentin, i cili i erdhi Reuters-it, kritikohet Izraeli për shkak të ndërtimit të vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor. Gjithashtu i bëhet thirrje Izraelit t'i japë fund trajtimit diskriminues ndaj palestinezëve.

Megjithatë, këtë qëndrim BE tashmë e ka marrë dhe diplomatët e këtij blloku ia kanë transmetuar njërës dhe palës tjetër.

Në projekt-dokument u bëhet thirrje palestinezëve që të lirojnë ushtarin e kidnapuar izraelit Gilad Salit.

Qeveria izraelite i ka paralajmëruar anëtarët e BE, se do të hedh poshtë këtë propozim, pasi që me këtë përkrahet ndarja e Jerusalemit, duke e vlerësuar si kërcënim për përpjekjet paqësore. /koha/
 
Back
Top