BDI e gatshme të braktisë qeverinë

*deliza*

VIP
V.I.P
BDI e gatshme të braktisë qeverinë​

Anëtari i lartë i kryesisë së BDI-së, Rafiz Haliti deklaroi të hënën se funksionarët e këtij subjekti politik janë të gatshëm ta braktisin qeverinë, nëse kështu vendos kryetari, Ali Ahmeti.

“Këtë vendim e marrin organet e partisë, para së gjitha këto kompetenca i ka lideri i partisë, Ali Ahmeti. Nëse ai urdhëron ose kërkon të sillet vendimi për braktisjen e koalicionit, e ka mbështetjen e të gjithë funksionarëve dhe deputetëve të BDI-së, theksoi Rafiz Haliti.

Dy partnerët e koalicionit Ali Ahmeti i BDI-së dhe Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE nuk janë takuar gjatë fundjavës, edhe përkundër një takimi të paralajmëruar mes tyre.

Paralajmërimet për një takim të përbashkët për të sqaruar pozicionet e tyre lidhur me botimin e “Enciklopedisë Maqedonase”, ishin bërë nga kreu i BDI-së, i cili ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski dhe Qeveria të distancohen nga botimi i kësaj vepre kontroverse për shqiptarët. Dy liderët e partive të koalicionit qeveritar në Maqedoni nëpërmjet mediave kanë drejtuar mesazhe dhe qëndrime lidhur me debatin e ndezur për enciklopedinë.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar se prononcimet e deritanishme të kryeministrit Gruevski për enciklopedinë janë të pamjaftueshme. Acarimi i marrëdhënieve midis dy partive të koalicionit është ndjerë edhe në mbledhjen e javës së kaluar të Qeverisë, ku ka patur reagime dhe mospajtime midis ministrave shqiptarë dhe atyre maqedonas. (INA)


**********************************************

Haliti: Për largimin eventual të BDI-së nga qeveria, vendosë vetë Ahmeti​

Situata e krijuar pas publikimit të Enciklopedisë maqedonase dukshëm ka ndikuar në marrëdhëniet ndëretnike si dhe në marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit qeveritar. Por, për largimin eventual të BDI-së nga ekzekutivi fjalën e fundit e ka lideri i kësaj partie Ali Ahmeti. Kështu shprehet nënkryetari i kësaj partie, Rafis Haliti, sipas të cilit për situatën e krijuar do të debatohet në organet kryesore të partisë.

“Gjithsesi se vet ajo që u nxor si një enciklopedi e cila më pak merret me shkencë më tepër është marr me politik ditore gjithsesi se nuk ka reflektuar mirë edhe tek qytetarët e Maqedonisë edhe në koalicionin qeveritar. Sa i përket braktisjes së koalicionit gjithsesi se ato vendime i merr kryesia qendrore, kuvendi qendror, por fjalën e fundit çdoherë e ka lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Nëse ai nesër thotë se duhet të lëshohet koalicioni, funksionarët e BDI-së, deputetët gjithsesi se e përkrahin në këtë drejtim çdoherë ia kanë dhënë dhe ia japin përkrahjen, kryetarit të partisë. Zatën edhe statuti i BDI-së kompetencat e plota në këtë drejtim ia jep kryetarit Ali Ahmeti”, deklaroi Rafis Haliti, nënkryetar i BDI-së.
Haliti vlerëson se kjo që ndodhi me publikimin e enciklopedisë nuk i nevojitej aspak Maqedonisë pikërisht tani kur duhej përqendrimi në zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë. Sipas tij akademia ka punuar në interes të dikujt tjetër e më së paku në interes të qytetarëve të Maqedonisë.

“Për mua parashtrohet një pyetje krejt tjetër, për kë ka punuar Akademia e Shkencave gjatë këtyre viteve, ose pse në këtë moment shpalos enciklopedinë me aq të pavërteta qoftë për historinë e Maqedonisë, qoftë për historinë e shqiptarëve në Maqedoni. Por gjithsesi se parashtrohet pyetja në interes të kujt është që Akademia e Shkencave në këtë rast të ndikon në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike të ndikon me ato të pavërteta të krijon një ambient jo të volitshëm për Maqedoninë”, shtoi Haliti.

Edhe përkundër mesazheve të Ahmetit të dërguara së fundi edhe nga në Tirana se pret ftesë nga Gruevski që të debatohet rreth enciklopedisë, nga BDI-ja thonë deri tani nuk kanë marrë asnjë sinjal për takim nga ana e Gruevskit. Kryeministri dje pranoi se shqiptarët janë fyer me enciklopedinë, por ai vet nuk u distancua nga ky botim i Akademisë që shkaktoi reagime jo vetëm nga shqiptarët edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar.

alsat-m​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top