BBC “zbulon” misterin e Trekëndëshit të Bermudës

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Londër - Një ekip zbuluesish të televizionit britanik BBC i jep fund misterit të zhdukjes së avionëve dhe anijeve në Trekëndëshin e Bermudës.
Sipas këtij ekipi, zhdukja e dy anijeve në vitet 1940 dhe 1941, dhe e dy avionëve ushtarakë anglezë disa vite më vonë nuk ka asnjë grimcë misteri.

Anija e zhdukur në vitin 1940 është mbytur si pasojë e udhëtimit për një kohë të gjatë në Oqeanin Atlantik. Kjo anije është bërë pre e një stuhie dhe si pasojë është detyruar të përdorë maksimumin e fuqisë motorike, çka ka sjellë edhe konsumin e madh të karburantit duke mos i dhënë mundësi marinarëve të dalin në breg.

Ndërsa anija e zhdukur një vit më vonë, në 1941, është mbytur për shkaqe teknike. Në bordin e kësaj anijeje kanë shpërthyer flakët në sektorin e djegies së karburantit, gjë që ka sjellë edhe mbytjen e menjëhershme të saj.

Ndërsa në rastin e një avioni ushtarak britanik Avro Tudor IV, i cili u zhduk më 30 janar të vitit 1948 në Trekëndëshin e Bermudës, shpjegimi qëndron sërish në përfundimin e sasisë së karburantit që kishte mjeti fluturues.

Ky program i BBC-së i jep një goditje të rëndë të gjitha dokumentarëve dhe filmave të prodhuar deri tani në lidhje me zhdukjen e disa anijeve dhe avionëve.
*telegrafi*

pfff mua sma mbushen mendjen,jam skeptik,juve???
 
Kaq thjesht u zgjidh ky problem dinamik?Qenka hargjuar karburanti edhe u mbyten?
Po atehere ku jon ato shenjat,grimcat e anijes pra?Ku jen trupar e njerzve te vdekur?

Hiq me besu sem shtini,beso qe si e pash kit tem fill e hapa se shum mka interesu po qka paska pas brenda....:(
 
Trekondshi... ka 1 shpjegim tjeter jo siç thon kto te BBC apo s'kishin ça lajmi me dhon LoL !
 
ahahahhahaha

ja deh zgjidhja e problemit
hiihihihiih

me ne fund -mua me duken si pallavra to te krijuara qe njerzit ti besojne

megjithse mund te jete e vertet.
 
Kaq thjesht u zgjidh ky problem dinamik?Qenka hargjuar karburanti edhe u mbyten?
Po atehere ku jon ato shenjat,grimcat e anijes pra?Ku jen trupar e njerzve te vdekur?

Hiq me besu sem shtini,beso qe si e pash kit tem fill e hapa se shum mka interesu po qka paska pas brenda....:(

mmmmmmm se pari. ndoshta saja kohe sjane bere kerkimet ashtu si duhet, dhe skan gjet gje. ndeersa pse sjan gjet sot e kesaj dite ? sepse kane kaluar shume vite dhe jane zhdukur ato prova qe mudn te konfirmojne ato hipoteza qe jane zbluura tani.[mbytje dhe zjarr. mbarim karburanti][ deti merr gjerat me vete. si le me nje vedn
hiihihihihi
 
e pra kshu ka lezet
nje ane ,jo dy ane se po qen dy ana mos na del noi gloria a noi serena
hahaah
 
Nuk kane ndodhur vetem dy raste ne trekendeshin e bermudeve.

Zhdukjet e para datojne qe nga viti
1492 kur zhduket anija Christopher Columbus ,
1609 SEA VENTURE,
1800, U.S.S. PICKERING,
1813, U.S.S. PATRIOT,
1814, U.S.S. WASP,
1824, U.S.S. WILDCAT
1840, Gusht, ROSALIE OSE ROSSINI, qe te dy emrat permenden ne raportimet e kohes.
1843, 3 Mars, U.S.S. GRAMPUS,
1854, Prill, BELLA,
1855, 26-28 Shkurt, JAMES B. CHESTER, zhduket vetem ekuipazhi prej 40 vetash ndersa anija gjindet e pacenuar me mjetet per shpetim te pa prekura.
1855, 1 Mars, CITY OF GLASGOW me 399 udhetare, 81 anetare ekuipazhi, anija me avull zhduket pa gjurme.
1866, VIEGO,
1872, Dhjetor, VICTORIA.
1872, 4 Dhjetor, MARY CELESTE, u gjet pa njerez nga anija DEI GRATIA.
1884, MIRAMON
1886, LOTTA

Jane edhe 120-130 zhdukje anijesh e aeroplanesh nga viti 19O1 deri me 2001
 
Sa shkurt pergjigjia e e shume mistereve te Bermudes .

Keto mund te jene hipoteza por s'mund te dalin ne perfundim se hipotezat e tyre jane te vertetuara .
 
Nuk e di se sa i sakte eshte lajmi i postuar ketu nga BBc apo nga ndonje agjenci tjeter se ketu referimi eshte nga *telegrafi* por ne trekendeshin e Bermudes kane ndodhur shume katastrofa detare dhe ajrore dhe deri me sot ato kane mbetur enigma.Me poshte eshte nje liste e anijeve dhe avioneve te zhdukur ne trekendeshin misterioz te Bermudes.


ANIJET E ZHDUKURA NE TREKENDESHIN E BERMUDES

1- Rosalia- u zhduk ne 1840 ne rrugen midis Havanes dhe Evropes. Ishte nje anije franceze qe u takua e abandonuar ne brendesi te trekendeshit duke lundruar normalsht, me velat te hapura me ngarkesen te pa prekur , por ishte zhdukur çdo gje e gjalle.
2- Mari اeleste - u zhduk rreth muajit Nentor 1872, pasi doli nga porti i N. Yorkut u takua ne 4 dhjetor te po atij viti ne trekendesh pa asnje ne bord Kishte pasur 10 persona ne bord.
3- Atlanta- u zhduk ne janar 1880. Ishte nje fregate britanike qe shkonte nga ishujt Bermude ne Angli. U zhduk bashke me 209 persona ne bord shume afer ishujve Bermude.
4- Freja- u zhduk ne 4 tetor 1902. Ishte nje anije e madhe gjermane me tre direke qe u takua ne po kete muaj afer Manzanijes , ne Kube, nga ku kishte dal ne daten 3 te po atij muaji.Ishte zhdukur gjithe ekipi.
5-Ciklopi-u zhduk ne 4 mars 1918, Ishte nje anije e madhe e marine amerikane, 150 m gjatesi .U zhduk me 309 pasagjere pa leshuar asnje mesazh ndihme. Lundronte mes ishujve Barbados dhe Noorfolk kur u zhduk.
6-Raifuku Maru- u zhduk ne 1924.Ishte nje anije mallrash japoneze qe lundronte midis ishujve Bahamas dhe Kubes kur u zhduk. Kerkoi ndihme me radio.
7-Cotopaxi- u zhduk ne 1925. Ishte nje anije qe udhetonte midis اarlestonit dhe Havanes. U zhduk afer Kubes.
8-Stavenger- u zhduk ne 1931. Ishte anije tregetare qe nodhej afer ishullit Cat, ne Bahama , kur u zhduk me 43 persona ne bord.
9- John and Mary- U zhduk ne prill 1932. Ishte nje anije prej dy direkesh qe u shfaq duke lundruar pa asnje ne bord dhe rreth 80 km ne jug te ishujve Bermude.
10-Anglo-Australian- u zhduk ne mars 1938. Ishte nje anije qe leshoi mesazhin e fundit te saj nga ishujt Azore. U zhduk me 39 njerez ne bord.
11- Gloria Colite - u zhduk ne shkurt te 1940. Ishte nje jaht i San Vincent ne ishujt Antillas angleze. U shfaq pa asnje ne bord, por me te gjitha gjerat ne rregull, duke qene 320 km ne jug te Mobile, Atlanta.
12-Rubicon- u zhduk ne 22 tetor te 1944. ishte nje anije kubane qe u zhduk ne qender te Trekendeshit. Me vone u takua nga rojet detare amerikane perbale brigjeve te Floridas pa asnje njeri ne bord, kishte shpetuar vetem nje qen qe ishte deshmimtari memec i drames.
13-Sandra-u zhduk ne qershor 1950. Ishte anije prej 106 m gjatesi qe lundronte nga Savanah, Giorgia, ne portin Cabello , Venezuela. Ishte ngarkuar me 302 tonelata insekticidesh pe plantacionet. Kaloi ne portin e Agustines ne Florida dhe me vone u zhduk me gjithe ngarkesen dhe ekuipazhin.
14-Connemara IV- u zhduk ne shtator 1955.Ishte nje yaht privat qe u shfaq complet vetem , pa asnje gjurme te asaj qe mudn tekishte ndodhur.U shfaq 640 km ne lindje te Bermudeve.
15-Sulphur Queen- u zhduk ne 4 shkurt te 1963. Ishte nje anije tregetare prej 130 m qe shkonte nga Beaumont, Texas, ne Norflok, Virginia. U zhduk pa leshuar asnje mesazh ndihme, me gjithe ekuipazhin.
16-SNO'Boy- u zhduk ne 1 korrik 1963. Ishte nje peshkarexhe e vogel , vetem 20 m dhe me 40 peshkatar ne bord. Shkonte nga Jamaica ne Cayo ne verilindje kur u zhduk me gjithe ekuipazh.
17-Witchcraft-u zhduk ne 24 dhjetor 1967.Ishte nje anije qe bente udhetime turistike (crocero). Eshte nje nga rastet me te çuditshem te trekendeshit. U zhduk papritur me pronarin dhe nje pasagjer ne bord, kur bente shetitje ne det jo me larg se 1600 m nga Miami, ne Florida.
18- Anita- u zhduk ne mars te 1973. Ishte nje anije tregetare me 20.000 tonelata ngarkese dhe lundronte nga Newport News per ne Gjermani. U zhduk ne trekendesh me 32 veta ne bord.
19-Milton Latrides- u zhduk ne prill 1973. Ishte anije qe udhetonte nga New Orleans per ne El Cabo

AVIONET E ZHDUKUR

1- Super Contellaton- u zhduk ne 30 tetor 1945. Ishte nje avion i flotes amerikane . U zhduk me 42 persona ne veri te trekendeshit.
2-Martin Mariner- u zhduk ne 5 dhjetor 1945. Ishte nje hidroavion bombardues PBM i armates amerikane me 13 persona ne bord.U zhduken te gjithe pas 20 minutash udhetim.
3- C-54- u zhduk 1947. Ishte avion ushtarak i ushtirse amerikane .U zhduk me te gjithe njerzit ne te 180 km nga ishujt Bermude.
4- Tudor IV-u zhduk ne 29 janar te 1948.Ishte nje avion tregetar katermotoresh Star Tiger. U zhduk me 31 pasagjer dhe tre personel 600 km ne veri te ishujve Bermude.
5- DC-3- U zhduk ne 28 dhjetor 1948. ishte nje avion privat ne nje udhetim tregetar qe u zhduk me 32 pasagjer dhe ekipin e tij ne nje pike te papercaktuar midis San Juan (PUerto Rico) dhe Miami.
6-Tjeter Tudor IV- u zhduk 17 janar 1949. Ishte nje avion tregetar i quajtur Star Ariel (binjak i Star Tiger). U zhduk midis ishujve Bermude dhe Jamaica, 600 km nga Bermudet.
7- Globemaster-u zhduk ne mars 1950.Ishte nje avion tregetar amerikan qe fluturonte per Irlande.
8-York- u zhduk ne 2 shkurt 1952. ishte nje avion tregetar britanik dhe fluturonte per Jamaika.U zhduk me 33 pasagjer ne bord ne veri te trekendeshit.
9-Martin P-5M- u zhduk ne 9 nentor 1956. Ishte nje avion amfib nga patrullat e marines amerikane. U zhduk me 10 veta ne ekuipazh shume afer Bermudeve.
10- Chase YC-122- u zhduk ne 11 janar 1957.Ishte nje avion tregetar me 4 pasagjer. U zhduk mes Palm Beach dhe Gran Bahama.
11- KB-50- u zhduk ne 8 janar 1962.Ishte nje avion tank i Forcave Ajrore Amerikane. U zhduk duke kryqezuar trekendeshin nga Virgina per ne Azore.
12-Stratotankers KC-135- u zhduk ne 28 gusht 1963.Ishin 2 avione katermotoresh totalisht te rinj t Forcave Ajrore Amerikane.Shkonin ne nje mision sekret nga Bazen Homestead, ne Florida , ne nje baze tjeter sekrete ne Atlantic, por nuk harriten kurre , u zhduken 480 km ne verilindje te ishujve Bermude.
13-Cargomaster C-132-u zhduk 22 dhjetor 1963 duke shkruar per Azore.
14- Flyng Boxcar C-119-u zhduk ne 5 qershor te 1965.Ishte nje avion tregetar me 10 pasagjer ne bord.U zhduk ne juglindje te ishujve Bahamas.
 
atehere
nuk besoj se ka nje shpjegim kaq te thjeshte , esht elajm sa per te plotesuar rubrikat.
Interesant plotesimi i artikullit sabah ( rastet te zhdukjeve ) , komplimente
 
Po kta e bene shume te lehte zgjidhjen me karburante edhe me zjarr ato i di edhe nje fmije 8 vjecar ... Mjafton te besosh :D
 
teme interesante ja vlen per ta par ..jan gjera qe duhet ti mbash mend :D
 
mmmmmmm se pari. ndoshta saja kohe sjane bere kerkimet ashtu si duhet, dhe skan gjet gje. ndeersa pse sjan gjet sot e kesaj dite ? sepse kane kaluar shume vite dhe jane zhdukur ato prova qe mudn te konfirmojne ato hipoteza qe jane zbluura tani.[mbytje dhe zjarr. mbarim karburanti][ deti merr gjerat me vete. si le me nje vedn
hiihihihihi


Tona kto sene jon zhduk edhe as 1 san mes me mujt mi gjet?
As 1 anije apo aeroplan?As en ato koh si kan gjet as qtiash.Edhe nese i merr deti me veti i dergon diku po siq pe shihet nbaz studimeve kerkun sjon pra jon zhduk dika.
E ka jon zhduk hala mbetet mister ;).Pra ky san hala osht mister :).Kaq thjesht mi jap pergjigje kti seni sosht e mundur.


Mendimi im eshte ky kshtu mendoj se aty eshte nje force mbinatyrore.
 
Pe: BBC “zbulon” misterin e Trekëndëshit të Bermudës

keta kan gjetur shkakun per 3 element dmth...por ka shume element te tjere te zhdukur aty apo gabohem?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top