Bazilika e Shën Mëhillit në Arapaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
bazilika%20e%20shen%20mehillit,arapaj.jpg

Në kodrën e Shën Mëhillit, 6 km larg qytetit të Durrësit, në vitin 1974 u zbuluan rrënojat e një kishe të hershme kristiane.
Kjo kishë, e njohur si kisha e Shën Mëhillit paraqet një bazilikë me tre absida, tre nefe, me atrium në anën perëndimore dhe një ambient ndihmës në anën jugore të naosit.
Mozaiku me sipërfaqe 54 m², ruhet në gjendje të mirë me përjashtim të një pjese të vogël në skajin jugor e cila ka pësuar shembje. southern part. Ky është një ndër mozaikët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe Ballkanit. Mozaiku përbëhet nga dy emblema me motive baritore.
Muret më të vjetra të Bazilikës, i përkasin periudhës së Justinianit (shek.6) dhe që nga ajo kohë e deri në ditët tona, kodrat e Shën Mëhillit, konsiderohen si vend i shenjtë.
Aty janë gjetur edhe tyrbe, që do të thotë se edhe në kohën e pushtimit osman ky vend ka funksionuar si faltore, ndërsa sot në dritaren e ngushtë të varrit të vjetër njerëzit e zonës kanë ndezur qirinj.AKT
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top