KYLE-XY
He is Not Alone
Barcelona që shënon në portën e saj është shëmbëlltyra e një gjysmëfinaleje që nuk u luajt kurrë nga katalanasit, një thirrje krenarie e stadiumit në startin e sfidës që nuk u dëgjua nga 11 futbollistët blaugrana, që u shkërmoqën përballë gjigandizmit bavarez. Në finale më 25 maj do të jetë Bajerni I Mynihut përballë Dortmundit, që me një sukses bindës zyrtarizon pushtimin e Uembllit nga gjermanët. Historia e dy gjysmëfinaleve përmblidhet e tëra në një rezultat të përgjithshëm regbie, plot 7-0. Skuadra më e mirë e kësaj dekadës së fundit, humbet iluzionet e saj në impiantin e Camp Nout përballë atij që mund të konsiderohet si ekipi më I mirë I Evropës së futbollit në këtë sezon. Bavarezët e shndërrojnë në një shëtitje transfertën e tyre në Katalunjë, përballë formacionit të Vilanovës, I cili sic duket parandjen grushtin e bavarezëve, dhe lë në stol Mesin duke e shpëtuar nga turpi I një humbje të rëndë. Që në start kuptohet qartë se pse katalanasit e shqiptonin me gjysmë zërin remuntadan e famshme ditët e fundit, pas asaj 0-4 të rëndë të marrë një javë më parë ne “Munchen Arena”. Katalanasit e kanë të vështirë të gjejnë vertikalizimet e tyre të zakonshme, aq sa këmbët e tyre duken si të drunjta mbi barin jeshil. Ndërkohë që Bajerni e ka një lojë fëmijësh të mbajë larg zonë ssë tyre blaugranat. Rastet në portën e Neuer janë me pikatore dhe rruga drejt finales duket e shtruar për bavarezët. Gjithsesi tapetin e kuq drejt Uembllit e shkel I pari Arjen Roben, që me një supergol, bën të dëgjohen fortë ato pak zëra gjermanë në “Camp Nou”.
Tani Barcelona ka nevojë për dy trepikësha, por Vilanova nxjerr jashtë snajperët e tij Iniesta dhe Xavi, për t’i mbrojtur nga makthi bavarez. Në fakt, katalanasit i dërgon zyrtarisht në ferr, Gerard Pique, që ngatërron portë duke lënë të shtangur Vicotr Valdes. Gjithsesi goleada e gjermanëve nuk ka përfunduar, pasi Myler rrëzon në tokë demin blaugrana në minutën e 76-të me golin e tij të tretë. Agonia e Barcës përfundon këtu. Në finale janë gjermanët. Ata të Bajern, për herë të tretë në këto katër vitet e fundit, dhe ata të Dortmundit. Toreadorët e plagosur mund ta ndjekin nga televizori ndeshjen. Historia në futboll ndoshta po rishkruhet. Burimi: Supersport