Bayern Munchen është fitues i Ligës së Kampionëve, për sezonin 2012/2013. Ekipi bavarez në finale mundi rivalin Borussia Dortmund, me rezultat 2:1.
Pjesa e pare ndërmjet këtyre dy ekipeve ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.
Në fillim të ndeshjes, skuadra e Dortmundit dominoi në fushë, derisa kishte disa mundësi të mira të kaloj në epërsi, por këtë nuk e lejoi portieri Manuel Neuer.
Pas këtij dominimi edhe Bayern morri vetën, derisa tentoi të shënoi gol e epërsisë por pa sukses.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat krijuan raste për shënim, derisa në minute e 60-të Mario Mandzukiç, arrti ta kaloi në epërsi 0:1 Bayernin.
Por, gëzimi i bavarezëve nuk zgjati shumë, pasi turku Gundogan, tetë minuta më vonë, barazoi rezultatin në 1:1, pasi ishte i sakët nga pika e bardh.
Pas golit, të pësuar Bayerni morri iniciativën në fushë duke kërkuar golin e avantazhit, dhe këtë e arritën në minute e 89-të, me golin e Robbenit.
Ndërkohë, në këtë takim, për Bayernin nuk është aktivizuar fare ylli kosovar, Xherdan Shaqiri.
Ky është trofeu i pestë i Bayern Munchenit në Ligës e Kampionëve, sa ka edhe Liverpool.