Bashkëshortja shoku yt më i mirë

Bashkëshortja shoku yt më i mirë

Me martesë nuk fitohet vetëm bashkëshortja, por një botë krejtësisht e re. Që atëherë e deri në fund të jetës sate, gruaja jote do të jetë partneri, shoqëruesi dhe shoku yt më i mirë.

Do të ndajë me ty momentet, ditët dhe vjetët tuaja. Do të ndajë me ty kënaqësitë dhe momentet e pikëlluara që ti i ke pasur, përpjetat dhe tatpjetat tuaja, do të ndajë me ty ëndërrat dhe frikën tënde. Kur je i sëmurë- ajo do të përkujdeset për ty. Kur të duhet ndihmë, do të bëjë çka të mundet për ty. Kur të keshë ndonjë fshehtësi, ajo do t’a ruaj atë. Kur do të keshë nevojë për këshillë, ajo do të t’a jap këshillën më të mirë.

Ajo çdo herë do të jetë me ty. Kur të zgjohesh në mëngjes, gjëja e parë që do të shohësh janë sytë e saj. Gjatë ditës, nëse fizikisht nuk mundesh të jeshë afër saj, ajo do të mendoj në ty dhe me gjithë zemër, shpirt dhe mendje do t’a lus All-llahun për ty. Kur të biesh në gjumë, gjënë e fundit që do të shohësh është ajo, bile edhe kur je në gjumë ajo do të jetë në ëndërrat tuaja. Thënë shkurtë, ajo do të jetë bota jote ndërsa ti e saj.

Përshkrimi më i mirë i afërsisë ndërmjet burrit dhe gruas të cilin unë e kam lexuar është ajeti kur’anor: “Ato janë prehje për ju, ashtu siç jeni ju prehje për to.”(El-Bekare:187)

Me të vërtetë, burri dhe gruaja janë si teshat ndaj njëri tjetrit, sepse njëri tjetrit i ofrojnë mbrojtje, ngushëllim, strehim, përkrahje dhe të gjitha ato stoli të cilat veshja ia ofron njerëzve. Paramendoni udhëtimin në Alaskë pa rroba! Bëshkëshortet tona janë mbrotja jonë në rrugëtimin tonë të jetës.

Raporti në mes burrit dhe gruas është më i përsosuri nga të gjtha raportet ndërnjerëzore: përmban dashurinë dhe joshjen, intimitetin dhe afërsinë, mëshirën dhe dhembshurinë, paqen dhe qetësinë të cilat i kaplojnë zemrat e bashkëshortëve. Shpjegimi i vetëm i arsyeshëm për këto ndjenja më të mira është se kjo ëshë Vepër e All-llahut, subhanehu ue te’ala: ” All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj…”(Nahl:72)

Vetëm All-llahu, subhanehu ue te’ala, me Fuqinë, Mirësinë dhe Urtësinë e Tij mund të krijojë dhe të mbjellë në zemra këso ndjenja të bukura dhe të bekuara. Në të vërtetë All-llahu i Lartësuar i përkujton ata të cilët i kërkojnë shenjat e Tij në gjithësi, se këto shenja në zemrat e bashkëshortëve janë shenja të cilat duhet t’i udhëheqin njerëzit drejt besimit. I Lartësuari në Kur’an thotë: “Dhe nga Treguesit e Tij është se Ai krijoi për ju gra nga vetë ju, që ju të mund të gjeni prehje tek to dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri dhe dashuri. Vërtetë që në të ka tregues të qartë për popullin që vërtetë e vret mendjen.”( Er-Rum:21).

Mirëpo, All-llahu i Lartësuar e dinë se zemra e njeriut nuk është statike, se ndjenjat ndërrojnë, se dashuria mund të zbehet dhe gradualisht të humbet! Lidhja bashkëshortore dobësohet nëse nuk i kushtohet shumë kujdes! Lumturia në martesë nuk mund të merret si gjë e garantuar, sepse lumturia e qëndrueshme kërkon dhënie dhe heqje dorësh të dyanshme.

Përkujtoni se Pejgamberi ynë (salAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) gjeti kohë që me gruan e tij Aishen r.a.të shkojë në shkretirë dhe të vrapojnë. Përkujtoni se Pejgamberi ynë (salAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) e priti gruan e tij, derisa ajo i shikonte Abesinët e rinj që po luanin vallet e tyre popullore.

Shfaqja e ndjenjave është e domosdoshme nëse dëshirojmë që t’a ruajmë lidhjen tonë bashkëshortore nga shembja dhe prishja. Përkujtoni se do të shpërbleheni nga All-llahu i Lartmadhëruar për çdo ndenjë të shfaqur ndaj gruas suaj, sikurse thotë Pejgamberi (salAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem): “Njeriu do të shpërblehet për çdo gjë që bënë duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, bile edhe për kafshatën e ushqimit të cilëne vendos në gojën e gruas së tij.”

Asnjëherë mos i nënvlerësoni gjërat e imta dhe të vogla, siç është vendosja e ushqimit në gojën e gruas, hapjen e derës së automobilit gruas sate etj. Pejgamberi (salAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) e shtriu gjurin e tij që ti ndihmojë gruas së tij për të hypur në devë. Përpiquni të gjeni kohë që të faleni së bashku. Forcimi i lidhjes suaj me All-llahun është garancë më e fortë, se lidhja e juaj bashkëshortore do të jetë e fortë dhe rezistente.

Përpiquni vazhdimisht që me fjalët dhe veprat tuaja të jeni të mirë ndaj gruas suaj. Flisni me të, qeshuni me të, kërkoni këshillë dhe mendim nga ajo, me të kaloni kohë të bukur dhe gjithmonë keni parasysh fjalët e Pejgamberit (salAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem): “Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët ndaj grave të tyre”!


Shkruar nga Daveti islam
 
Pe: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

Jam kurioze te di cmendon gruaja ne keta raste?...
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

ur të martohesh, nuk merr vetëm grua, por e merr gjithë botën. Prej këtij momenti e tutje, ajo çdo ditë do të jetë partneri yt, shoqëruesi yt dhe shoku yt më i ngushtë.

Ajo do të ndajë momentet me ty, do të ndajë ditët, lotët. Ajo do të ndajë kënaqësinë dhe dëshpërimin me ty, sukseset dhe dështimet, ëndrrat dhe frikat. Kur të sëmuresh ajo do të kujdeset më së miri për ty, kur të duhet ndihmë, ajo do të bëjë çmos për ty.
Kur të kesh ndonjë sekret, ajo do ta ruajë; kur të duhet këshillë, ajo do ta jep këshillën më të mirë. Ajo çdoherë do të jetë me ty: kur të ngrihesh në mëngjes, gjënë e parë që sytë e shohin është ajo; gjatë ditës ajo do të jetë me ty, nëse për ndonjë moment ajo nuk është me ty fizikisht, ajo do të mendojë për ty, duke u lutur për ty me gjithë zemër, mendje dhe shpirt; kur bie të flesh natën, gjënë e fundit që sytë e tu e shohin është ajo; dhe kur je duke fjetur e sheh atë edhe në ëndërr. Thënë shkurt, ajo do të jetë e gjithë bota për ty, njëjtë siç je ti e gjithë bota për të.

Përshkrimin më të mirë që deri tani e kam lexuar ku përshkruhet afërsia ndërmjet bashkëshortëve është ky ajet kur’anor, që thotë: “…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…” (Bekare, 187).

Vërtet, bashkëshortët janë si prehje (mbulesë/mbulim) për njëri-tjetrin për shkak se ata njëri-tjetrit i ofrojnë mbrojtje, komfor, mbulesë, përkrahje dhe ëmbëlsi që prehja/mbulimi ua ofron njerëzve. Paramendoni një udhëtim nëpër Alaskën e ftohtë të pa mbuluar! Bashkëshortet tona na ofrojnë të njëjtën shkallë të komforit, mbrojtjes, mbulesës, dhe përkrahjes në udhëtimin e jetës në këtë botë, njëjtë sikurse mbulimi gjatë udhëtimit nëpër Alaskë.

Marrëdhëniet ndërmjet dy bashkëshortëve janë më interesantet nga të gjitha marrëdhëniet njerëzore: sasia e dashurisë dhe ngrohtësisë, intimja dhe afërsia, mëshira dhe ngushëllimi, paqja dhe qetësia që mbush zemrat e bashkëshortëve është thjesht e papërshkrueshme. Sqarimi i vetëm racional për këto ndjenja më interesante nga të gjitha ndjenjat njerëzore është se: ky është një akt i Allahut, subhanehu ve teala: “Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj…” (Nahl, 72).

Vetëm Allahu ynë i Gjithëfuqishëm, subhanehu ve teala, me fuqinë e Tij të pakufishme, mëshirën e pafund, dhe mençurinë e madhe mund t’i krijojë dhe t’i vendosë këto ndjenja të çuditshme e të paprekshme në zemrat e bashkëshortëve. Në fjalë, Allahu, subhanehu ve teala, i rikujton ata që i kërkojnë shenjat e Tij në gjithësi, se këto ndjenja në zemrat e bashkëshortëve janë ndërmjet shenjave që duhet t’i udhëzojnë njerëzit për ekzistimin e Tij, siç thotë në Kur’an: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë” (Rrum, 21).

Mirëpo, Allahu, subhanehu ve teala, e di se zemra njeriut nuk është një send i ngurtë, ajo ndonjëherë është e dobët, e ndonjëherë është dinamike. Ndjenjat ndryshojnë me kohë. Dashuria mund të dobësohet dhe vyshket. Lidhja martesore mund të dobësohet nëse nuk i kushtohet kujdesi i duhur.

Lumturia në martesë nuk mund duhet të merret falas; lumturia e vazhdueshme kërkon dhënie të vazhdueshme nga të dyja palët. Që druri i dashurisë martesore të mbahet gjallë e të rritet, toka, dheu duhet të mbahet, mirëmbahet, ujitet dhe t’i kushtohet kujdes.

Mos harro se i Dërguari ynë, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka gjetur kohë të shkojë në shkretëtirë dhe të garojë më bashkëshorten e tij, Ajshen. Ajo në fillim e ka fituar atë, mirëpo më vonë, pasi kishte shtuar pak në peshë, ai kishte filluar ta fitojë atë.

Mos harro se do të shpërblehesh nga Allahu, subhanehu ve teala, për çfarëdo emocioni që ia tregon bashkëshortes tënde. Për këtë Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Madje edhe ushqimin që e vendos në gojën e gruas tënde është sadaka.”

Asnjëherë mos e nënçmo rëndësinë e gjërave, që në shikim duken të vogla, siç është vendosja e ushqimit në gojën e bashkëshortes, hapja e derës së veturës, etj.. Mos harro se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, zakonisht ka zgjatur këmbën (gjurin) për t’i ndihmuar gruas së tij të hip në deve.

Përpiqu të gjesh kohë që të dy të faleni së bashku. Përforcimi i lidhjes ndërmjet juve dhe Allahut, subhanehu ve teala, është garancia më e mirë që lidhja juaj martesore çdoherë do të jetë e fortë. Paqja dhe rehatia me Allahun, subhanehu ve teala, çdoherë do të rezultojë me paqe dhe rehati në shtëpi.

Mos harro se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka lavdëruar çiftet bashkëshortore që janë zgjuar për të falur namaz nate së bashku. Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje edhe ka nxitur atë që zgjohet më herët të zgjojë bashkëshortin/bashkëshorten edhe nëse është e nevojshme, duke ia lagur fytyrën me ujë. اdoherë mundohu të jesh sa më i mirë me gruan në fjalë dhe në vepra. Fol me të, buzëqeshi, kërko këshillën e saj, kërko mendimin e saj, kalo kohë të mirë me të dhe mos harro se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre”.

Dhe më në fund, është e zakonshme që bashkëshortët pohojnë se i duan dhe i nderojnë bashkëshortët e tyre deri në vdekje. Besoj se ky pohim është i mirë, madje i shkëlqyeshëm, mirëpo nuk mjafton vetëm kjo! Nuk mjafton vetëm ta duash gruan. Duhet të duash atë që ajo e do. Familjen e saj, të afërmit e saj duhet të bëhen edhe të afërmit e tu. Mos u bë si një mik i imi, i cili ishte dëshpëruar se prindërit e bashkëshortes do t’i vinin mysafirë për disa javë. Ai drejt dhe thjesht i kishte thënë bashkëshortes: “Nuk i dua prindërit e tu”. Natyrisht, ajo me mllef e ka shikuar drejt në sy dhe i ka thënë “As unë nuk i dua prindërit e tu”.

Po ashtu, nuk mjafton ta duash atë deri në vdekje. Dashuria nuk duhet të përfundojë asnjëherë dhe ne besojmë se ka jetë pas vdekjes ku ata që kanë bërë vepra të mira në këtë botë do të bashkohen me bashkëshortët. Shembulli më i mirë në këtë kuptim është Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dashuria e të cilit për Hatixhen, bashkëshorten e tij për 25 vjet është zgjeruar dhe ka përfshirë të gjithë ata që ajo i ka dashur, dhe ka vazhduar edhe pas vdekjes së saj. Kishin kaluar shumë vjet nga vdekja e saj dhe ai asnjëherë nuk e harroi atë, dhe çdoherë që priste ndonjë edh (kurban) në shtëpinë e tij, ai do të dërgonte një pjesë familjes së Hatixhes, radijallahu anha.
 
Pe: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

Sa te bukura jane kur lexohen,keshtu ta mbushin mendjen...Por realiteti ama flet fare ndrysh...
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

Për një martesë të lumtur - Deshiron te jesh bashkeshort i mire ?

Deshiron te jesh bashkeshort i mire? Behuni i respektueshem. Nje grua do gjithmone nje bashkeshort qe ta trajtoje si nje zonje Deshiron te jesh bashkeshort i mire? Behuni i respektueshem. Nje grua do gjithmone nje bashkeshort qe ta trajtoje si nje zonjee vertete. Putheni per t’i thene mirmengjes dhe mirupafshim. Mbani cantat me gjerat qe ajo ka blere dhe hapini gjithmone deren.
Mos genjeni kurre. Gjithmone thuajini se ku po shkoni nese ajo do ta dije. Nese ju pyet se me ke jeni mos nguroni t’ia thoni. Ajo do te ndihet me e sigurt dhe me e qete nese ju do te tregoheni i hapur me te.

Tregojini qe e doni. Shprehjani gjithnje e me shume dashurine dhe bejini ta ditur asaj si ju ben te ndiheni cdo dite. Bejeni kete shpesh pasi do te krijoje me shume afeksion mes jush.

Behuni te pergjegjshem. Beni gjera te rendesishme per te, paguani faturat kur te shkoje afati, merrni femijet nga shkolla, mos e lini kurre te prese etj.

Mos e ngrini kurre zerin kundrejt saj. Te bertasesh ne nje martese mund te sjelle shume mosmarreveshje dhe mund te coje deri ne goditje, qe do te thoshte ne prishje totale te marredhenies.
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

Dashuria, baza e një familje

Shejh Muhamed El-gazzali

Një ndër problemet serioze me të cilat përballet lloji njerëzor, është dhe instinkti ****ual, i cili starton në moshë të re, diku tek të pesëmbëdhjetat. Ky instinkt fillon e merr jetë para se të jetë arritur pjekuria mendore, para aftësisë për të mbajtur mbi supe barrën e martesës, përkujdesin për familjen dhe trajtimin e palës tjetër me drejtësi dhe dinjitet.

Martesa nuk është thjesht një formë e shkarkimit të energjive fizike. Ajo është një partneritet sa material, social, edukativ etj... për mirë funksionimin e të cilit lipsen disa aftësi të ndryshme. E derisa të arrihen këto aftësi, islami ka vendosur disa rregulla dhe parime jetësore, të cilat garantojnë dëlirësinë dhe etikën, si për djemtë ashtu dhe për vajzat.

Shoh që angazhimi i njerëzve me pesë namaze në ditë, ka një efekt dhe ndikim të thellë në distancimin nga vesveset e ndyra si dhe nga tundimet të cilat mund të shkaktojnë “shpërthim” të dëshirave të represuara.

Hixhabi legjitim, ulja e shikimit, fshehja e stolive tunduese, ruajtja e kufijve mes meshkujve dhe femrave, mbushja e kohës së lirë me xhihad shkencor, social etj... të gjitha këto do të japin fryte të dobishme në ndërtimin e një shoqërie plot vlera.

Mandej, vjen martesa e cila është mirë të bëhet në kohë, pa u vonuar, ashtu siç duhet të zhvishet nga fenomene të tilla si shpërdorimet, syfaqësia dhe ekzagjerimet në çdo gjë. Njerëzit janë shndërruar në mjeshtër të shpenzimeve të tepërta për dasma, gjë e cila u rëndon supet e tyre të brishtë më pas.

Ndër gjërat që më habisin tek sjellja njerëzore, është se është vetë njeriu ai që i nxjerr vetes pengesa dhe barriera, është vetë ai që shpik mite dhe i shenjtëron ato.

Islami i vërtetë, është ilaçi më dobiprurës dhe më i efektshëm, është elementi bazik për një shoqëri të shëndoshë dhe të dëlirë ku ruhet nderi dhe sundon dinjiteti.

Duke filluar nga shtëpia, shohim që pesë namazet i organizojnë anëtarët e familjes të gjithë, fëmijë e të rritur. Ato – namazet - lipset të kryhen me përhumbje, disiplinë dhe korrektësi. Po në shtëpi, kultivohen të gjithë ritualet e fesë, por dhe praktikat jetësore dhe vlera të tilla si të ushqyerit, veshja, fjetja, kërkimi leje, mikpritja e miqve dhe shokëve etj...

Sferat publike të jetës janë të shumta dhe të gjitha janë përgjegjëse për ruajtjen e familjes, përhapjen e ndershmërisë dhe dëlirësisë, rritjen dhe edukimin e shëndoshë të brezave të rinj.

Tre janë komponentët kryesorë që duhet të ketë një shtëpi myslimane, me qëllim që të luajë rolin dhe të përmbushë misionin që pritet pre saj dhe këto komponentë janë: Qetësia, dashuria dhe dhembshuria.

Me qetësi, kam për qëllim qetësinë shpirtërore, ku bashkëshortja shndërrohen në kënaqësinë e syve për bashkëshortin, duke mos pasur nevojë t’ia hedhë sytë dikujt tjetër. Gjithashtu, bashkëshorti shndërrohet në kënaqësinë e syve për bashkëshorten, duke mos pasur nevojë të çojë ndërmend dikë tjetër.

Me dashuri, kam për qëllim atë ndjenjë të pastër e të ndërsjellë, e cila e ndërton marrëdhënien mbi bazë kënaqësie dhe lumturie.

Kurse me dhembshurinë, kam për qëllim thelbin e virtyteve madhështore tek burrat dhe gratë. Zoti i lartësuar i drejtohet profetit të tij me fjalët:”Në sajë të dhembshurisë së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” (Al Imran, 159)

Kështu, dhembshuria nuk është një ndjenjë keqardhjeje momentale, por ajo është një burim i pashtershëm butësie, virtyti dhe mirësjelljeje.

Kur shtëpitë dhe familjet ndërtohen mbi bazën e qetësisë shpirtërore të konsoliduar, dashurisë dhe dhembshurisë së përzemërt, martesa konsiderohet si mirësia më e vyer dhe me ndikimin më të madh. Vetëm asokohe ajo mund ti kapërcejë barrierat e shumta. Vetëm kështu ajo mund të sjellë në jetë pasardhës të denjë. Shumica e komplekseve dhe konflikteve që lindin mes fëmijëve, i referohen marrëdhënieve të sëmura bashkëshortore dhe prishjes së marrëdhënieve mes burrit e gruas.

Feja nuk i represion instinktet fiziologjike, nuk e konfiskon nevojat për kënaqësi, rehati dhe hare. Kur njeriu vendos të martohet dhe të krijojë familje, prej tij lipset të hetojë dhe të kërkojë tiparet më të fisme për atë që do të jetë prindi i fëmijëve të tij, si për burrin dhe për gruan.

Nëse informacioni i koleksionuar përkon me tiparet e bashkëshortit/bashkëshortes, martesa do të funksionojë si më mirë, në të kundërt priten rrebeshe dhe stuhi.

Ka burra që mendojnë se kanë të drejta por jo detyrime, duke jetuar në një zgavër egoizmi dhe individualizmi të errët, pa i kushtuar vëmendje palës tjetër, gjë e cila nuk duhet të ndodhë. Një shtëpi myslimane bazohet në një rregull drejtësie, i cili thotë:”Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato.” (Bekare, 228)

Kjo shkallë, është ajo e një autoriteti në familje, e një udhëheqësi në këtë ortakëri dhe partneritet. Megjithatë, them që ky lidership dhe autoritet, nuk ka të drejtë ta injorojë mendimin e gruas, ashtu siç nuk ka të drejtë ti mohojë të drejtat e saj të ligjshme, morale apo materiale qofshin.

Funksioni shoqëror i shtëpisë myslimane kërkon disa aftësi të caktuara, të cilat nëse mungojnë, akti i martesës e humbet domethënien.

Këto aftësi janë të detyrueshme si për burrin ashtu dhe për gruan. Nëse dikush e ndjen se nuk i plotëson këto kritere, nuk ka të drejtë të martohet.

Nëse femrës i mungon dhembshuria, është zemërgur, pa ndjenja, nuk do t’ia dijë për ndjenjat e tjetrit etj... është më mirë për të, që të jetojë e vetme, pasi nuk do të vlejë si amvisë shtëpie. I shoqi mund të sëmuret dhe shërbimet që ia bën e shoqja, nuk mund t’ia bëjë infermierja apo shërbëtorja. Prej të shoqes pritet shërbimi, buzëqeshja, shpresa dhe lutjet e sinqerta, sidomos në raste të tilla.

Vetëm duke u ndërgjegjësuar se shtëpitë dhe familjet ngrihen mbi bazën e dashurisë, mund të shpresojmë në një rilindje të vërtetë. “Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” (Bekare, 187) /AO/
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

I thote Burri Gruas..
Eshte hera e pare që e ndij qe jam i ndershem ..
Gruaja i tha : Pse ?
I Tha : Sepse ti je e ndershme :)
Iu pergjigj : SPo kuptoj !!
I tha : A nuk e kujton fjalen e Allahut te madheruar ne Kuran :" .. Të ndershmet(grat e ndershme) janë për të ndershmit(burrat e ndershem ) edhe të ndershmit janë për të ndershmet .. "(En-Nur : 26 )
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

Djaloshi qe kerkoj grua nga Dijetari
Nje djalosh erdhi te Dijetari per ti kerkuar ndihme per zgjedhjen e nje bashkeshorteje, e cila do te ishte partneri i tij i jetes.
Dijetari i tha: "Cilat jane cilesite qe i deshiron te bashkeshortja?"
Ai u pergjigj: "Ajo duhet te jete e bukur, e gate, me floke te hijshme dhe ere te mire.Ajo duhet te dije te gatuaje ushqimin te shijshem dhe te bisedoje embel.Duhet te jete nje grua qe kur e shikoj me knaq dhe kur jam larg e ruan nderin.Ajo duhet te me bindet dhe te mos i frikesohen te keqes se saj.Ajo duhet gjithashtu te krenohet me fe dhe te posedoje urtesi."
Njeriu vazhdoi t'i permendte te gjitha cilsite e mira te grate qe ai deshironte t'i kishte te bashkeshortja.
Kur Dijetari mendoi se kishte degjuar mjaft, ai i tha: "Biri im, e njoh nje person qe i pershtatet pershkrimit tende."
Ai i tha: "Ku?"
Dijetari tha: "Ne Xhenet, me lejen e Allahut.Sa i perket kesaj bote, ti duhet te mesohesh te jesh tolerant."
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

A te shkretet ne qe jemi te pa ndershem do mbetemi pa martuar :(
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

A te shkretet ne qe jemi te pa ndershem do mbetemi pa martuar :(

A e definon veten te pandershem...Turp.... Se paku mos e shpreh... jo mos u merzit ti sdo mbetesh pa martuar se edhe per te pandershmit ka .....nese e kape...
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

A e definon veten te pandershem...Turp.... Se paku mos e shpreh... jo mos u merzit ti sdo mbetesh pa martuar se edhe per te pandershmit ka .....nese e kape...


Tani me ngushllove me kte te fundit ndihem me mir qe sdo mbes pa martuar :) :)
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë

Tani me ngushllove me kte te fundit ndihem me mir qe sdo mbes pa martuar :) :)

Prandaj jemi ketu per te ndihmuar njeri tjetrin....
 
Titulli: Bashkëshortja shoku yt më i mirë


Eshte e vertet se bashkeshortesia luan rolin kryesor, per te nderlidhur nje te ardhme.

Njeriu (gruaja / burri) mund te kete pasuri, hjeshi, diploma dhe gjithqka, por kur nuk ka moral -nder, ateher gjithqka eshte e kote.
 
Back
Top