Bashkebisedim me ministren kosovare te integrimit

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Ne vashdimesi te vidios qe beri buje kete kohe, edhe pse e postuar origjinalisht para 1 viti ;), aksidentalisht me ra ne dore ky shkrim... i postuar ne fb.....


"Sapo lindi dielli, ashtu jerme sic e kane zakon te shkruajne mediat ballkanase, me shpejtesine e trupave ne renie te lire, sic eshte zakonisht inertesia e perhapjes se thashathemeve dhe lajmeve kendej nga ne, lancohet pa u analizuar mire lajmi se hoxha Salihu “na ka share grate dhe motrat tona”. Ne rrathe te pare, une kete hoxhe nuk e kam njohur, madje vidio e pare qe kam pare prej tij ishte kjo ku ai denonconte publikisht keqedukimin e femijeve (lexo shembulli kondomes). Per hir te objektivitetit vura re qe gjuha e tij ishte disi e ashper, por pastaj mu kujtua se karakteristike e klerikeve lokale e te cilet nuk jane ekspozuar shume ndaj sfidave te metropolit eshte pikerisht gjuha hermetike ndaj dukurive metropolitane, sidomos kur ato jane negative dhe sidomos kur ato vijne nga klerike fetare te cileve i eshte prekur dogma fetare. Dhe kjo gje njihet edhe ne perendim po te lexoni shkencat e komunikimit.

Ne fakt po te mos reagonte ne ate “fare feje” ministria e Integrimit te Kosoves, kjo ndodhi do te ishte thjesht nje fjalim (hytbe) i zakonshem ku hoxha i sunduar nga faktoret emotive dhe emocionale denigron “fenomenin” dhe jo subjektin (Popullin, grate, vajzat etj). Une thjesht per t’ia rikujtuar ministres ne fjale, jo se ajo nuk e din, por thjesht per t’ia risjelle ne vemendje parimin e shkrimeve akademike te cilat thone se: “Dy gjysem te verteta nuk nxjerrin konkluzion te vertete por nje super genjeshter”. Pak a shume do te ishte njelloj zonja ministre sikur une te konkludoja se ministria qe ju drejtoni ka –fjala bie- 25 gra dhe 25 burra, cka do te thote se keta 50 nenpunes civile jane gjysem gra e gjysem burra per nga formimi fizionomik. Me fal, se nuk desha t’ju ofendoje dhe te them se ju jeni gjysem burre, jo jo asnjehere, megjithese barazia gjinore predispozon se ne si hetero****uale jemi dy gjysma te barabarta, por te ndare nga njeri tjetri, e une ashtu si maskara qe jam tentova ti bashkoje nje here dhe te shoh a do ta pranoni ju kete induksion pervers timin? Jo per gje, por ai i juaji i tille ishte, sepse Hoxha, teologu, kleriku apo ku ta di une si i quani ju keta te fese, nuk po pergjithesonte, sepse kur pergjitheson gabon, por ai “me mish e me shpirt” po stigmatizonte amoralitetin dhe keqedukimin.

Dhe ne fakt zonja ministre Hoxha ka te drejte, sepse ne BE integrohesh me moral e honesti, apo skeni degjuar ndonjehere per ekonomine pozitiviste e cila ne epiqender ka ndershmerine e aktoreve dhe faktoreve te tregut dhe meqe Bashkimi Europian fillimisht eshte nje bashkim ekonomiko-financiar mendohet se morali, etika dhe ndershmeria e tregtareve dhe konsumatoreve te rinj do ti sherbeje integrimit te kosoves ne BE, pak rendesi ka ku e mori kete moral, ne Kishe, ne sinagoge apo ne xhami, rendesi ka qe ju si ministri duhet te jeni vizionar dhe ti inkorporoni brenda vetes keto eksternalitete pozitive ne menyre qe te krijoni sinergjine integruese aq shume te kerkuar nga ju.

Apo ju mendoni se ajo qe hoxha denoncon, degradimi moral pra, te “fut’’ ne BE? Perkundrazi ju si ministre e integrimit duhet te dini se vendet e unionit harxhojna shuma te konsiderueshme parash per te kuruar efektet anesore te degradimit moral si lufta ndaj droges dhe kanabiseve, lufta ndaj pijeve alkoolike per moshat minorene, parandalimi perdhunimeve dhe kurimi psiko-sociologjik i tyre etj. dhe kete sherbim Hoxha Salihu por dhe shume te tjere si puna e tij jua bejne “pa lek”, madje ju kursejne edhe shume te tilla, sepse parimi thote te parandalosh eshte me mire se te kurosh.
"

Enklid PELARI
 
Titulli: Bashkebisedim me ministren kosovare te integrimit

Ahmed Kalaja
Reagim i ri deputetit musliman , bukur mashallah.

Grupi i Grave Deputete kërkon nga Bashkësia Islame e Kosvës të distancohet publikisht nga gjuha e hoxhë Irfan Salihut

Përgjigje ndaj Grupit të Grave Deputete,
------------------------------
Të nderuara kolege Deputete,përgjigjen time ndaj jush po e filloj me proverbën e njohur"e vërteta shpesh dhemb".

As ju si Deputete e as unë si Deputet nuk kemi kapacitet profesional të vlerësojmë dhe gjykojmë ligjeratën apo fjalimin e Hoxhës Irfan Salihut,por as Hoxhallarëve tjerë në Kosovë.

Në videon që është bërë publike,aty është i shkëputur vetëm një fragment nga tërë ligjerata e tij.Hoxha i nderuar jo vetëm vajzat i kritikon për degradim dhe rënie të moralit,por edhe gjininë mashkullore shpesh e kritikon,bile ne shumë ligjerata të tij, djemtë kanë përgjegjësinë dhe fajin kryesor.

Para se të kërkoni nga Bashkësia Islame që të distancohet nga gjuha e Hoxhës Irfan Salihu,ju së pari duhet të i kërkoni falje publike Bashkësisë Islame dhe gjithë vajzave Kosovare që me dorën e juaj keni votuar që ato të largohen nga shkollimi i tyre obligativ përshkak të bindjeve të tyre fetare-mbulesës.

Ju nuk mund të paraqiteni "kinse mbrojtëse " te gjinisë femërore në Kosovë,kur ju jeni që me dorën e juaj keni shkatëruar ardhmërinë e këtyre vajzave.

Kosova dhe qytetarët e saj këtë kurrë nuk do të iu harrojnë.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi.
 
Titulli: Bashkebisedim me ministren kosovare te integrimit

Cun mashallah eshte ky Gezimi, e njoh personalisht dhe shpesh e kam xhemat, kur dal Imam.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top