Barroso: Ja pse nuk e vizitova Shqipërinë

redi-

Anëtar i Respektuar
OHER- Kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ishte në Ohër të Maqedonisë, nga ku ka dhënë mesazhin se BE-ja synon një zgjerim të fortë në drejtim të vendeve të Ballkanit. Ai sqaroi se fakti që nuk vizitoi disa vende të Ballkanit, mes të cilave Shqipëria, nuk do të thotë që ato janë më pak të rëndësishme. “Nuk mund t’i vizitoja të tëra në bllok. Vizitova 4, të tjerat herë tjetër. Ajo që theksova është përkrahja jonë e fuqishme për zgjerimin me vendet e Ballkanit”, - ka pohuar Barroso. Kreu i KE-së është shprehur se shpreson që vendet që kanë probleme të brendshme politike t’i zgjidhin ato, gjithmonë në kuadër të forcimit të së drejtës, sepse këto janë vlerat tona të përbashkëta dhe në këtë mënyrë mendoj se duhet të zgjidhen problemet, ka thënë ai.
(s.g/BalkanWeb)
 
Back
Top