Barrikada çamo-turke kunder grekeve

Abedin Rakipi

Barrikada çamo-turke kunder grekeve

Ne prill te 1897 bandat greke te Ethnike Hetaeria(10) sulmuan popullsite muslimane te Epirit dhe filluan vrasjet masive duke sulmuar edhe ushtrine osmane. Kjo organizate filloi te armatosi te krishteret shqiptare dhe greke fshehtas dhe morri nen tutelen e saj organizimin e kryengritjes duke marre parasysh faktin se ajo kontrollonte fuqishem edhe politiken e brendshme greke. Shqiptaret muslimane qe ishin shumice edhe kesaj rralle ndihmuan ushtrine osmane kunder armikut te perbashket.Sulltani gjate kesaj lufte u deklaroi shqiptareve se ne kete lufte luftohej per dy objektive te fuqishme qe jane : mbrojtja e islamit dhe e territoreve shqiptare(Historia e Shqiperise f. 240). Thimi Mitko shkruan ne ato vite : Shqiperia eshte me Turqine dhe kunder grekeve dhe vetem nje pjese e te krishtereve e kane zemren e tyre me Greqine(Ibid) . Bashkepunimi Shqiptaro-Turk e beri Greqine qe te leshonte keto territore duke e bere ate te largohet me bisht nder shale.. Trupat shqiptare ishin te drejtuar nga biri i madh i çamerise Abedin Dino.
Por gjithashtu çamet nuk e kishin harruar pjesemarrjen e disa kapedaneve çame ne revolucionin grek te 1821 kunder osmaneve si Jaho Demi nga Filati dhe Sali Cami nga rrethinat e Gumenices dhe tradhetine qe greket i bene atyre. Kollokotroni i bindi disa lidera çame qe te bashkoheshin ne ate kohe me forcat greke ndaj per kete ata u ftuan ne Peloponez qe te firmosnin nje aleance te fshehte shqiptaro-greke. Delegacioni shqiptar drejtohej nga Tahir Abazi dhe 1500 trupat shqiptare muslimane qe duhet ti bashkoheshin grekeve drejtoheshin nga Prronjo dhe Capari. Gjate rruges Tahir Abazi, i revoltuar nga djegia e fshatrave, prishja e xhamive dhe e teqeve, si dhe i keqtrajtimeve të myslimanëve shqiptare, hoqi dorë nga vazhdimi i udhëtimit drejt Peloponezit dhe u kthye në Artë. Aty ai u bëri të njohur bejlerëve çamë dhe drejtuesve të tjerë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, veprimet e dhunshme që kishin ndërmarrë kryengritësit grekë ndaj familjeve myslimane dhe institucioneve të kulteve fetare myslimane. Ky lajm i kobshëm, mjaftoi që krerët shqiptarë të hiqnin menjëherë dorë nga aleanca me kryengritjen greke e të bashkoheshin me Hrushit Pashën qe ishte asokohe komandanti i ushtrise osmane, (K.Biri, "Arvanites oi dories tou neotorou elenizmou", Athinë, 1961., f.346).
Beteja e Ajdonatit (çameri) 6-20 janar 1913
Greket ne perendim te Janines ne zonen e Ajdonatit filluan sulmin ndaj trupave osmane qe ne 25 dhjetor duke i detyruar ato qe te shtrengohen ne nje rezistence heroike duke qene se ne ate zone Osmanet kishin vetem nje top dhe dy mitraloza te vjeter. Por ne 26 dhjetor trupat e çetave çlirimtare shqiptare hyne ne sulm duke ndihmuar trupat osmane kunder grekeve. Trupat e çetave shqiptare ishin te perbere prej çamesh dhe labesh dhe i shkaktuan grekeve humbje te renda derisa keta te fundit u terhoqen dhe u terhoqen per disa dite me rradhe. Por greket brenda disa ditesh armatosen dhe organizuan fshatrat ortodokse te zones dhe bandat e andarteve qe vepronin naten dhe ne befasi. Ato dite u vrane shume burra muslimane ne zonen e Ajdonatit dhe fshatrat e Filatit te cilet rezistonin ndaj trupave pushtuese greke. Por gjendja u rendua akoma me shume kur grekeve ju erdhen perforcime nga Korfuzi dhe ne 31 dhjetor ata rifilluan sulmin ndaj trupave turko-çame. Por beteja me e veshtire qe zgjati 16 ore ishte ajo e 6 Janarit ku nje grusht burrash çame dhe turq i bene balle me heroizem sulmeve te fuqishme te grekeve. Ne ate beteje greket u thyen por ata rifilluan sulmin ne 12 Janar dhe e vazhduan ate edhe ne 13, 14, 15, 16, 17 Janar ku luftime te rrepta trup me trup bene qe greket te lene ne token çame me qindra te vrare. Ne date 18 Janar turqit dhe çamet sebashku ndermorren kundersulmin heroik qe i zbrapsi greket dhe me 19 Janar nje anije osmane ndihmoi çamo-turket duke bombarduar nga bregu pozocionet greke gje qe i dha mundesine trupave çame dhe turke qe te vazhdojne sulmin ndaj grekeve. Por trupat e paket , mosperforcimet e trupave me trupa te tjere beri qe ne 20 Janar trupat çamo-turke ne ndihmuara me municione dhe ushqime edhe nga qeveria e Vlores te kapitullojne dhe te terhiqen duke ja lene zonen trupave greke te cilet si hakmarrje filluan masakrat ndaj burrave ne fshatrat muslimane. (Milli Gazete dhe Yanya muharebesi)

RRETHIMI DHE REZISTENCA HEROIKE E JANINES 1913
Beteja e pare e Janines filloi ne 13 dhjetor 1912 ku trupat e pavarura te Esat Pashes te kishin formuar nje perimeter mbrojtes jashte Keshtjelles se Janines. Ushtria greke e Epirit e perforcuar nga Divizioni i 2te i kembesoreve dhe duke pritur perforcime te tjera sulmuan trupat turko-shqiptare te Janines. Ne 12 dhjetor komandanti grek i ushtrise se Epirit i dha urdher trupave te tij qe mos te nderprisnin sulmet derisa te merrnin keshtjellen e Bijanit qe ishte nje nga keshtjellat mbrojtese jashte Janines e cila po te binte te duart e grekeve rrezikonte rende qytetin dhe keshtjellen e Janines. Greket perdoren divizionin e 2te te sapoardhur per te marre kodren e Manullases qe ishte ne jugperendim te keshtjelles se Bijanit. Ne te njejten kohe greket organizuan bandat e parregullta andarte qe sulmuan fshatin e Lyzeçit nga ana tjeter e qytetit. Keto banda ata i quajten Detachment A dhe me pas formuan edhe Detachment B. Por batalionet plot e perplore me shqiptare te ardhura nga Permeti, Vlora dhe Mallakastra ne menyre heroike e mbajten linjen e ushtrise se pavarur Turko-Shqiptare. Gjithashtu garnizohet e 19te, 21te, dhe 23te si dhe garnizoni i Janines ndihmuan shume ne shtytjen e trupave greke. Ne 14 dhjetor ne oren 8 te mengjesit trupat greke rifilluan sulmin duke sulmuar garnizonin qe mbante kodren e Manullases. Por vendosmeria e Kolonel Hysni beut dhe trupat e Xhavit pashes i derrmuan trupat greke duke i shtyre ata shume kilometra jashte Janines. Ne 18 dhjetor 1912 Esat Pasha (komandanti dhe heroi i Janines) filloi sulmin e pergjithshem me trupat e tij kunder trupave greke duke i sulmuar me divizionin e 1re dhe te 2te trupat greke nga lindja dhe me divizionin provizor te Vlores nga perendimi. Ata fituan pozicione por artileria e forte dhe perforcimet e shumta greke bene qe te njejten dite ne oren 6 ne darke trupat e Esatit te rigjenden ne pozicionet qe ata kishin para fillimit te sulmit. Nga 1150 trupa qe kishte divizioni i Vlores mbeten vetem 400. Por artileria e forteses se Gastrices i shkaterroi pozicionet greke duke i dhene Esatit perseri mundesi te risulmoje gje qe ai e beri ne 20 dhjetor ne mengjes me divizionin e 19 por pa rezultat. Ne kete sulm humben jeten 250 ushtare te Esatit dhe 300 te tjere u plagosen. Ne 22 dhjetor Esat Pasha per mos ti dhene grekeve mundesi qe ta sulmojne perseri i sulmoi ata por kesaj rradhe me sukses duke i shtyre ata disa kilometra dhe duke ju marre sasi te konsiderueshme municionesh. Ky do te ishte sulmi i fundit qe trupat shqiptaro-turke te Esat Pashes do te benin per vitin 1912. Ne 24 dhjetor trupat greke kaluan ne sulm te pergjithshem duke perparuar dhe marre pozicionet qe ata kishin humbur ne 15 dhjetor. Por perseri artileria osmane i detyroi greket qe te terhiqen duke bere qe ata te fitojne edhe betejen e dyte te Janines. Gjate periudhes se fillimit te Janarit greken mblodhen nje numer te madh trupash anembane Greqise duke e shtuar numrin e tyre per rrethimin final te Janines. Greket sollen edhe trupat e regjimentit te Meçoves , divizionin e 1re te kembesorise , Ushtrine greke te Epirit, si dhe divizionin e 8te. Artileria greke u perforcua shume duke u bere gati per sulmin final ndaj Janines. Nderkohe ne Janine mungonin dhe ushqimet aq sa nuk kishte ushqim per te gjithe edhe pse fshatrat shqiptare perreth Janines i dergonin çte mundnin ushtareve qe te vazhdonin luften. Sidomos drithi dhe buka nuk u kursye nga fisniket çame per te ushqyer trimat çame dhe turq qe luftonin heroikisht me trupat e Princ Kostandinit. Edhe qeveria e Vlores se Ismail Qemalit i dergoi disa here ushqime dhe municione Esat Pashes.Sulmet e shumta dhe te panderprera greke bene qe rezistenca e heronjve qe luftonin prej muaj me urine, dimrin e ftohte dhe greket te fillonte te thyhej. Nje pjese e divizioneve greke sulmuan nga veriu i Gjolit te Janines ne 6 mars 1913 ndersa pjesa tjeter nga zona e اukes duke vrare me mijera trupa te Esat Pashes te cileve i kishin mbaruar municionet. Trupa te tjere sulmonin nga krahu i Rrapshtices duke i shkaktuar akoma humbje te thella trupave te Esat Pashes. Beteja dhe rrethimi i Janines zgjati deri ne Mars te 1913 ku trupat çamo-turke kapitulluan duke mos pasur me municione dhe ushqime per te vazhduar mbrojtjen e Janines dhe duke u detyruar te terhiqen ne veri drejt Permetit dhe Shqiperise se Jugut te ndjekur nga trupat greke. Kjo eshte nje nder luftrat heroike te popullit tone se bashku me popullin turk kunder barbarise greke te cilet pas renies se Janines filluan masakrat masive ndaj fshatrave muslimane shqiptare. Esat Pasha lindi ne Janine nga nje baba turk dhe nje nene shqiptare dhe edhe pse e dinte qe nga Stambolli nuk i vinin trupa apo perforcime duke mbledhur trupat turke dhe ato muslimane shqiptare dhe me trimeri dhe sakrifice te rradhe mbrojti Janinen dhe trojet e tjera nga greket.. Ne Janine Xhavit Pasha qe ishte krahu i djathte i Esatit nje nate para se te binte deshmor qante me lote burri dhe i thoshte Esat Pashes “ Gjalle a vdekur Janinen nuk e le ne dore te andarteve.” Te nesermen ai rra deshmor ne dheun qe ai deshi aq shume duke dhene shpirtin per nje Janine pa andarte greke.
_____________________________
1. Balkan Harbinde Yanya Savunmas‎ ve Esat Pa‏a, Genel Kurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüd Ba‏kanl‎ً‎, Kültür ve Turizm Bakanl‎ً‎ Yay‎nlar‎.
2. Luftrat Ballkanike , Aram Andonyan.
3. Luftrat Ballkanike, Richard C. Hall, Shtepia botuese Homer .
4. Balkani 1912–1913, Süleyman Kocaba‏, Vatan Yay‎nlar‎.
5. Perpjekjet kombetare te Shqiptareve muslimane per pavaresi (1978–1912), Peter Bartl,
 
Nuk me ngrohin fare mua temat historike te percjellura nga ndikimet fetare. Vec besueshmerise zero dhe ndikimit negativ trillojne ne dem te emrit shqiptar. Shqiptaret nuk kane bere lufte fetare sic mund te percillet ketu dhe Turqia ka bere pakt me Greqine per te shkembyer shqiptaret e camerise si turq.

Kur te kem neser ta lexoj mire, do ia shohim fatin ketyre temave me autore Kazan Bulldum.
 
Me sa e hedhim ne bast se ky Kazan Bulldum me nikun Tonny eshte pikerisht Abedin Rakipi??

Rakipo nuk u lodhe duke postuar genjeshtra neper forumet shqiptare?
Apo duhet te therras me niket e tjere: Napoletano, Lym Dylyri etj
Kush te financon ty more??
Sgurisht ASFALIA greke e kush tjeter ashtu siç financoi edhe grupin terrorist turk te Oçalanit!!!
 
Kujdes mos ofendo !!! Po s'te pelqeu tema, mos e lexo fare. Se paku, trego kulture pak !
 
kujdes mos ofendo !!! Po s'te pelqeu tema, mos e lexo fare. Se paku, trego kulture pak !

mundesisht mos fol si kodra mbas bregut pasi as qe e ke idene se per cfare behet fjale!!
 
E kam apo se kam idene, eshte problemi im. Ti ose trego kulture gjate te biseduarit, ose mos posto fare.
 
Atehere mos humbni kohe as me mua :D

Ciao !

Pershendetje vella i ndeuar, Loverboy, te kisha lutur qe te mos e humbasesh kohen me gjithke, ty nuk je nje prej nivelit te tyre, keta "me" apo "pa" argument te shkruajn nja 2-3 fjali saper te bere nje postim, ndersa keta duhet te jen te kenaqur qe kan mundesin te diskutojn me ty, por tu kisha lutur qe kete mundesi t'ua nderpresh, sepaku per Muajin e Shenjte, Ramazanin!
 
kush ngateron ceshtjen kometare te camerise me ceshtje fetare dhe kush mundohet te na beje te besojme se spastrimi etnik i camerise ishte me preteks fetar atehere sdi se cbehet ne trurin e tij.
turqia ska pune me camerine.le te vere tes hikoje punet e saj ne azine e thelle dhe te na lere rehat neve .
boll,500 vjet mjaftojne.
edhe ju besimtaret myslimane te forumit,skeni pse ngatroni fen ne keto pune.
lereni fene jashte ceshtjes .

ps:abedin,kam lexuar qe die qe me tha bilderbergu shume artikuj per ty ne internet......boll se ti nxora te palarat.
 
ahahhaha jo mer se Abedini esht ne belgjik, e kan vendos president te nje organizate levizja per camerin a dicka e till, madje para ca kohesh i kerkonte ndihm italis i kishte cu leter berluscon:p por se besoj se esht ky tonny me del me IP ne kosov plus kosovaret te gjith me IP statike loool abedini esht burr i mir por ngaterro 2 gjera qe sduhen, fene me politiken:S pranaj ska per te pas hajer nai her:D
Ca eshte kjo Kujtesa Network nai kompani Interneti ne Kosove??
 
Vertet ju qenkeni faqja e zeze, po pasiqe jeni ne forumin tuaj mund te beni cte doni, te me perqeshni, duke me then jo "abedini" jo "kosovari" etj, po eja ne forum-in tim dhe shiko se cfar respekti u bej vllezerve nga Shqiperia edhe pse jan te Fes tjeter, por juve u mungon edukata..
 
toony e ke gabim,mos harro se gjysma e ketij forumi jane shqiptare nga kosova dhe te gjithe besoj se e kemi treguar respektin dhe dashurine qe kemi perballe vellezerve tane nga kosova.
mos thuaj gjera kot.
dhe nje gje mos harro..... mos ngaterro asnjehere ceshtjet kombetare sic eshte ajo e camerise apo sic ishte me pare ajo e kosoves me gjera fetare se vetem dem do ti sjellim kombit tone.
kombi shqiptar asnjehere ska gjetur te mira (per trojet dhe gjuhen po flas) nga feja,si ajo e krishtere si ajo islame.qe te dyja deshironin (secila per hesap te vet) ta kishin shqiptarin analfabet dhe te humbur,se keshtu do ti "regullonin" me mire punet e tyre.
shyqyr qe disa patriota ishin shuuuuume te zgjuar dhe megjithese besonin ne fete e tyre i lane ato menjane dhe luftuan per gjuhen dhe kombin tone.
prandaj dhe njehere po te them,je i respektuar nga ne mjafton mos fusni ngateresa fetare ne ceshtjet kombetare qe jane pezull sic ben abedin rakipi me shoke.
ti beso ku te duash.besimi eshte personal dhe i respektuar nga te gjithe.
kalofsh mire.
 
Besoj qe ky eshte vetem mendimi juaj personal apo jo ? Ka shume te tjere qe mendojne te kunderten. Sdq, Tonnys ka hapur nje teme qe i ka pelcyer dhe sigurisht qe ka baze kjo teme, keto te dhena. Ne te kunderten, nuk keni te drejte t'i tregoni se cfare te postoje e cfare jo. Vazhdoni rrugen e juaj, ne tonen, keshtu mbeteni te respektuar !
 
tani do hap nje sondazh,meqe thua qe qenka vetem mendimi tim dhe do votojne gjithe anetaret te shikojme se c'mendimi kane per fene dhe cna ka sjelle dhe cfare te mire kemi pasur apo kemi si komb nga feja.
ps:ketu eshte sheshi,ketu eshte dhe meidani!
hajde voto.
 
Me respektin me te madhe munde te them se nganjehere jemi si delet. Posa futet njera ne deti te gjithe turremi pas saj.:lexim: :ciaoo::ciaoo:

Askush nuk ve dyshimin se Tonyss eshte adoleshenca e forumit andaj lene cunin qe te rritet dhe te mesoj. Pas disa dekadash do kemi edhe mendimin ndryshe nga ai. Per kete ju garantoj si per ate qe do jeni fituesi i radhes ne llotari :ciaoo:
 
O i nderuar, mua nuk me intereson mendimi i forumistave. Une kam mendimin tim personal formuar ne baze te asaj cfare kam mesuar & lexuar ! Pastaj, ka kush kritikon temat e tilla. Ekzistojne historianet,kritiket etj etj. Ne nuk jemi asgje ne krahasim me ata. Po pate qejf, hap sondazh, eshte problemi juaj, e kurrsesi i imi. Me kac e perfundoj me ju.

Respekt !
 
Kush u tha qe s'kane bere shqiptaret lufte fetare? S'po flas nga Skenderbeu qe thone se mbrojti krishterimin por po u them se menjehere pas LII boterore 1945-6, serbet sulmonin sanxhakun ku shumica jane boshnjak musliman. Gjyshi im me shume burra tjere shqiptare nga rajoni, (jo partizan e as balliste) fshatare te thjeshte besimtare, u shkuan ne ndihme boshnjakeve te Sanxhakut dhe i perzune forcat serbo cetnike nga Novi Pazari dhe e kane ngrene dreken e bajramit aty. Gjyshja per rruge i kishte dhene nje cope buk me djath ne traste dhe nuk kishte ngrene me deri sa i kane shpartalluar forcat serbe.

Ata nuk u shkuan ne ndihme sepse ishin shqiptare apo boshnjak por sepse ishin besimtare muslimane. Kjo gje sigurisht qe nuk shkruhet ne histori askund.

Pastaj Greqia, mendoni se nuk bene lufte fetare dhe territoriale per ate qellim? Dhe besimtaret e besimit ortodoks nuk bashkepunonin shume prej tyre dhe akoma ka qe bashkepunojne me ata vetem se i perkasin te njejtit besim? Shqiptaret musliman po mbronin vendin ne bashkepunim me turqit cka te keqe ketu dhe pse duhet te cuditeni? Sa pashallare dhe vezire u kane dhene shqiptaret Turqise (diku 42 vezire ne mos gabohem) pse heshten emrat e tyre ne libra historie tek ne?

Edhe kjo firma e Bilderberg: «Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».

A nuk po ndodhe edhe ne kete rast? Pse duhet heshtur nese kan luftuar shqiptaret krah perkrah me turqit gjate viteve 1912-13? Cka nese kjo eshte e vertete, u dashka ta fshijme nga kujtesa sepse zotrinjeve komunist u pengonte dhe e shkruan ashtu si deshen vet sic benin me heronjet partizan duke i paraqitur thua se ishin me moralin qe e ka vetem nje besimtare i Zotit dhe qe i hijeshonin dhe cenzuronin filmat kete leje kete hiqe!? Kinese ishin shume te ndershem dhe nuk shkelnin as milingonen, ndersa u shihej puna ne praktiken e perditeshme per 50 vite.

Kane mbetur histori vetem gojarisht qe percillen si rasti i gjyshit tim dhe qe nuk u shkrua kurre dhe as qe do te shkruhet sepse edhe po u shkrua dalin ca tipa te tille qe perqeshin dhe mohojne duke e shikuar nga larte autorin me nencmim pa cka se e thot te verteten. Nuk po e mbroje kete autore se eshte hera e dyte qe degjoj per te, nje shkrim nga Bledi dhe ky ketu, por nese doni ta demantoni jepni ne menyre akademike hulumtoni sa te verteta ka ne te. Ja dhe referencat i paska vendosur ku eshte bazuar, demantoni ata autore.

Jo gjithecka qe fluturon hahet.
 
Redaktimi i fundit:
Nga 72 sadriazema (kryeministra) qe ka pasur Turqia, 35 kane qene shqiptare Alko.

p.s. Kjo ishte sa i perket asaj pjeses qe nuk ishte i sigurte.
 
Mirela Mos merr kot ne nje Thenie te sakte profetike thuhet:

"Dashuria per Atdheun eshte pjese e Besimit"

Alko cdo gje qe ka lidhje me Turqit eshte kategorikisht kundra shqiptareve - ky eshte mentaliteti qe na la xhaxhi, gje te cilen sot e perhapin me zjarr edhe te krishteret e Ateistet Shqiptare prandaj mos u lodh kot ;)

pse cte mire te dha turku ty ce moi??mos te mesovi gje shqip ato 500 vjet qe te kishte pushtuar??mos ta dha gje lirine pa gjak???
na thuaj dhe neve ta dime,meqe e paska fajin xhaxi sic thua ti....
 
Mirela Mos merr kot ne nje Thenie te sakte profetike thuhet:

"Dashuria per Atdheun eshte pjese e Besimit"

Alko cdo gje qe ka lidhje me Turqit eshte kategorikisht kundra shqiptareve - ky eshte mentaliteti qe na la xhaxhi, gje te cilen sot e perhapin me zjarr edhe te krishteret e Ateistet Shqiptare prandaj mos u lodh kot ;)
xhaxhi ??? nuk e di por me duket se 500 eshte me e madhe se 50 ;) mos i shkatrojme te gjitha tani xhaxhi dhe xhaxhi 500 vjet na i beri 8 me 2 keto 50 vjetet mbajme mend
 
Mirela Mos merr kot ne nje Thenie te sakte profetike thuhet:

"Dashuria per Atdheun eshte pjese e Besimit"

Alko cdo gje qe ka lidhje me Turqit eshte kategorikisht kundra shqiptareve - ky eshte mentaliteti qe na la xhaxhi, gje te cilen sot e perhapin me zjarr edhe te krishteret e Ateistet Shqiptare prandaj mos u lodh kot ;)

Shqiperi eshte e shqipatreve dhe feja e shqypatrit eshte Shqiptaria se ka thene Xhaxhi miku im
Perkundrazi xhaxhi i quajti armiq ata
 
Ata nuk u shkuan ne ndihme sepse ishin shqiptare apo boshnjak por sepse ishin besimtare muslimane.
Sa pashallare dhe vezire u kane dhene shqiptaret Turqise (diku 42 vezire ne mos gabohem) pse heshten emrat e tyre ne libra historie tek ne?

.

Alko71, ne ketu po debatojme gje qe mua me pelqen shume dhe jam per ti dhene nje kulture debatit. Ndoshta ne disa raste edhe shihet ashpersia ne te shkruar por mendoj se perkunder asaj qe kemi mendime te ndryshme qellimi yne eshte debati. Jo gjithekushe meson nga ai.

Perpjekjet e shqiptareve per liri nga egersirat serbe i kishin derguar ne cdo kerkim shtegu. Pra qellimi i popullit tone ishte qe sa ma shume ta dobesonte kete armik shekullore me qellimin qe ta hiqte sundimin e tij. Une e dij se ju jeni shume i vetdijshem se populli shqiptar ju bashkua edhe popujve tjere ( qe nuk kishin asgje te benin me besimin Islam ) ne lufte kunder serbeve. Ju bashkuam Austrohungaris por fati e deshi si e deshi. Dikur ju bashkuam Gjermanis por fati e deshi si e deshi. Ju bashkuam edhe kroateve se fundi ne luften e tyre ( ku kishte edhe batalione shqiptaresh besa edhe gjeneral te dale nga kjo lufte). Pra, historia e gjyshit tende munde te duket dhe eshte shume trimeruese por aspak me konotacione fetare.

Sa pashallare dhe vezire u kane dhene shqiptaret Turqise (diku 42 vezire ne mos gabohem) pse heshten emrat e tyre ne libra historie tek ne?

Askush nga ne nuk i ka harruar keta emra. + Sami Frasherin turqit e konsiderojne baba te gjuhes turke dhe ne per kete ndiejme krenari. +,+,+,+ sadriazem, vezir, pashallar e agallare. Problemi qendron se fqinjet tane si serbi, greku e besa edhe turku perkunder asaj se jane krijuar si shtete nga njerez qe burojne nga populli yne nuk e pranojne kete histori dhe me histori tonen thurin mburrje neper bote. Pajtohem me ty vetem ne aspektin se duhet ta kthejme kete lavdi dhe histori te lavdishme. Por nuk pajtohem me ate se lufterat tona kishin konotonacione fetare.
 
:lexim:
E kam apo se kam idene, eshte problemi im. Ti ose trego kulture gjate te biseduarit, ose mos posto fare.

E ke gabim eshte edhe problem i imi, pasi ajo qe nje pseudo-shqiptar i doktrinuar me kulturen arabe si ti nuk di, eshte se A. Rakipi eshte nje dobiç qe po propagandon pikerisht teorite Serbo-Greke ne lidhje me Shqiptaret!!

Dhe mos me trego mua historine ti çapaçul, se tim gjysh e perzun nga Ternova e Kosoves pikerisht forcat Serbe ne bashkepunim me Turqit me 1908, dhe tmerret qe ka kaluar familja ime dhe shume kosovar ne ato vite i njoh shume here me mire se ti!!
 
Pershendetje,

Nuk e di si gjeni guximin te postoni pa kriter te tilla shkrime! Si mund te mendosh qe ne te tilla shkrime Shqiptaret paskan luftur krah per krah me Greket kunder fese islame. Shqiptari edhe kur ka luftuar me greket ka pas synimin e clirimit nga pushtimi osman edhe te tregoj se ne jemi nje komb me histori jo pak por me shume se 2500 vitesh.

Une po te kundershtoj po nuk do te thote se nuk kam respekt per ty edhe temat tuaja.

Gjithmone Shqiptaret e hershem kan pas besuar ne objete pem apo sende te ndryshme. Feja e shqiptarit kurre nuk ka qen ISLAMI, Edhe pse vete vij nga nje familje me bindje islame. Po jam mese i qarte qe te paret tane luftuan per SHQIPTARIZEM.

Ne vitet 1821 fitoj revulucioni per republiken greke. Ku benin pjese me shume se 100 udheheqes shqiptare perfshi edhe came, shumica prej tyre mbeten te vrare. Keto burra nuk luftun per fe, Keto burra luftuan per shqiptarizem edhe sot e ksaj dite Greku e ka fshire kete hitori. Shoh qe deshira juaj edhe e Alkos eshte te mbeshtesni sektin fetar te ciles i perkisni, kjo sjell konfuzion ne mendimet tuaja. Ku eshte qellimi i historianeve grek qe nuk i permend keta herojn me emra, qe vlera dhe kontributi i tyre per fitoren e republikes greke. Dhe kur qekeni kaq te shqetesuar qe nuk futen 42 pashallar e vezir ne historine shqiptare atehere na thuaj ti vlerat e kontributin e tyre per secilin per indetiteetin, gjuhen dhe kombin edhe flamurin shqiptare per te vertetuar vertet se nga anojne me veprat e tyre per pamvarsine e shqiperise si komb apo per mbrojtjen e sundimit turk 500 vjecar. Dhe ketu do te dalim ne mendimin e perbashket nese se cili prej tyre anon nga turqizmi apo nga shqiptarizmi. Se historia eshte edhe shkruhet ne hapesire edhe kohe. Presim te na thuash per secilin nga keta vezir te famshem per ty.

Qe ne kohet e pellazgeve duke perfshire epoken e skenderbeut edhe duke perfunduar ne epoken e Enver Hoxhes, perfshi edhe 20 vite demokraci shqiperia ka paasur me shume se dy sekte fetare. Shqiptaret kurr nuk e kane pasur problem fene.

Dihet mire qe shqiptaret u kthyhen ne mysliman ne kohen e Turqise po identiteti i tyre mbeti po Shqiptare. Sot duhet te jemi krenar per Shqiperine e cila nuk i humbi gjurmet.

Alko ti flet ne ajer per ate cka gjyshi jot paska bere. Ne cilin vend luftuan ne cilin vit. A e dini se kur behet llafe per histori duhet patjeter te bazohesh mbi fakte reale?
Sot po e mar vesht une, historia shqiptare dhe e huaj se paska permendur gjyshin tend. Deri me sot nuk eshte thene as nga nje historjan i bosnjes hercegovines qe kan shkuar vullnetar nga shqiperia ne mbrojte anti serb. Mund te na thuash se ku e ke gjetur qe e ngre kete mendim?

Te tilla shkrime me habisin. Per mua eshte e rendesishme SHQIPTARIZMI se sektet fetare. Une besoj ne gjera reale edhe je ne ilustrime mistike.
 
Shqiperi eshte e shqipatreve dhe feja e shqypatrit eshte Shqiptaria se ka thene Xhaxhi miku im
Perkundrazi xhaxhi i quajti armiq ata

Po lereni keto pallavra ju lutem, kete e din Edhe Pogradec Lazgushi kjo fjal ka qen vetem saper sy e faqe, kete e din, dhe kurr mos u mundo ti barazosh, sepse ne fakt nuk jan te barabarte, nuk e kan nje Fe! por ne qeshtjet kombetare duhet te jen bashk, gje qe e bejne kete besoj, ndersa tjerat qe jan ato jan vetem saper sy e faqe, per asgje tjeter... I sheh prijesit musliman dhe te krishter ketu ne vendet tona? SI i shkojn perqefi njeri tjetrit, jo jemi vellezer jo keshtu jo ashtu, po te gjith ata te dy e din qe nuk jan por vetem i thon ato fjal saper sy e faqe, per media, edhe kjo fjal qe thua ti eshte ashtu..
 
Pershendetje,
Pershendetje edhe ty i nderuar...

Nuk e di si gjeni guximin te postoni pa kriter te tilla shkrime! Si mund te mendosh qe ne te tilla shkrime Shqiptaret paskan luftur krah per krah me Greket kunder fese islame. Shqiptari edhe kur ka luftuar me greket ka pas synimin e clirimit nga pushtimi osman edhe te tregoj se ne jemi nje komb me histori jo pak por me shume se 2500 vitesh.

Une nuk kam ka te marr guximin te postoj nje temë kur e mar nga nje web faqe e njohur, kur e di qe e ka shkruar nje autor mjaft i zoti,

Une po te kundershtoj po nuk do te thote se nuk kam respekt per ty edhe temat tuaja.
Patjeter te kuptoj mjaft mir, dhe keshtu shkrime si ty dua me shum.. Ndaj edhe te lus qe ne cdo tem qe une te postoj me sill argumente me shum, mundem qe te jem gabim, sic ndoshta isha ne kete rast, por do te mundohem te flas drejtperdrejt me autorin dhe te sjell ndoshta argumentet lidhur me kete, por ajo qe dua te them, kundershtimi yt ky qe shkruajtet ketu, po me kenaq zemren, sepse ne kete forum kurrr skam pasur nje keso pergjigje, disi eshte pergjigje me respekt, te gjitha ishin duke mu drejtuar me fyerje "Abedin" andej kendej ku ta di unë. Ndersa ty si administrator te lus qe te shikosh pergjigjet e disa anetarve qe jan ne kete tem, dhe t'e gjykosh, jo vetem ne kete tem por ne shum tjera, ju lutem, por kjo gje nuk eshte normale, si hyn dhe fyen dike ne nje forum "Shqiptar" kend po fyen nje shqiptar? perse sepse e perfaqeson Fen e vet Islamin!

Ju si administrator duhet te ndermerni dic lidhur me kete...

Une e di mjaft mir qe forum-i nuk ka nevoj per mua, e as une nuk kam nevoj per forum-in, por forumi perbehet nga anetar si une e tjer... Ne te gjith jemi forum-ist, ndersa ju administratori dhe moderatoret e te tjeret jeni vetem te nenshtruar para neve (anetarve) ndaj kerkesave tona, po te mos ishin anetaret ju nuk do benit gje te vetem..

Gjithmone Shqiptaret e hershem kan pas besuar ne objete pem apo sende te ndryshme. Feja e shqiptarit kurre nuk ka qen ISLAMI, Edhe pse vete vij nga nje familje me bindje islame. Po jam mese i qarte qe te paret tane luftuan per SHQIPTARIZEM.

Ajo eshte nje gje tjeter, Feja e Shqiptarve me par ka qen Krishterizmi, po para krishterizmit ishin te pa fe, po me pas (pasi pranuan krishterizmin) pranuan Islamin... Tani perseri shiqptaret jo nje shumic por nje pjes e tyre, jan kthyer ne besimin e te parve tan "para 2000 viteve" te pa fe, kjo gje eshte mjfat e keqe, une nuk mund te them qe Islami ka qen gjithmon Fe e Shqiptarve, por mund te them që, që nga viti 1400, shqiptaret me te madhe kan perqafuar Fen Islame, dhe deri tani vazhdon te mbizoteroj ne tokat tona, per ke ne ne Kosove po, e ne Macedoni me dihet, e edhe ne Shqiperi sipar analizes se fundit te bere me duket ne vitin 2002 qendron keshtu:

Shqipëria: 3,249,136 milion banorë, 75% jan musliman, ose 2,436,852
(Evidenca eshte marrë nga:
http://islamicweb.com/begin/population.html
Organization of the Islamic Conference
Ne liber shihesh edhe shum shtete tjera te botes...)

Ne vitet 1821 fitoj revulucioni per republiken greke. Ku benin pjese me shume se 100 udheheqes shqiptare perfshi edhe came, shumica prej tyre mbeten te vrare. Keto burra nuk luftun per fe, Keto burra luftuan per shqiptarizem edhe sot e ksaj dite Greku e ka fshire kete hitori. Shoh qe deshira juaj edhe e Alkos eshte te mbeshtesni sektin fetar te ciles i perkisni, kjo sjell konfuzion ne mendimet tuaja. Ku eshte qellimi i historianeve grek qe nuk i permend keta herojn me emra, qe vlera dhe kontributi i tyre per fitoren e republikes greke. Dhe kur qekeni kaq te shqetesuar qe nuk futen 42 pashallar e vezir ne historine shqiptare atehere na thuaj ti vlerat e kontributin e tyre per secilin per indetiteetin, gjuhen dhe kombin edhe flamurin shqiptare per te vertetuar vertet se nga anojne me veprat e tyre per pamvarsine e shqiperise si komb apo per mbrojtjen e sundimit turk 500 vjecar. Dhe ketu do te dalim ne mendimin e perbashket nese se cili prej tyre anon nga turqizmi apo nga shqiptarizmi. Se historia eshte edhe shkruhet ne hapesire edhe kohe. Presim te na thuash per secilin nga keta vezir te famshem per ty.

Padyshim edhe une nuk e mohoj kete, dhe te them te drejten nuk di shum lidhur me luften qamo- greke, por e di qe turqia ka luajtur nje rol te madh koheve te fundit duke ndihmuar qamet.. se per cfar qellimi une nuk e di.. Me pas as une e askush tjeter nga ne nuk mundet ta humb vleren e atyre qe luftuan atje..

Qe ne kohet e pellazgeve duke perfshire epoken e skenderbeut edhe duke perfunduar ne epoken e Enver Hoxhes, perfshi edhe 20 vite demokraci shqiperia ka paasur me shume se dy sekte fetare. Shqiptaret kurr nuk e kane pasur problem fene.

Po eshte fakt ky qe thoni, vetem se ne kete rast kjo vlen vetem per shqiperi besoj, dhe te them drejten nuk di si jan punet atje, mund te flas vetem nga ajo qe kam lexuar, e di qe shum here ne Shqiperi Feja (pamarr parasysh se cila Fe) eshte luftuar nga pushtetarët, ku edhe vazhdon te luftohet...

Dihet mire qe shqiptaret u kthyhen ne mysliman ne kohen e Turqise po identiteti i tyre mbeti po Shqiptare. Sot duhet te jemi krenar per Shqiperine e cila nuk i humbi gjurmet.

Padyshim, mbeti dhe ishin shqiptar, dhe keshtu do mbesim gjithmon shpresoj..

Alko ti flet ne ajer per ate cka gjyshi jot paska bere. Ne cilin vend luftuan ne cilin vit. A e dini se kur behet llafe per histori duhet patjeter te bazohesh mbi fakte reale?
Perse te flet ne ajer? Ndoshta ndonje i aferm i tij eshte ende gjall dhe ia ka rrefyer rastin.. Dhe eshte e vertet kjo qe tha te pakten e them per Kosov, shum nga Kosova i kan ndihmuar Bosnjes.. Po edhe anasjelltas..

Sot po e mar vesht une, historia shqiptare dhe e huaj se paska permendur gjyshin tend. Deri me sot nuk eshte thene as nga nje historjan i bosnjes hercegovines qe kan shkuar vullnetar nga shqiperia ne mbrojte anti serb. Mund te na thuash se ku e ke gjetur qe e ngre kete mendim?

Ka shum, nga burrat tan qe ende jan atje... Kan luftuar edhe ne kohet e me parshme dhe ende jan atje duke jetuar...

Te tilla shkrime me habisin. Per mua eshte e rendesishme SHQIPTARIZMI se sektet fetare. Une besoj ne gjera reale edhe je ne ilustrime mistike.

Mir eshte nje mendim i yti ky.

Cdo te mir dhe kaloni mir...

Ngeleni i pershendetur nga unë.
 
Po lereni keto pallavra ju lutem, kete e din Edhe Pogradec Lazgushi kjo fjal ka qen vetem saper sy e faqe, kete e din, dhe kurr mos u mundo ti barazosh, sepse ne fakt nuk jan te barabarte, nuk e kan nje Fe! por ne qeshtjet kombetare duhet te jen bashk, gje qe e bejne kete besoj, ndersa tjerat qe jan ato jan vetem saper sy e faqe, per asgje tjeter... I sheh prijesit musliman dhe te krishter ketu ne vendet tona? SI i shkojn perqefi njeri tjetrit, jo jemi vellezer jo keshtu jo ashtu, po te gjith ata te dy e din qe nuk jan por vetem i thon ato fjal saper sy e faqe, per media, edhe kjo fjal qe thua ti eshte ashtu..

Nese nuk je shqiptar eshte shume e veshtire te mundohesh te kuptosh...

Nje musliman i mire eshte perhere nje shqiptar i keq :grusht3:
 
Nese nuk je shqiptar eshte shume e veshtire te mundohesh te kuptosh...

Nje musliman i mire eshte perhere nje shqiptar i keq :grusht3:

Me kete thenje, ke kapur shume nga muslimanet e ketij forumi, si dhe nje pjese te atyre qe luftuan dhe derdhen gjak per clirimin e Kosoves nga okupatori serb.

Me keqardhje them qe nuk i'a ke qelluar hic, ndoshta thenja eshte dashur te jete:

"Nje musliman i mire eshte perhere edhe shqiptar i mire":bye:
 
Kete shprehje nuk e kam thene une, e kam lexuar nga njerez shume me te ditur se une, por edhe nga ty personalisht kam mesuar shume...

Mbaj mend nje diskutim ku besimtaret muslimane nuk duhej te festonin festat jo fetare, diten e pavaresise, diten e deshmoreve etj etj dhe te gjitha festat e tjera ilire-pagane.

Gjithashtu te falesh ne gjuhe arabe dhe te mos dish te shkruash e flasesh en shqip, me thuaj ti mua se ky besim kaq i respektuar sa shqiptar te ben te ndjehesh ?

Dhe qe te mbetemi ne teme, doja te thoja qe procesi i laramanizimit ku shqiptari sipas interesit te tij mbante 2 emra, 2 fe, dhe ishte tolerant 3gon qe shqiptaret kane luftuar per flasmur dhe jo per besim fetar.

:lexim:

E ke gabim eshte edhe problem i imi, pasi ajo qe nje pseudo-shqiptar i doktrinuar me kulturen arabe si ti nuk di, eshte se A. Rakipi eshte nje dobiç qe po propagandon pikerisht teorite Serbo-Greke ne lidhje me Shqiptaret!!

Eh lere plak mos ma prek kete pike sepse kam kontakte direkte me keta "X" persona....dhe shpresoje ta kene dhe keta me keto idera....te pakten bejne nje dore muhabet te mire :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top