Një lokal në Filipine shërben filxhanë artistike me kafe për klientët . Pronari i ‘Bunny Baker Cafe’ në Manila vizaton karikatura të ndryshme mbi kafe ne, pa kosto shtesë për klientët.
Artist grafik Zach Yonzon shkon në kafe së bashku me gruan e tij dhe përdor shkumën e qumështit si kanavacë, mbi të cilat krijon veprat e artit, duke lënë kujtime të ëmbla për turistët.
Si mjete pune ai përdor një lugë dhe diçka me majë, që të formojë figura me çokollatën e zezë. Shërbimi nisi si një risi e thjeshtë.
Fillimisht ai nisi që të “gdhendë”, mbi kafe lepuj e cila përkon edhe me temën e kafesë, të vizatuar tek filxhanët.
Por ngadalë ideja u zgjerua kur konsumatorët kërkonin më tepër figura të ndërlikuara. Në një prej filxhanëve të kafesë, pronari Yonzon mund të shihet duke vizatuar fytyrën e boksierit shumë të dashur filipinas, Manny Pacquiao.
Ai tha,- “ Ata kurrë nuk kanë parë diçka të tillë. Më e shumta që ata kanë parë është një copë zemër dhe që tashmë i bën ata të lumtur, por unë dua të shkoj një hap më tej.
Dua që të vizatoj fytyrën e fëmijës së tyre, të dashurit, apo personazhin e tyre të preferuar në filmat e animuar. Nëse kjo i bën ata të lumtur dhe buzëqeshur, atëherë është e mrekullueshme”, thotë pronari i lokalit.
(gazeta-Shqip)