Barcelona përgatitet për një transferim të madh

fshatari

Anetar
thumbnail.php


Kampion i Spanjës dhe Evropës, Barcelona është duke përgatitur një ofertë bombastike për yllin e Mançester Junajtedit, Vejn Runi. Sipas “News of the World” drejtuesit “katalonjas” janë të përgatitur që për shërbimet e reprezentuesit të Anglisë të harxhojnë rreth 85 milion funte.
Në rast se e gjithë kjo realizohet midis dy skuadrave, atëherë Runi do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë. Siç është e njohur, rekordin aktual e mban Kristiano Ronaldo, i cili këtë verë për një shumë prej 80 milion funte nga Mançesteri kaloi tek Reali i Madridit.
Drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë që të përfitojnë nga situata financiare që po mbizotëron te “djajtë e kuq”. Trajneri, Sir Aleks Ferguson ende nuk i ka investuar paratë nga transferimi i Ronaldos, pasi një gjë të tillë e pengojnë drejtuesit e skuadrës.
Barcelona reprezentuesin e Anglisë në “Kamp Nou” do të tentojë që ta sjell gjatë verës, mirëpo problemi kryesor qëndron në atë se Runi më herët ka deklaruar se ai dëshiron që karrierën e tij ta përfundojë në “Olld Traford”.
 
Veshtir te iki Roney pasi ai esht lider i vetem qe i ka ngel Mancester ..
 
Veshtir te iki Roney pasi ai esht lider i vetem qe i ka ngel Mancester ..

po ta kishi shikuar sote ndeshjen chelsea manutd do te ishit imprisionuar nga loja e shkelqyer e roony 90 min ka vrapuar para e mbase jo sulmuste tjer vetem ne pozicionin e tyre te qendrojn sote ka qene nr.1 edhe pse u mposhte manut tregoj nje loje fantastike por fati ishte ne anen e kundert
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top