Barcelona gati kualifikimin pas mrekullisë "Messi" në "Camp Nou"

MrCool

Old School.

Barcelona ka arritur të marrë një fitore e cila vështirë se ishte menduar në Camp Nou.

Vendasit arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 25 me Luis Suarez i cili mori një top perfekt nga Alba për të treguat instiktet e tij prej gjahtari.

Liverpool ishte mjaft i lexueshëm dhe arriti pak ta vinte në vështirësi Ter Stegen gjatë pjesës së parë e cila do të përfundonte me rezultatin minimal të vendasve.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për të dyja ekipet. Ishin përsëri vendasit të cilët do të dyfishon rezultatin me Messin pas një topi të ardhur nga trasversa e goditur nga Suarez në minutën e 75’.

Pas golit të dytë Liverpool provoi të rrezikonte portën, por Ter Stegen ishte i pakalueshëm.

Goli i tretë do të ishte një perlë e Messit nga goditja e dënimit në minutën e 82’ i cili do të ishte edhe i dyti personal për kapitenin.

Liverpool do të provonte të ngushtonte rezultatin por shtylla nuk e lejoi.

Ndeshja e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për Liverpool për të mos thënë e pamundur, ndërsa Barcelona duket me një këmbë në finale.

/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top