Italia nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim prej 1-1 kundër Paraguait, në përballjen e parë të Kampionatit të sivjetmë Botëror në kuadër të Grupit F.
Paraguai befasoi kampionin në fuqi, duke kaluar në epërsi me anë të Antolin Alcaraz (39’), i cili me kokë mposhti Buffonin, për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, riktheu Azzurët në lojë, duke barazuar rezultatin në minutën e 63-të.
Në pjesën e mbetur të takimit, Italia bëri më tepër presion në portën kundërshtare duke tentuar të shënonte golin e fitores, mirëpo të zgjedhurit e Lippit nuk ia arritën qëllimit.
Ky barazim do t’i mbajë këto dy përfaqësuese në krye të Grupit F, para takimit ndërmjet Zelandës së Re dhe Sllovakisë, që zhvillohet të martën. /Telegrafi/