Barazim sensacional i SHBA-ve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0618175139329_m.jpg


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga disavantazhi prej dy golash, për të barazuar me rezultat 2-2 përballë liderit të Grupit C, Sllovenisë.

Sllovenia shfaqi lojë shumë më të mirë në 45 minutat e para, ndërsa këtë e dëshmoi edhe rezultati prej 2-0.

Valter Birsa shënoi një gol të bukur për të kaluar sllovenët në epërsi (13’), ndërsa Zlatan Ljubijankic dyfishoi dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë (42’).

Me të filluar pjesa e dytë (48’), Landon Donovan shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë shpresa skuadrës së tij për një rezultat pozitiv.

SHBA-të ishin skuadër dominuese në fraksionin e dytë të lojës, dhe më në fund arritën që ta barazonin rezultatin me anë të Michael Bradley (82’).

Pas këtij barazimi, Sllovenia kryeson Grupin C me katër pikë, ndërsa SHBA-të mbajnë vendin e dytë me dy pikë, para takimit tjetër të xhiros së dytë të këtij grupi ndërmjet Anglisë dhe Algjerisë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top