LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Një këshill qyteti në Melbourne të Australisë ua ka ndaluar burrave që të aplikojnë për punën e pastruesit të rrugëve dhe ka shpallur konkurs vetëm për gratë apo ata që nuk identifikohen me asnjërën gjini.
Duke e publikuar vendin e punës, këshilli lokal i Viktorias tha se është një organizatë gjithëpërfshirëse dhe me diversitet që e pasqyron komunitetin, shkruan Independent.
Për të ndihmuar në largimin e pengesave, ne në mënyrë aktive identifikojmë disa pozita për të pranuar që disa grupe janë të nënpërfaqësuara në zonat e vendeve tona të punës”, thuhet në njoftim.
Në hapësirën për përshkrimin e detyrave të punës thuhet se kandidati duhet t’i pastrojë në mënyrë mekanike rrugët, hapësirat para dyqaneve, t’i grumbullojë mbeturinat, t’i hedhë ato në vendin e caktuar dhe t’i pastrojë rrugicat”. Paga është 63 mijë dollarë në vit ose 5250 dollarë në muaj. Afati për aplikim përfundon në mesin e shtatorit.
Këshilli i Qytetit Darebin tha se është punëdhënës me mundësi të barabarta dhe se nuk diskriminon gjatë përzgjedhjes dhe në praktikat e punësimit.
Indeksonline