Barak Obama zbukuron pemën e Shtëpisë së Bardhë me ornamente shqiptare

fshatari

Anetar
christmas-tree-inside-the-house.jpg

Një Skënderbe i pikturuar në një topth kristali apo një çifteli në sfondin e kuq të flamurit shqiptar, do të varen bashkë me dhjetëra të ngjashme nga kombe të tjera që përbëjnë edhe etnitë e SHBA-ve në pemën e Krishtlindjeve të Shtëpisë së Bardhë.
Kjo do të jetë e para herë që pema e Krishtlindjeve do të ketë edhe zbukurime shqiptare, njerëz të veshur me kostume popullore dhe të tjera detaje apo njerëz të shquar shqiptarë.

Këto Krishtlindje pema e Shtëpisë së Bardhë do të zbukurohet me toptha kristali që kanë të pikturuar motive dhe ornamente nga grupe të ndryshme etnike që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, mes të cilëve edhe pesë toptha nga Shqipëria.

“Artistja shqiptaro amerikanë Pashka Elezi, nga Sterling Heights, Miçigan u përzgjodh që të punojë ornamentet shqiptare që do të varen në pemë bashkë me ato të etnive të tjera që përbëjnë popullsinë e Amerikës dhe përcjellin trashgiminë e saj kulturore. Ornamentet që ajo ka punuar përshkruaj tema shqiptare dhe janë mbushur me foto të Nënë Terezës, Skënderbeut, flamurin shqiptar, instrumente të vjetër muzikorë si çiftelia dhe njerëz të veshur me kostume popullore shqiptare”, shkruan Donika Bardha pjesëtare e Komitetit Demokratik Kombëtar (Democratic National Committee), ku përfaqësues special për shqiptarët është Ilir Zherka.

Pamjet e përzgjedhur synojnë të jenë festive e njëkohësisht të përfaqësojnë shqiptarët një ndër grupet etnike që përbëjnë SHBA-të. Ato gjithashtu kanë për qëllim të kremtojnë edhe festën e krishterë dhe kështu është zgjedhur që ndër imazhet të jetë edhe një takim i shqiptarëve më Papën të veshur me kostume popullore apo imazhi i Nënë Terezës që përveç një simbol i shqiptarëve është edhe një simbol modern i krishterimit.
 
Back
Top