Bangladesh, gruaja 17 ditë nën gërmadha, gjendet e gjallë

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
BANGLADESH – 17 ditë pas shembjes së ndërtesës në Bangladesh, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin një grua të gjallë nga gërmadhat.

Sipas "The Daily Star", gruaja e quajtur Reshma, është në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht ka arritur t’i mbijetojë tragjedisë që u mori jetën rreth 1 mijë personave.

Siç raportojnë mediat, Reshma ka arritur të mbijetojë për 408 orë nën gërmadha falë ushqimeve dhe ujit që ekipet e shpëtimit kishin hedhur nëpër hapësirat e betonit në ditët e para të tragjedisë.

Në Bangladesh vijojnë kërkimet për qindra persona që rezultojnë të zhdukur nën gërmadhat e ndërtesës së amortizuar që u shemb 17 ditë më parë. Momentalisht janë konfirmuar rreth 1 mijë të vdekur.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: Bangladesh, gruaja 17 ditë nën gërmadha, gjendet e gjallë

Mrekulli , s'te gjen gje deri kur te te vije ora e caktuar :)
 
Titulli: Bangladesh, gruaja 17 ditë nën gërmadha, gjendet e gjallë

Wow, vertet mbrekulli si ka mbijetuar kaq dite.
 
Titulli: Bangladesh, gruaja 17 ditë nën gërmadha, gjendet e gjallë

Elhamdulilah
 
Titulli: Bangladesh, gruaja 17 ditë nën gërmadha, gjendet e gjallë

Gjynah vertet ka mbijetuar por traumat mendore mbas kesaj tragjedie ndikojne ne jeten ne vazhdim ,nuk eshte me e njejta gje..
 
Back
Top