Baloteli: Mezi pres të bëhem shtetas italian

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Baloteli: Mezi pres të bëhem shtetas italian


Ndërsa të tjerët ? shokët e skuadrës në Serinë A ? kanë “sunduar” plazhet e bukura të Sardenjës, në Porto اervo, Kosta Axurra, Kosta Smeralda, apo në Milano Maritima, Forte dei Marmi, Komo dhe shumë vende të tjera, ai ka menduar që të kthehet në origjinë dhe të kalojë disa pushime më të bukura dhe entuziazmuese. Një aventurë të cilën SuperMario Baloteli e pëlqen shumë. Sulmuesi i Interit, që më 12 gusht do të mbushë 18 vjeç, është takuar me shokët e tij në Siçili dhe bashkë kanë kaluar ditë të paharrueshme, ashtu si shpjegon në intervistën për “La Gazzetta dello Sport”.



? SuperMario, si shkuan pushimet? U relaksuat në Siçili?

? Them se po, pastaj u çmalla me shumë nga shokët e mi, me të cilët jam rritur, përveç se dielli dhe atmosfera e bukur e rivierës së ishullit më ka rikthyer harmoninë dhe më ka shlodhur.

? Ishit me të fejuarën?

? Jo, isha vetëm. Pastaj, atje ishte edhe një vajzë, tepër e veçantë, por nuk po shtoj asgjë më shumë se kaq...

? Dakord, e lëmë me kaq, sepse jeta private është diçka tjetër: a jeni gati t’i riktheheni punës?

? Po, po, dhe mezi po pres, sepse më janë karikuar bateritë dhe jam gati që të jap më të mirën.

? Pas një muaji nuk do të jeni më një adoleshent, por një i rritur. Do të merrni patentë dhe do të keni makinën tuaj të lluksit...

? Jo, jo, më pëlqen të qëndroj me këmbë në tokë. Një makinë që të jetë komode më pëlqen, asjë më shumë, për momentin.

? E konfirmoni se do të zgjidhni kombësinë italiane? Meqë ra fjala, në Siçili mos vallë keni marrë ndonjë telefonatë të Kaziragit apo Murinjos?

? E pres prej vitesh këtë 12 gusht sepse do të marr kombësinë italiane sepse jam italian. Këtu kam lindur. Eshtë absurde ajo që ndodhi në këto vite të gjata, sepse familjen e kisha itaiane, linda këtu, flisja gjuhën italiane dhe nuk isha shtetas italian.Nuk kam marrë asnjë telefonate nga Murinjo apo Kaziragi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top