Balena Beluga leshon tinguj te ngjashem me zerin e njeriut

Tuana

Nada é por acaso!
ballena_beluga2.jpg

Shkencetaret kane zbuluar nje balene te bardhe e cila cuditerisht eshte e afte qe te imitoje te foluren e njeriut.

Keto zbulime, qe jane te parat qe tregojne qe balenat mund te imitojne zerat e njerezve, tregojne qe kerkuesit mund te duan te analizojne edhe balena te tjera per aftesi te ngjashme me kete lloj.

Balenat Beluga, te njohura gjithashtu si balena te bardha, jane te njohura si "kanarinat e detit" per shkak te qenit shume zanore. Ato nuk jane te te njejtit lloj me ate gjiganden qe eshte tek "Moby Dick", ne fakt, Belugat jane nje prej specieve me te vogla te balenave.

Ne vitin 1984, skencetaret tek National Marine Mammal Foundation ne San Diego, filluan te vinin re zhurma jo te zakonshme qe vinin nga vendi ku ato mbanin balenat dhe delfinet. Keto zhurma ngjasonin si dy njerez qe po bisedonin ne distance, me nje ze pak me te ulet se sa shtrirja e kuptimit te degjuesve.

Kerkuesit i gjurmuan keto tinguj deri tek nje balene e bardhe mashkull, Noc, kur nje zhytes u ngjit ne siperfaqe nga vendi ku rrinin balenat dhe i beri kolegeve nje pyetje te cuditshme: "Kush me tha qe te dilja jashte?". Hetuesit arriten te zbulonin tinguj vertet te ngjashem me fjalen "jashte" te dala prej Noc.

Noc ka patur shume mundesi te ndryshme te degjoje njerezit te flasin. Ai i kishte degjuar me pare njerezit te flisnin qe nga siperfaqja, dhe i kishte degjuar ata te flisnin edhe duke perdorur pajisje qe i lejonin ata te flisnin me zhytesit ne uje.

Raportime te tjera jane bere qe me pare ne lidhje me balena qe dukej sikur flisnin si njerez. Per shembull. ne Akuariumin ne Vankuver, kujdestaret kane thene qe nje prej balenave te bardha, e nje moshe rreth 15 vjec, ka thene emrin e nje prej tyre: "Lagosi".

Ne tentativen e tyre per te kuptuar nese Noc mund te kopjonte te foluren e njerezve, shkencetaret e shperblenin ate me embelsira kur ai i bente ato tinguj, duke e shtyre ate ta bente aq here sa ata te mund te regjistronin.

Analiza e tingujve qe leshonte Noc tregoi nje ritem te ngjashem me te foluren njerezore. Ata gjithashtu zbuluan frekuenca thelbesore disa oktava me poshte se tingujt tipike te balenave dhe shume me afer atyre te zerave njerezore.

"Ne ishim te mahnitur. Zeri qe leshonte ngjante shume me tinguj njerezore dhe nuk ngjante me tingujt e balenave te zakonshme." - kerkuesi Sam Ridgway, neurobiolog, kerkues veteran dhe president i National Marine Mammal Foundation, tha per LiveScience.

"Ne nuk kishim degjuar asnjehere me pare dicka te ngjashme."

Rdgway tha qe nuk duhet te mendojme qe balenat mund te komunikojne me ne ne nje nivel bashkebisedimi. Megjithate, ngelet nje mundesi intriguese per kerkimet e ardhshme qe te percaktohet nese ndonje dite mund te arrihet dicka ne nivel bashkebisedues./info/


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top