PiNkY
Anëtar i Nderuar
Celularët janë objektet më të pisët që zotërojmë sepse i mbajmë ngado, që nga tualeti deri tek stacionet, i vendosim kudo, edhe në vende të pista (pastaj në fytyrë). Por shpesh herë nuk e vemë re, kështu që një grup studentësh të një universiteti në Angli ka marrë për prove disa smartphone dhe celularë.
Ata më pas e transformuan celularin në një zonë prove, i vendosën ushqyes për mikroorganizmat dhe lanë që çdo gjë të kryhej vete për tre ditë. Rezultati është i frikshëm duke parë që këto baktere kishin formuar një bioart duke u rritur në mënyrë të konsiderueshme në të gjithë pajisjen.
Kështu u zbulua që shumica ishin baktere të padëmshme , por kishte dhe të tjerë të rrezikshëm.
Dr.Simon Park, që ndoqi eksperimentin bashkë me studentët komentoi se :”Nga këto rezultate duket se celulari jo vetëm ruan numrat e telefonit në rubrikë, por mund të strehoje dhe të gjitha historitë personale të të gjitha takimeve dhe kontakteve fizike me persona dhe sipërfaqe të tjera”.
Por jo gjithmonë bakteret duhet të lidhen me diçka negative. Madje një dizajnere angleze, Suzanne Lee ka realizuar edhe fustane 100% ekologjike me ndihmën e baktereve.
lajmesot/