Bac, u kry !

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Thaçi e Sejdiu i lejuan zgjedhjet, strukturat, investimet dhe mallrat e Serbisë.

Ata nuk e morën kontrollin mbi policinë dhe doganat me 17 shkurt 2008, dhe pas dy ditëve u dogjën pikat kufitare 1 dhe 31 në veri.

Ata e shitën veriun e Kosovës.

Ata dikur e çarmatosen UاK-në e tash e shuan TMK-në, duke na lënë pa ushtri që do të na mbronte.

Ata e hoqën flamurin shqiptar nga institucionet e Kosovës.

Ata po i ndryshojnë librat e historisë dhe Abetaren duke ua shkombëtarizuar përmbajtjen.

Ata e kanë harruar Luginën e Preshevës.

Ata e mirëpritën EULEX-in në bazë të 6 pikëshit të Ban KI- Moon-it, e i cili thotë se është neutral ndaj statusit.

Ata po e shesin pasurinë e Kosovës: nisën me KEK-un, për të vazhduar me PTK-në , Aeroportin dhe Trepçën.
 
Titulli: Bac, u kry !

Bac, nuk u kry

Problemet e shumta qe kishte Kosova në vitin e parë të kaluar si shtet, me bejnë të kuptoj se asgjë nuk është përfunduar, mirëpo vetëm shohim probleme.
Zgjedhjet e ashtuquajtura ilegale dhe të papranuara, shkaktuan fillimisht pakënaqesi te politikanet dhe më pas dualizëm te pushteteve në Kosove. Pika 1 dhe 31 vertet mund të meren si dy probleme tjera e që shihej qart se ishin të organizuara nga Beogradi, madje keto dy pika doganore ishin lidhja e krimit te organizuar dhe kontrabandes nga Veriu e që qellimisht ishin te nxitura nga ana e serbeve.
Ushtriia Clirimtare e Kosoves, krenaria e kombit shqiptar u cmilitarizua. Më pas nderkombetaret e kishin parë te nevojshme se Kosova nuk ka nevoj për mbrojtje , dhe se mjafton nje " ushtri pa arme" qe do te i ndihmonte shqiptaret ne Kosove, e njejta po ndodh edhe me FSK vetem qe kjo do kete armatimin por qe do te kete fillimisht nje numer solid ushtarakesh.
Sikur te me thonin se Kosova do ishte e lidhur aq shume pas numrit 6 nuk do te i besoja,por ja qe u lidhem. Fillimisht na hoqen flamurin kuq e zi duke na vendosur nje me 6 yje dhe me harten e Kosoves, te paprekur.6 pika te Ban Ki M(ajm)unit, i pranuar nga te gjille por i shpallur i vdelur nga pala shqiptare e Kosoves. Kush ka te drejte? Thenia e famshme e Hashimit se 6 pikshi ka vdekur apo argumentet e qarta se ky plan po implementohet. Kur po them se po imlementohet po aludoj ne Posten serbe ne Kosove, hekurudhuat serbe ne Kosove, dhe sigurisht kishat qe do sillnin nje ndarje De jure te Kosoves. Dua te perfundoj me ne thenie te Baces Adem(Demaci) qe bukur e thot: Kosova eshte nje poligon , ku fuqite e medha kryejne eksperimentet politikel".
 
Titulli: Bac, u kry !

Mos e ngucni bacen. Lereni rehat nga cdo ane. Mendoj se ai ka kryer misionin e tij ne menyren me te mire te mundshme. Pse ka lene pasardhes pacavure si ne, ai me se paku eshte fajtor, andaj kot e thirrum. :gjujpeshk:
 
Titulli: Bac, u kry !

Mos e ngucni bacen. Lereni rehat nga cdo ane. Mendoj se ai ka kryer misionin e tij ne menyren me te mire te mundshme. Pse ka lene pasardhes pacavure si ne, ai me se paku eshte fajtor, andaj kot e thirrum. :gjujpeshk:

Dakord me ty.

Do ju thoja qe nese nuk jeni dakord me politikanet qe keni,beni ndonje gje per te ndryshuar situaten e mos rrini me duar kryq.
 
Titulli: Bac, u kry !

bac u kry -urime edhe ty....

E shumta e punes shkoj....me keta apo tjere politikan kosova do vazhdoj rrugen drejt integrimeve europiane..

Kosove gezo diten e sotit edhe per pak sekonda harroj kejt problemet qe i ke...


Lavdi kejt atyne njerezve qe e kan lag token me gjak per kete dite te sotit...

Faliminderit shqiperi....faliminderit amerike ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top