Babai në provim në vend të djalit

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Babai në provim në vend të djalit

Një japonez 54-vjeçar është kapur në tentim që të kryejë provimin në vend të djalit të tij 20-vjeçar, ka njoftuar policia japoneze.

Babai i merakosur, i cili për këtë rast ka përdorë edhe kozmetikë që të duket më i ri, posedon një firmë për shpërndarje të ilaçeve. Ai ka dashur që birit të tij t’i siguronte lejen për shitjen e ilaçeve, në mënyrë që të punojnë se bashku.

Mashtrimi është zbuluar kur njëri prej pjesëmarrësve të testit ka vërejtur se kandidati dukej bukur i vjetër për moshën e tij edhe pse ngjante me fotografinë e personit në fletëparaqitje.

Babai, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka marrë lejen vitin e kaluar. Në fotografinë të cilën atëkohë e kishte dorëzuar, ai kishte pasur flokë të drejta dhe bartte syze.

"Kësaj radhe ka hallakatur flokët dhe nuk po bartte syze", ka thënë përfaqësuesi i policisë.

Babai, i cili në provim ka ardhur së bashku me qindra kandidatë tjerë, menjëherë ka pranuar mashtrimin dhe u ka kërkuar falje, duke pohuar se krejt këto i ka bërë pa e ditur biri i tij.
 
Titulli: Babai në provim në vend të djalit

Ketu nuk ehste cudi :D se ne shkollat me korrespondence cfar nuk ndodh! mund mos te shkosh fare dhe ato leke qe ke per ti dhene ja jep mesueses karta telefoni dhe e ploteson vete ajo :D ihihihihi
 
Titulli: Babai në provim në vend të djalit

pse per nje karte do ta bej veten nje mesuese?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top