Babai fal vrasësin e së bijës

cent

...Lontano
Në një shembull të pabesueshëm kurajo, një baba i shkatërruar nga vrasja e të bijës 6-vjeçare në masakrën e ndodhur në shkollën fillore në Konektikat, SHBA, i ofroi falje dhe mbështetjen e tij familjes së vrasësit.

syun3k.jpg

Robbie Parker, i cili humbi të bijën Emilie në këtë tragjedi, duke u përpjekur që të përmbante dhembjen dhe lotët, deklaroi në një program të rrjetit kombëtar “CNN”: “Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të thella të gjithë atyre prindërve që gjenden në të njëjtin situatë si unë. Kjo është një tragjedi e tmerrshme, zemra ime është pranë tyre. Dhe kjo përfshin edhe familjen e vrasësit. Dua t’i them se dashuria dhe mbështetja jonë shkon gjithashtu tek ju”.

Sipas babait 30-vjeçar, në këtë moment të jashtëzakonshëm dhembje, urrjetja nuk do të ishte në gjendje të shërojë plagët, prandaj kushdo duhet të kthehet drejt ndienjave më të sinqerta dhe fuqishme njerëzore.

”Ndërsa brenda nesh po zë vend zymtësia dhe një dhembje gati e papërballueshme, ngjej ngushëllim tek ajo që ime bijë përfaqësonte, tek entuziasmi dhe aftësia e saj për të bërë kaq shumë njerëz për vete, në kaq pak kohë që jetoi mbi këtë tokë”, shtoi babai, i cili nuk dëshiron të mallkojë fatin e tij, por shprehet i “bekuar”, që të paktën e pati, edhe pse për një kohë aq të shkurtër, të bijën Emilie.

Një mesazh i tillë falje dhe kurajo njerëzore, mbetet në thelb i ngjashëm me atë që Papa Gjon Pali i Dytë (Karol Vojtila), i ofroi turkut Mehmet Ali Agça, të cilin e fali pasi ai tentoi ta vriste në një atentat të dështuar ne vitin 1981.

10hriva.jpg

6-vjeçarja Emilie Parker, nje prej 26 viktimave te sulmit ne nje shkolle fillore te Konektikatit, SHBA

fcljz4.jpg

Kohera me te lumtura: Familja e bashkuar. Emilie, vajza me e madhe e ciftit, djathtas

iqc803.jpg

Robbie Parker dhe bashkeshortja, te shkaterruar nga dhembja ne momentin e mesimit te lajmit ne vendngjarje./Tch
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Ka burra, burra edhe burra! Jo koment!
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Ky njeri ka zemer te madhe!!
Ky esht ilaci per te vazhduar jeten pas kesaj tragjedie,te falesh!

Pas gjith kesaj buje dhe ketyre 4 diteve qe na ndajn nga genjeshtra e "21 Dhjetorit" duhet te jemi shum te kujdesshem,policia dhe strukturat shtetrore(te cdo shteti) te vihen ne levizje qe te parandalojn keto gjeste depresive nga njerez te traumatizuar nga kjo date e mallkuar qe dikush e perdori per interesat e tij ekonomike.
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

ja dhe e fali thua te sjelli gje mbrapa?
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

:(..No koment.
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Duhet te kesh kurajo te madhe te perballosh humbjen e femijes , dhe te falsh ate qe i mori jeten femijes tend.. c'mund te thuash me teper...!!
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Une sdo ta beja...Bravo ketij burri per zemren qe ka...o zot vajza e vogel si engjell...sa gjynah..
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Per Mendimin Tim Esht Budallalllik. Ky Do Jet I Cmendur...
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Keshtu duhet te jete njeriu , qe te jete shembulle per te tjeret . Po shpirt te madhe paska , i lumi ky pervete ....
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

563784_2601180326264_1807090281_n.jpg... Eshte rrenqethese shembulli i te jatit. Por nuk mund te le pa permendur mesuesen qe shpetoi femijet e klases se saj. Duke i fshehur neper dollape. E vete u masakrua nga vrasesi.

Kto jane momente apo shembuj sa te dhimbeshme aq me japin shprese se ka njerez te mire ne kete bote.
R.I.P per te gjitha viktimat. (uroj te mos perseritet me nje gje e tille)
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Ky baba ka humbur vajzen e tij qe paska qen si nje engjell i vogel....nje fatkeqesi me te madhe se kjo nuk ka...e sigurisht qe urrejtja do ishte nje shkaterrim me shume per familjen e tij. Ai ka edhe 2 femij te tjere, e per te rritur me kete dhimbje duhet te jet i forte pavarsisht se gjysma e shpirtit te tij eshte i vrare....Per fat te keq apo te mire jeta e tyre vazhdon edhe pas kesaj tragjedie :(
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Nuk e di sesa i vertete eshte ky lajm , une e kam ndjekur ngjarjen . neper lajme dhe me te vertete ka qene nje tragjedi e papershkruar , sidomos per prinderit e tyre , dhe mbare Ameriken , dhe per cdo prind , dhe cdo njeri . te vrasesh femije te vegjel eshte dicka qe nuk ka justifikim.
Ky e paska falur , ne fund te fundit familja e tij nuk ka faj. Por edhe te nxjerresh fjale te tilla ne momente te tilla eshte dicka qe ju kushdo mund ta bej. Zot mos na vej ne prove se dhimbje me te madhe nuk mund te kete. Per ata qe jane prinder mund ta kuptojne me mire , femijes sikur te kete pak temperature, kollitje apo ndonje dhimbje te vogel nuk te ze gjumi gjithe naten, dhe jo me ta vrasin ne ate menyre .
Por gjithsesi besoj qe ka passur shume kurajo ta bej nje gje te tille. Ato tashme nuk kthehen me prapa. I gjalli me te gjallin dhe i vdekuri me te vdekurin. duhet menduar per te gjallit tani

Pra disa vitesh andej nga zonat e mia, njeres i vdiq burri, dhe i vdiq edhe djali i vetem qe kishte , dhe normalisht njerezit menduan qe do te beje ndonje te pa bere vrasin veten apo dicka te tille.
Kur ra nata ajo shkon ne guzhine merr dicka dhe e mbeshtjell, dhe niset drejt kasolles , njerezit e afermt po e ruanin qe mos te bente ndonje vetvrasje, dhe e ndjekin tek kasollja, kur hyjne brenda e shofin qe po i jepte dhise per te ngrene buke, dhe ju a kthen pa merak se nuk po vetvritem , por tashme djali im nuk kthehet ne jete , dhe dhia ska faj , nqs kjo nuk do te haj do te ngeli edhe pa dhine , keshtu qe i gjalli me te gjallin dhe i vdekuri me te vdekurin. Ne raste te tilla Zoti te jep force.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Sky
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Sa e bukur vajza si engjell...une nuk e besoj se mund ta falja sikur tme ndodhte nje gje e tille, madje do uroja qe te ishte vrasesi gjalle qe ta vrisja me duart e mia :/...po thone qe zoti jep force ne kesi rastesh dhe ky baba me gjith kete dhimbje qe po perton arrin te gjeje force te beje nje deklarate te tille
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Ky eshte një burre I vertet.. Dhe te tille ska shume. Asgje nuk e ndryshon faktin qe e bija u vra ne menyren me makabre .. E dinit qe asnje nga femijet nuk ka vdekur vetem nga një plumb? Ne trupit e tyre jan gjetur nga tre deri ne njembedhjet plumba. Imagjinoni asnjeri ska pas shans te jetonte.. Gjithsesi !!!! Ky burre eshte baba I dy femijeve te tjere.. Nuk do qe ti rrisi te tjeret mes merzise, inatit dhe hakmarrjes. Ai ka falur! Ai Ja ka lene tjeter kujt gjykimin dhe denimin e kriminelit. Ja ka lene zotit ta gjykoje.
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

te besh ate qe beri vrasesi osht budallallik...ta falesh kurrsesi sosht e thjesht aman...te mbash urrejtje per cfare demton me shum veten...pastai te falesh osht hyjonore...kitrra 123 dokord me ty burra burra burra :D gjithsesi ngushllime femijeve te pafajshem shpirti ne paqe...
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Nqs vrasesi do ishte nje njeri normal, pa asnje problem mendore, ske si ti gjesh justifikim ose ta falesh.
Eshte tmer ca ka bere aty, eshte fajtor per veprat e tij.
Por nuk ka vepruar te hakmeret ose si pasoj e nje urretje ndaj popullit apo nxenseve qe i vrau. Thjesht truri tij nuk gjykon realitetin.
E eshte barbaritet te lihen arme ne doren e cdokujt, te mundesohet dhuna me vetedije...
E si duket Amerika duhet te kaloj akoma neper tragjedi qe te limitoj lejen e mbajtjes te armes.
 
Titulli: Babai fal vrasësin e së bijës

Po edhe mos te kishe fal ky zotri cfar pastaj?edhe ashtu vajzen askush nuk ja kthen me dhe vrasesi nuk jeton me te gjykohet, keshtuqe ka ber nje burrni shum te madhe ky .


Po me beri pershtypje nje gje per ket ngjarje , dhe esht per admerim sikur te vepronim cdo her keshtu me ket sinqeritet te gjykojm cdo her me syrin e te se vertetes e jo te egoizmit ,
Asnjher nuk u shah gjith populli Amerikan ,po u shah individi e pot e kishe ndodhe te ishte vrases nje musliman do kishe ndodhe kunderta.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top