LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Ajo quhet Stephanie, është një vajzë 13 vjeçare amerikane nga Huston, Texas, dhe babai i saj është një astronaut, i cili ndodhet me mision në hapësirë. Për ti qëndruar pranë e bija vendosi që ti dërgojë një mesazh. Mesazhi nuk ju dërgua as me komjuter dhe as me pajisje specifike. Vajza së bashku me ekipin e makinave Hyundai, i cili sponsorizoi nismën e saj vendosi që të shkruajë në shkretëtirën e Nevada (SHBA) një mesazh aq të madh me shpresën se ai do mund ta shihte nga hapësira. Për të shkruar mesazhin në rërë u përdorën 11 makina të Hyundai, të cilat lanë shenja në shkretëtirë. Mesazhi i shkruar ishte, “Stephanie të do”./a.y/noa.al/