Babagjyshi i Vitit te Ri : Vrases

Зngjεll

___________
attachment.php
Babagjyshi i Vitit te Ri : Vrases - 16 femije jetime

9 pjesetar te se njejtes familje kane ngelur te vrare naten e krishtlindjeve , ne Californi , nga nje burre i veshur si babagjyshi i Vitit te Ri . Sipas hetusave , ai kishte parashikuar te ikte pasi te kishte kryer masakren.

Mbas masakres te familjes se tyre naten e krishtlindjeve , ne Kaliforni , nga nje burre i veshur si babagjushi i Vitit te Ri , 16 femije gjenden jetime , ka deklaruar , te shtunen 27 dhjetor , avokati i familjes.
Te shtunen , 9 trupat e gjetur ne germadhat e nje shtepie ne Covina ( 37 km ne lindje te Los Angeles ) , nuk ishin akoma identifikuar formalisht .
Te merkuren , Bruce Pardo , nje inxhinier i moshes 45-vjeç , ka hapur zjarr mbi ish-gruan e tij dhe familjen e saj .
I veshur ne nje kostum te babagjyshit te Vitit te Ri , ai kishte filluar te qellonte pak minuta para ores 00.00 (12 te nates) , mbi rreth 30 veta qe ishin mbledhur per te festuar krishtlindjet , para se te ndizte nje zjarr qe do shkaterronte komplet shtepine.
Me pas ai eshte vetvrare me nje plumb ne balle , ne 40km nga vendi i krimit , sipas burimeve policore .

Sipas gazetareve , çmenduria vrasese e Pardo-s , i ka kushtuar jeten ish-gruas se tij , Sylvia Ortega , prinderve te saj , dy vellezerve te saj dhe grave te tyre dhe gjithashtu dhe nje tjeter familjar dhe djali i tij adoleshent .
3 femijet e Sylvias Ortega ishin prezent ne momentin e drames por kane mbijetuar , ka deklaruar avokati i familjes , Scott Nord , i pyetur nga kanali i Tv NBC4.
"Gjithe familja eshte fshire" thote ai . " Ka 16 jetime tani".
Kjo masaker ka lene te plagosur dhe 3 persona te tjere qe kane shance te mira per te jetuar, ku nje vajze e vogel 8-vjeçare , qe kishte shkuar te hapte porten atij qe gjoja ishte babagjyshi i Vitit te Ri , dhe qe ka marre nje plumb ne fytyre.
te shtunen , policia nuk priste te gjente viktima te reja ne shtepi qe duhej te shembej nga buldozeret.

Ai kishte pergatitur ikjen

Sipas Me Nord , divorci i Bruce Pardo-s , cituar si motivi i mundshem i ketij krimi , nuk ishte dukur shume i stuhishem . " Cilido nga te dy ishte treguar shume i qete midis njeri-tjetrit "
"Ai nuk ka patur probleme te dhunes familjare ne kete ceshtje " ka thene avokati , i cili eshte i paafte te shpjegoj arsyen e ketij krimi vrases.
E perditshmja Los Angeles Times raporton te shtunen qe çifti njihte probleme , pas zbukimit te gruas se Bruce Pardo qe ai kishte nje djale qe vuante nga demtime celebrale , i bere nga nje lidhje te meparshme dhe qe ai nuk i kishte thene asnjehere .
Sipas gazetes se perditshme , Sylvia Ortega ishte shokuar nga kjo e vertete dhe nga fakti qe ai kishte braktisur femijen e tij dhe duke kerkuar nje perfitim prane zyres se finances .
Sipas shefit te policise se Covina , Kim Raney , Bruce Pardo kishte parashikuar te ikte ne Canada , pas krimit te tij masakrues.
Hetuesit kane gjetur 17.000 dollar te gjetur ne trupin e tij . Ai kishte gjithashtu blere dhe nje bilete avioni per ne Canada , por mesa duket ai hoqi dore nga ikja pasi ishte plagosur .
 

Attachments

  • 616655.jpg
    616655.jpg
    58.3 KB · Shikime: 20
Titulli: Babagjyshi i Vitit te Ri : Vrases

Tema ekziston.
 
Titulli: Babagjyshi i Vitit te Ri : Vrases

edhe mua me duket se egziston :)
 
Titulli: Babagjyshi i Vitit te Ri : Vrases

Nuk pashe ne ndonje vend te ekzistone mgjt nese ekziston admistratoret mund ta fshijne nuk ka problem
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top