Azili në BE rrezikon kthimin e vizave

Love

βeℓℓe â๓e
Abuzimet me kërkesat për azil në Bashkimin Europian nga shtete të Ballkanit Perëndimor kanë vënë në lëvizje dje ministrat e Brendshëm të BE-së, që të diskutojnë mekanizmat e pezullimin të përkohshëm të liberalizimit të vizave. Në krye të listës për kërkesa për azil renditet Serbia, Maqedonia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

cecilia-malmstrom-300x230.jpg

Vendi ynë rrezikon të penalizohet për shkak të kufizimit në masë që po diskutohet si mundësi e fundit për vendet e Ballkanit, në rast se nuk ndërhyjnë autoritetet për të frenuar flukset e kërkesave për azil. Ministrat e Brendshëm të Austrisë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Luksemburgut dhe Holandës së fundmi i kanë shkruar një letër Komisionit Europian, duke u ankuar në lidhje me kërkesat e rreme për azil nga Ballkani Perëndimor. Vendosja e një klauzole mbrojtëse do të lejojë vendet e BE-së për të frenuar abuzimin, duke rivendosur vizat për shtetasit e vendeve në fjalë. Mësohet se nga janari deri në shtator, vetëm në Gjermani, nga vendet e Ballkanit kanë ardhur rreth 49 mijë azilkërkues.

Pikërisht për këtë arsye, komisionerja për اështje të Brendshme të BE-së, Cecilia Malmstrom, ka thënë dje se keqpërdorimi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderueshme” që kur Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e “Shengen”-it. Komisionerja Malmstrom njoftoi se pikërisht për këtë problem do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, për të diskutuar me autoritetet për problemin e azilkërkuesve.

“Shumë vende të BE-së janë të shqetësuara. Ky proces është shumë i rëndësishëm për të rritur kontaktet mes njerëzve. ثshtë një proces që duam ta zgjerojmë dhe ta vazhdojmë. Numri i azilkërkuesve është rritur me 75% që nga viti i kaluar. Do ta diskutojmë këtë në Tiranë, në nëntor. Do t’u kërkojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë me ne, përveç përmirësimit të rregullave të brendshme”, deklaroi Malmstrom.

Abuzimi
Mediat raportojnë se nga liberalizimi i vizave, shtetas të vendeve të Ballkanit kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së dhe këta shtetas kanë qenë kryesisht romë. Azilkë-rkuesit aplikojnë në vendet e Bashkimit Europian, pasi gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesave ata përfitojnë strehim falas dhe ndihmë financiare. Sipas mediave, këta shtetas janë klasifikuar si azilkërkues të rremë, pasi janë të vetëdijshëm që nuk i plotësojnë kriteret, por aplikojnë për të përfituar ndihmën financiare. Komisioni Europian pritet të paraqesë raportin e tij të tretë që pas heqjes së vizave.
Burimi: panorama
 
Titulli: Azili në BE rrezikon kthimin e vizave

Azilkërkuesit e rremë, rrezikohet rikthimi i vizave

Ministrat e Brendshëm të BE-së po diskutojnë sot në Luksemburg për mundësinë e pezullimit të përkohshëm të së drejtës për të qarkulluar pa viza për shtetasit e disa vendeve të Ballkanit.

gjermani-300x168.jpg


Sipas të dhënave që vijnë nga BE në tetë muajt e parë të këtij viti 4.300 persona kanë aplikuar për azil politik në Gjermani.Fluksi nga vendet e tjera të Ballkanit, veçanërisht nga Maqedonia, ishte gjithashtu në rritje në Gjermani dhe vende të tjera të BE-së, thanë zyrtarët .
27 minsitrat e Brendshëm të BE-së thanë se shumica e azilkërkuesve janë romë Ciganë, të cilët janë emigrantë ekonomikë.

Në Gjermani, azil-kërkuesit marrin mbi 400 euro në muaj, që është më shumë se paga mesatare mujore në shumicën e vendeve të Ballkanit, po ashtu edhe përpunimi i aplikimeve të tyre zgjat për disa muaj.
Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich tha se vendi i tij ishte duke vënë Serbinë dhe Maqedoninë në një listë të “vendeve të sigurta”, të cilave nuk do tu lejohet aplikimi për azil politik.
Situata është e ngjashme edhe në vendet e tjera të BE-së, disa prej të cilëve po konsiderojnë rivendosjen e vizave për vendet e Ballkanit, të cilat janë hequr dy vjet më parë.
Por ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz ثilhelm u ka thënë mediave se rikthimi i vizave do të ishte një “katastrofë” për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe duhet të konsiderohet si mjeti i fundit.
Ai tha se vendet e BE-së do të duhet të punojnë ngushtë me qeveritë vendore për të gjetur mjetet e nevojshme për të ndalur fluksin e azilkërkuesve të rremë.
Burimi: panorama
 
Titulli: Azili në BE rrezikon kthimin e vizave

Po te gjejne alternativa te tjera per te zgjidhur punen e azilkerkuesve,gjynah te rikthehen vizat, te pakten shqiptaret jane treguar te rregullt ne respektimin e tyre duke respektuar cdo kush apo afat te qendrimit ne vendet fqinje.
 
Titulli: Azili në BE rrezikon kthimin e vizave

Si zgjidhje kunder atyre qe i blejn grave tyre 10.000 euro fustan mbremjesh(mos flasim per tjerat),ikin duke kerku azile neper bote.
 
Titulli: Azili në BE rrezikon kthimin e vizave

Bah cme kujtove 95-en tani ...

Po jo jo nuk kane per te vene viza ne asnjer menyre ...

Ky eshte nje konflikti midis EU-se bashkuar '" force ekonomike" dhe te drejtave te njeriut.

Ah ,,,kshu qenka puna tani qe njerezit duan te drejta azilante spo ju pelqeka gjermaneve ?ncncncn
 
Back
Top