Azilantët shqiptarë në Suedi: Jetojmë si në ushtri

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
52910_1.jpg

SUEDI- ohët e fundit janë shtuar shumë kërkesat për azil politik nga ana e shqiptarëve në të gjithe Europën. Kryesisht në Suedi dhe Belgjikë.
Në qytezën veriore të Suedisë, Boden duket se zyra e Emigracionit ka mbledhur të gjithe azilkerkuesit e ardhur nga Shqipëria kohët e fundit, të cilet janë rreth 80 persona në numër. Në kafenenë e qytezës takuam shumë prej tyre, të rinj dhe të vjetër, nëse mund t’i dallojmë kështu për nga koha që ndodhen në Suedi. Azilkerkuesit kishin nje orar ku mblidheshin për kafe dhe diskutotnin për problemet e tyre. U ulëm dhe ne dhe u bëmë pjesë e diskutimit. Ishim kureshtarë të dinim se çfarë arsye kishin paraqitur për të kerkuar azil dhe cilat ishin arsyet reale .

N.Z nga Tirana- Une dikur kam qenë nje demokrat i flaktë, familja ime gjithashtu, por vitet e fundit çdo gjë u zbeh pasi po na duket se po rijetojmë një ‘97 moderne. E mora këtë rrugë, sepse më "gjobitën" dhe më kercenuan me jetë. Vajta në polici dhe jo vetëm që nuk mora asnjë pergjigje për 3 muaj, por kur "gjoba" u ripërsërit unë vajta në polici për të bërë denoncimin e fakteve të reja, policia u bezdis në një farë mënyre nga prania ime dhe injoroi problemin tim.
Pse ju vune gjobe dhe kush ?
N.Z - Gjobë e quaj unë sepse mua me erdhi një letër, e cila me thoshte që duhej të paguaja 30 mijë euro pa lajmëruar policinë dhe të mos harroja që kam dhe një djale në shkollë ...! Lajmërova policinë, por asnjë ndihmë. Si përgjigje mora që kohët e fundit është shndërruar në gangrenë dhe po punojnë intesivisht për t´i kapur.

M.H nga Elbasani - Neve jemi një familje. Këta janë dy djemtë e mi. I mora dhe i largova nga Shqipëria, sepse fukarallëku dhe skamja po i bën njerëzit të vriten çdo ditë atje. Këtu në fakt jetojmë në një kapanon ushtrie, por të paktën kemi bukën e gojës. Nuk kemi nevojë të marrim borxhe.
Nga cili vend i Elbasanit jeni ? Punonit ju atje ?
M.H- Ne jetonim në Elbasan. Unë dhe nusja ime kishim një dyqan të vogel ku shisnim cigare e gjëra të vogla, por e mbyllëm sepse nuk përballohej me taksat e qeratë. Djali i madh punonte kamarier dhe shkonte në shkollë. Por, nuk dilnin ato lekë për 3 fëmijë në shkollë. Morëm dhe një kredi të vogël, të cilen nuk ishim të zotët ta shlyejmë pastaj me të ardhurat që kishim.

Sa kohe keni këtu ?
M.H- Kemi rreth 1 muaj. U hap fjala për amnisti dhe erdhëm direkt.

Si janë kushtet aty ?
M.H - Po çfarë kushtesh më pyesni ? Këtu është si në ushtri. Me orar hamë bukë në një mencë të madhe të improvizuar. Gatuajnë disa kinezë, te cilët jane po ashtu azilkërkues. Jemi rreth 200 persona në atë kamp. Një banjo kemi, dushet nuk kanë ujë por na kanë lidhur një lastik uji dhe lahemi me rradhë. Nuk kemi dhoma,por një korridor te gjate i cili ndahet me nje dollap rrobash mes familjeve.

Po lekë ju japin ?
M.H - Na japin nga 65 euro për frymë në muaj , vetëm për cigare e nevoja të tjera. Por nuk dalin për asgjë. Gjithsesi, ama nuk duhet te ankohemi ,s epse në Shqipëri punuam një jete të tërë dhe kur ngelem pa punë na dha shteti nga 30 mije lekë asistencë. Se cdo blinim më parë me ato nuk i interesonte njeriu. Se me cfarë lekësh do dërgonim kalamajtë në shkolle derisa të gjenim punën tjetër nuk i interesonte njeriu. Ama kur është puna për zgjedhje vijnë dhe premtojnë. Në Shqiperi vetëm po të ketë fushatë 12 muajt e vitit, punon njeriu.

Po ju zotëri keni kohë këtu ? Pse keni ardhur ?
H. C nga Shkodra - Unë kam pak ditë që kam ardhur në Suedi. Me origjinë jam nga fshati Postribe i Shkodrës. Kam jetuar shumë vite në Greqi dhe u largova në fundin e vitit 2009 pasi mendova të bëja një investim të vogel në fshatin tim, pastaj atje lindi një konflikt për pronën dhe historia degjeneroi me vrasje në familje. Vëllai im u vra nga xhaxhai im.

U arrestua xhaxhai juaj ?
H.C - U arrestua, por nuk u denua pasi ishte shumë i fortë ekonomikisht dhe politikisht dhe si rezultat vrasjen e kishte bërë në kushtet e vetembrojtjes. Dhe për më shumë isha unë tani ai që nuk duhej t´i afrohej pronës pasi do kisha të njëjtin fat. Dhe ashtu veprova, nuk ju afrova pasi ai mund të "vetëmbrohej " përsëri.
Nuk vajtët ne polici të denonconit kërcënimin ?
H.C - Të shkoja për të paditur njeriun e tyre? Ishte e kotë. Thjesht qëndrova i mbyllur në shtëpi derisa mbarova kursimet e emigrimit. Pastaj jeta filloi të bëhej e vështirë. Shpresa për punë nuk kishim. Shpresa për të investuar më nuk kishim edhe sikur të huazonim lekë. Ndihmë nga shteti as që bëhet fjalë. Filluam të vuajmë për bukën e gojës. Vajza jonë rritet çdo dite dhe do te shkoje ne shkolle.Ne skishim leke as per fletore e lapsa. Degjuam se ketu do merrnim letrat pasi pritej nje urdher ku te gjithe do perfitoni letra (leje qendrimi ).

A do ktheheni në Shqipëri nëse Suedia nuk ju pranon ?
H.C - As që e mendoj. Do bëj çdo gjë për mos t´u kthyer atje. S´ka prespektivë për qytetarët jo më për ne në fshat. Kam paraqitur disa letra fallco dhe do bëj dhe të tjera po të jetë nevoja, veç të mos kthehem. E imagjinoni dot që në atë Postribën ku çdo shtator vijnë politikanët dhe krenohen me të , nuk kemi drita disa orë në ditë. Dhe kur kemi drita me vështirësi ndezim televizorin. Kjo ndodh në Postribën e 2012 - ës.
Në një tryezë më poshtë shohim një familje të re. Pyesim dhe ata ishin nga Shqipëria, konkretisht nga Tirana dhe kishin një fëmijë të vogel rreth 2 vjeç. Afrohemi dhe i pyesim se a mund të marrim një opinion të tyre në lidhje me kushtet e azilit në Suedi dhe pse janë larguar nga Shqipëria.

A.M - Po pse u larguam nga Shqipëria ! Për atë arsye që janë larguar shumica e atyre që ndodhen këtu, fukarallëku. Na thanë që në Suedi merret leje qëndrimi kollaj dhe erdhëm këtu.

Nuk punonit në Tiranë ?
A.M - Unë isha në punë në bashki, por më " ra lapsi " mqse unë kisha dy vite në atë detyrë, pra rotacioni politik. Ndërsa, im shoq nuk kishte punë prej më se një viti. Mqse ngelem pa punë dhe shpresa nuk kishim për një punë të re , menduam të largohemi për një jetë më të mirë.

اfarë dokumetash paraqitet ? اfarë arsyesh ?
Justifikim kemi nxjerrë gjakmarrjen. Sikur xhaxhai i bashkëshortit tim ka vrarë një njeri ,që as nuk e njohim në fakt dhe rezikohemi të gjithë tani. ا´të bëjmë nga halli e kemi ! Atje nuk ke shpresa tëmbash një familje. Nuk ekziston shtresa e mesme . Ekzistojnë të pasurit, të cilët janë politikanët dhe të varfërit, të cilët jemi në që studiojmë 16 vite për të emigruar në fund për kafshatën e bukës. E kërkojmë në Europë duke fjetur në një kapanon ushtrie ku shtretërit ndahen me dollap rrobash, ku për 200 persona ka një banjo, ku duhet të lahesh një herë në javë se eshte rradha shumë e gjatë. Të gjitha këto sakrifica me shpresën e një ditë më të mirë. Me shpresën e një të ardhme për fëmijët tanë larg Shqipërisë " Europiane ".

Shqiptarja
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top