Autorja e "Si të vrasësh burrin tënd" shpallet fajtore për vrasjen e të shoqit

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
1653573746483.png
Nancy Crampton Brophy është shpallur fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj. Autorja e librit "Si të vrasësh burrin tënd", u shpall fajtore ditën e djeshme nga një juri, për vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 2018. Pas tetë orësh diskutimi, juristët e shpallën Nancy Crampton Brophy fajtore për vrasjen e Daniel Brophy.

Autorja, e specializuar në romanet romantike me tituj si "Burri i gabuar", hodhi poshtë akuzat që në fillim, duke thënë se pamjet nga kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit e tregonin atë thjesht duke kërkuar frymëzim për librat e saj.

Ndërsa për pistoletën, armën e vrasjes sipas policisë, ajo tha se e bleu për të pasur frymëzim për librin tjetër që po përgatiste. Ajo gjithashtu mohoi akuzat se vrau burrin e saj për të mbledhur qindra mijëra dollarë nga sigurimi i jetës së tij.

(A.B)/Dosja.al
 
Guilty as charged!
 
Loti lot. 🤣🤣🤣
 
Nga romamca në krimi? 🙄
Ka ndonjë libër “si të vrasësh burrin e ardhshëm? 😁
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top