Love
βeℓℓe â๓e
Autizmi, sëmundja që shfaqet që në fëmijërinë e hershme dhe shkenca nuk ka gjetur ende një përgjigje për origjinën e saj, mund të ketë lidhje me moshën e baballarëve në momentin e konceptimit.
Studiuesit kanë hedhur disa herë hipotezën se mosha e nënës (mbi 35 vjeç) mund të jetë një ndër shkaktarët e sëmundjes, por kërkimet e fundit po e zhvendosin “fajin” te baballarët.
Sipas studimit të publikuar në revistën “Nature”, mosha e madhe e babait në kohën e konceptimit ndikon më shumë se ajo e nënës në zhvillimin e autizmit.
Studimi në fjalë ka zbuluar tre gene të tjera përgjegjëse për sëmundjen e autizmit.
Rezultatet kanë dalë pas analizimit të gjakut të prindërve të shëndetshëm që kanë fëmijë me autizëm.
Nga: Gazmira Ndoja
Burimi: Shekulli