Austria, gjobë grave që mbajnë burkën në publik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Austria, gjobë grave që mbajnë burkën në publik

05CF85580000044D-4514506-image-a-67_1495021270710.jpg


Austria ka kaluar ligjin, i cili ndalon vënien e burkës në publik. Ligji i ri detyron emigrantët që të ndjekin kurse për integrimin e tyre, ndërsa azilkërkuesit që të bëjnë punë vullnetare.

Ndërsa duke filluar që nga tetori, policia austriake do të gjobisë me 130 paund të gjitha gratë që mbajnë veshur burkën në universitete, gjykata apo edhe në transport publik.

Sipas rregullave të reja, emigrantët që do të kenë fatin për të qëndruar në Austri duhet të ndjekin një kurs integrimi 12 mujor.

Nëse ata refuzojnë që të shkojnë në kurse apo nuk pranojnë të bëjnë punë vullnetare do tu ndërpriten përfitimet nga statusi si azilkërkues.
(gazeta-Shqip.
 
Mendoj se kudo duhet te ndalohet BURKA....nuk e kuptoj kete veshje vetem syte jashte!
Eshte e frikshme .....
 
Back
Top