Australia, vdes nga planking...

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nje i ri 20 vjecar bie nga kati i 7 i nje pallati ne Brisbane duke u fotografuar ne menyren me te re qe ka dal ne internet me barkun poshte tek parvazi.Nje menyre e re fotografie shume e rrezikshme qe po ben buje neper rrjetet sociale me emrin PLANKING
 
Pe: Australia, vdes nga planking...

“Dërrasimi” (planking), respektivisht pozimi në formë dërrase, ditët e fundit po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar. Përdoruesit e Facebookut, por edhe rrjeteve tjera shoqërore, janë të gatshëm edhe për aksione ekstreme vetëm për të bërë fotografi sa më të mirë dhe për t’i postuar në profilet e tyre.

Në internet po bëjnë xhiro fotografi të e australianit Simon Carville i cili në pozitë dërrase u fotografua lakuriq në duart e një statuje në bregdet.

Tek të rinjtë ky stil i ri fotografimi është bërë shumë i popullarizuar. Por për fat të keq janë shënuar ngjarjet e para tragjike.
fotografini-150x150.jpg

Australiani 20 vjeçar Acton Beale ra nga ballkoni i banesës së tij në Australi dhe vdiq, duke u përpjekur të marrë një pozë të tillë. Ata që kanë provuar këtë stil fotografimi thonë se është argëtuese. Megjithatë, shumë tërheqin vërejtjen për rreziqet që sjell ky stil i pazakontë pozimi. /Telegrafi/
 
Pe: Australia, vdes nga planking...

Mania per fotografi ndodh qe te kaloj dhe cakun, ne rastin konkret kjo mani arrin ne kufirin me maksimal duke pozuar ne nje forme te tille siç eshte planking.Dikur fotografia ishte nje hobi qe njerzit e praktikonin per tu argetuar apo si nje forme relaksimi ,ndersa sot sikur i humbet koncepti fotografise.Njerzi behen manjak te fotografise thjesht per te krijuar sa me shume albume me foto ekstreme ne rrjetet socialse, duke u nisur nga konkurenca mes miqsh per fotot me te bukura apo ekstreme .
 
Back
Top