Larissa Waters është deputetja e parë australiane që ka ushqyer beben e saj me gji në dhomën e Parlamentit, pasi është kthyer në punë 2 muaj pas lindjes.
Ajo ka qëndruar për disa orë në Parlament njësoj si në një ditë të zakonshme pune, për t’u kujdesur gjithashtu për vajzën Alia Joy.
“Jam shumë e lumtur që vajza ime Alia është e para bebe që ushqehet me gji në Parlament”,- ka thënë nëna 40-vjeçare pak momente më vonë në një shkrim në rrjete sociale.
Një nga kundërshtaret e saj politike ka thënë se ky është një nga ato momente që duhet të bëhet i ditur për botën.
“Gratë e kanë bërë këtë në shumë Parlamente në botë. ثshtë diçka fantastike ta shohim të ndodhë në parlamentin tonë”,- ka thënë Katy Gallagher, e cila ka shtuar se gratë do të vijojnë të bëjnë fëmijë dhe nëse duan t’i mbajnë punët e tyre do të duhet të kujdesen gjithashtu për beben.
Rasti vjen pasi një vit më parë kanë ndodhur ndryshime në ligj që lejojnë ushqyerjen me gji të fëmijës dhe mbajtjen e fëmijës edhe nga babai në Parlament apo Senat.
Larissa Waters nuk është femra e parë në politikë që ushqen me gji beben e saj të sapolindur në Parlament.
Këto janë disa nga rastet e ngjashme në Spanjë, Ukrainë etj.
blitz