Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Australi, babai shqiptar akuzohet për vrasjen e së bijës pasi doli natën me shoqet

Australi, babai shqiptar akuzohet për vrasjen e së bijës pasi doli natën me shoqet









koka-46.jpg


Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, me origjinë nga Shkodra, po mbahet nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.





20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Mamaja e saj telefonoi policinë të paktën një orë pasi vajza kishte vdekur.
Policia gjeti babain 49-vjeçar pranë saj, brenda në makinë, të lyer me gjak dhe me plagë thike në bark. Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy. Babai u mor në pyetje dhe më pas u mbajt i arrestuar, ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza për vrasjen e së bijës. Ai pritet të dalë në gjyq këtë të premte, pasi është operuar për plagët.
Shoqja e ngushtë tha për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar mbrëmjen duke festuar me të, deri natën vonë.
Vajza njihej si studente e zonja dhe pianiste e talentuar. Gjimnazin e kishte mbaruar në vitin 2016 me mesatare 99.36, ndërsa tani ishte duke vazhduar shkollën e lartë për imazheri mjekësore dhe piano klasike, me rezultate të shkëlqyera.

1-85.jpg


Sabrina Lekaj, në foto me të atin, njihej si një studente e shkëlqyer në mjekësi.

Top Channel
 

Attachments

  • koka-46.jpg
    koka-46.jpg
    615.2 KB · Shikime: 0
  • 1-85.jpg
    1-85.jpg
    68.8 KB · Shikime: 0
  • koka-46.jpg
    koka-46.jpg
    615.2 KB · Shikime: 0
  • 1-85.jpg
    1-85.jpg
    68.8 KB · Shikime: 0
Oh zot c'tmerr! :(

S'ka vend as te kerkosh fjale te nxjerresh mllef. :(

Civilizimi e shqiptaret jan magnet me pole te kundert.

20 vjece :(
20 :(
 
“Mami më quan ku*vë”- publikohen SMS që 20-vjeçarja shqiptare i dërgoi shoqes së saj, para se të vritej nga babai
Kliko per me shume info
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Adelaide në Australi, ku një shqiptar ka vrare vajzen e tij 20-vjecare.

Mësohet se Petrit Lekaj vrau vajzën e tij 20-vjeçare Sabrina Lekajn.

Kliko per me shume info
Sipas “Daily mail” vajza i ishte ankuar shoqeve të saj natën e vrasjes, se familja e quante ku*vë dhe po i bënte presion për të shkuar në Universitet.

Vajza u kishte rrëfyer shoqeve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre.

“Daily Mail” publikon një bisedë të bërë me shoqen e saj ku rrëfen për gjendjen e rëndë emocionale.

Biseda

Sabrina: Sapo qava.

Shoqja: Me zë të lartë?

Sabrina: Jo isha vërtetë shumë e mërzitur sepse mami im gjithmonë më quan kur*ë dhe kjo më prek gjithmonë.

Shoqja: Ti nuk je kur*ë! Mos dëgjo askënd se çfarë thotë.

Sabrina: Rrofsh zemër. Opinioni yt vlen më shumë se ajo humbësja (për të ëmën).

Një nga shoqet e ngushta të studentes, Jana Fandi tha për mediat e huaja se ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, që ndihmonte këdo.

“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm”.

Fandi tha se shoqja e saj duhej të merrte pjesë në ditëlindjen e saj të 21-të brenda pak javësh dhe ishte shkatërruese që ajo të mos ishte atje për të ndihmuar në festimin e saj. “Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më”, u shpreh shoqja e 20-vjeçares.
 
biseda-vajza-australi.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back