Aty ku qentë mbytën fëmijën romë, tani hëngrën një fëmijë shqiptarë

Arfenilla

Themelues i Forumit
qent-620x330.jpg

Një tjetër rast i kafshmit nga qentë endacak ka ndodhur në Fushë Kosovë. Pikërisht në të njëjtin vend ku para disa javës qentë sulmuan një fëmijë romë duke i shkaktuar plagë të rënda të cilat i morën jetën, tani kanë sulmuar një fëmijë të një shqiptari.
Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani ka konfirmuar për “Zëri” se bëhet fjalë për një vajzë shqiptare 12-13 vjeçare e cila ka marrë plagë të rënda në pjesën e kofshës dhe në pjesë të tjera të trupit.
Nga më e keqja në vendin e ngjarjes vajzën e kanë shpëtuar disa punëtorë të cilët ishin duke hequr borën.
Ata thonë se i kanë parë 6 qenë duke e sulmuar vajzën dhe kanë vrapuar menjëherë për t’i ndihmuar. Mirëpo rrëfejnë se sa më shumë që i goditnin qentë, ata e sulmonin më shumë vajzën.
Deri në një moment kur ata ua kanë nxjerrë nga goja e tyre 12 vjeçaren, transmeton zeri.info. Vajza është duke u trajtuar për momentin në qendrën infektive në Prishtinë dhe për më të rejat do të ju njoftojmë me kohë.B lajmi
 
Titulli: Aty ku qentë mbytën fëmijën romë, tani hëngrën një fëmijë shqiptarë

kush e hoqi ate ligjin e vrasjes se ketyre qenve te rrugeve?
 
Titulli: Aty ku qentë mbytën fëmijën romë, tani hëngrën një fëmijë shqiptarë

E hoqen ata qe nuk menduan per njerezit...pra ata qe jane ne qeveri dhe femijet e tyre levizin me truproja te sigurte nga cdo rrezik! Maskarenjet qe menduan se eshte me mire te mbrojne shtazet karshi njerezve!
 
Titulli: Aty ku qentë mbytën fëmijën romë, tani hëngrën një fëmijë shqiptarë

Si per femijen rome po ashtu tani edhe per nje shqiptar, nuk u ndermuar asnje mbrojtje ndaj ketyre kafsheve endaceke....e kush po pesojn!femijet e gjor
 
Titulli: Aty ku qentë mbytën fëmijën romë, tani hëngrën një fëmijë shqiptarë

kush e hoqi ate ligjin e vrasjes se ketyre qenve te rrugeve?

Sepse disa OJQ nderkombetare e bon punen aq te madhe saqe aksioni per vrasjen e qenve ne Kosove ishte permend edhe ne nje seance te OKB-se. Gjithashtu kryetari i atehershem i Prishtines e kishte pranuar nje ankese nga aktorja Briggite Bardot e cila, si duket, merret me mbrojtjen e kafsheve.
 
Titulli: Aty ku qentë mbytën fëmijën romë, tani hëngrën një fëmijë shqiptarë

Në lagjen Kalabria në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te banesat e arabëve”, një person ka hasur në një turmë të qenve, mirëpo, mënyra se si ai i largon, tregon për goxha guxim.
Përmes kësaj video mund të shihni se ky person lufton me qentë endacakë të cilët në një moment gati sa nuk e mundin.
Por, fatmirësisht ai shpëton mjaftë mirë nga sulmi i tyre, ndoshta edhe nga guximi për të mos ikur.
Por imagjinoni po të ishte duke kaluar ndonjë fëmijë në atë pjesë e cila është mjaftë e populluar. (Zëri)
[video=youtube;33T0mg0-JGY]https://www.youtube.com/watch?v=33T0mg0-JGY#t=93[/video] ps. kjo eshte kulmi, ase neper vendet rurale nuk besoj se ka me shum qen si ne pr.
 
Titulli: Aty ku qentë mbytën fëmijën romë, tani hëngrën një fëmijë shqiptarë

Po pra ky robi lufton , ai tjetri xhiron. Ne vend qe te njoftonte per ndihme bonte xhirime...bravo shume bukur...imagjino ta kishin shqyer
 
Mire thua ti, por problemi qendron se ky se filmon nuk din ke te lajmroj! nuk eshte se vetem ketu me larg qendres dalin qet,por edhe ne qender ke ....
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top