Alysia Montano është atletja amerikane që garon në garën e 800 metrave dhe dallohet lehtësisht nga të tjerat sepse në kokë mban një lule të kuqe gjatë kohës që garon.
Këtë ves e ka marrë që fëmijë, në kohën kur u rrit duke luajtur futboll e duke vrapuar në lagje bashkë me shokët e saj, të cilët ishin shumica meshkuj.
Duke qenë se që e vogël fitonte me lehtësi garat, nisi të vinte një lule pas veshit për t’i kujtuar shokëve të saj se po humbnin ndaj një vajze.
Që atëherë lulja e kuqe është bërë karakteristike për atleten.
“Për mua lulja simbolizon forcën e femrave. Jam një vajzë që vrapoj, por kjo nuk do të thotë që jam delikate. Lulja përfaqëson forcën time”, shprehet Montano.

tch