Athinë, vritet me 3 plumba shqiptari, në sy të fëmijës

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
02 Mars 2010 22:38

Athinë, vritet me 3 plumba shqiptari, në sy të fëmijës police scene..jpg



ATHINE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ora 15:00 në kryeqytetin e Greqisë, ku një emigrant shqiptar është vrarë me armë zjarri nga persona ende të panjohur.
Sipas Newsit.gr, ngjarja ka ndodhur në në lagjen Agjio Pandeleimona.
Viktima mësohet se është një emigrant shqiptar 45-vjeç me qëndrim në Greqi.
“Viktima po ecte në kryqëzimin Aristomenus dhe Agathokleus dhe papritur disa të panjohur deri në këto momente i zunë pusinë”, shkruan Newsit.
Në këtë kohë, shqiptari është qëlluar me tre plumba duke u rrëzuar menjëherë përtokë.
Në momentin kur u qëllua me armë, shqiptari kishte me vete edhe fëmijën e tij të cilin e mbante përdore derisa po afrohej tek vendparkimi ku kishte lënë makinën .
Policia dyshon se krimi është një larje hesapesh në lidhje me aktivitete të paligjshme.

marre nga (Lajmifundit)
 
Titulli: Athinë, vritet me 3 plumba shqiptari, në sy të fëmijës

Policia dyshon se krimi është një larje hesapesh në lidhje me aktivitete të paligjshme.

a kane zemer keto njerez,apo jo???
larje hesapi,me femijen xkrahu...do jete traumatizuar femija i shkrete:(:(:(
 
Titulli: Athinë, vritet me 3 plumba shqiptari, në sy të fëmijës

a kane zemer keto njerez,apo jo???
larje hesapi,me femijen xkrahu...do jete traumatizuar femija i shkrete:(:(:(

jo tramuatizuar,po do jete bere me probleme mendore,ka marre fund njerezimi ska me humanizem, :( :(
 
Titulli: Athinë, vritet me 3 plumba shqiptari, në sy të fëmijës

jo tramuatizuar,po do jete bere me probleme mendore,ka marre fund njerezimi ska me humanizem, :( :(

jemi superkafshe, asgje me shume, kafshe te sofistikuara, ska gje me te rezikshme.
 
Titulli: Athinë, vritet me 3 plumba shqiptari, në sy të fëmijës

sa keq per femijen...do ngelet me trauma...
 
Back
Top