Athina në flakë, përleshje me policët kundër kursimit

Love

βeℓℓe â๓e
protesta-athine-300x187.jpg

Athina është në flakë, ndërsa nisi greva 48-orëshe kundër planit të kursimit, i cili votohet sot dhe nesër nga Parlamenti grek.Protestuesit u përleshën me policët dhe kanë vënë zjarre të panumërta, kanë thyer xhama lokalesh e dyqanesh dhe kanë qëlluar me mjete të forta policët. Përgjigja me gaz lotsjellës dhe arrestime të shumta ka qenë e shpejtë, por përleshjet kanë vazhduar gjatë. Forcat e rendit janë përpjekur t’i mbanin protestuesit larg nga ndërtesat zyrtare. Më shumë se 5 000 policë po ruajnë sheshin qendror të kryeqytetit grek, Sintagma, ku transporti publik nuk po funksionon. Kryeministri Jorgo Papandreu këmbëngul në shpjegime të vazhdueshme publike se ai e ka rritur me vetëm 28 miliardë euro programin e kursimit dhe kjo do ta ngrejë Greqinë në këmbë sërish. Nëse qeveria greke nuk menaxhon mirë procesin e miratimit të paketës së kursimit në Parlament, atëherë BE dhe FMN mund të pezullojnë këstin e pestë të huas, prej 12 miliardë eurosh.
Greqia bëhet vendi i parë në Eurozonë, që nuk paguan borxhet e saj. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi tha se bankat e tij janë gati të ofrojnë një kredi të re 30-vjeçare për Greqinë, ndërkohë që borxhet e këtij vendi janë ende të larta. Por unionet në Greqi janë të zemëruara për masat e reja që do të rrisin taksat mbi rrogat minimale. Planet e para të kursimit e kanë rritur papunësinë në Greqi me 16 për qind. Greva 48-orëshe po shkakton kaos, ndërsa mjekët, shoferët e ambulancave, gazetarët madje edhe aktorët e financuar nga shteti kanë lënë punën. Aeroporti qëndroi i mbyllur për katër orë. Në Athinë, metroja ishte i vetmi mjet transporti që funksiononte “për t’i lejuar grekët të udhëtonin drejt qendrës për të protestuar”, sipas shoferit. Nëse masat e kursimit miratohen, jepet kësti i ri për Greqinë nga BE dhe FMN. Zyrtarët europianë po finalizojnë detajet e një pakete të re huaje, e cila pritet të jetë 120 miliardë euro, me projektin për ta ndihmuar Greqinë të paguajë borxhet e veta deri në fund të vitit 2014. Papandreu tha se shpresonte se kushtet e huas do të ishin më të mira se ato të paketës së parë kreditore. “I bëj thirrje Europës, që nga ana e saj t’i japë Greqisë kohë dhe kushtet që i nevojiten që të arrijë vërtet të paguajë borxhet pa përqindje mbytëse dhe pa shtrënguar qytetarët e saj”.

Optimizëm
Bursat europiane u mbyllën në rritje të martën, pas shtimit të zërave se Parlamenti grek do të votojë pro masave të ashpra të kursimit, një detyrim i cili i jep në këmbim vendit huat e tjera nga kreditorët ndërkombëtarë. Lajmi se Parlamenti grek do ta mbështesë planin e kursimit, u rrit edhe pas njoftimit se Gjermania do të takojë krerët më të lartë të siguruesve dhe bankave për propozimin francez mbi krizën greke.
Burimi: Panorama
 
Titulli: Athina në flakë, përleshje me policët kundër kursimit

Te bejne kujdes emigrantet se eshte periudhe e veshtire kam pershtypjen.
 
Pe: Athina në flakë, përleshje me policët kundër kursimit

Digjeni Bejeni Shkrumb e Hi....
 
Pe: Athina në flakë, përleshje me policët kundër kursimit

Digjeni Bejeni Shkrumb e Hi....

Mire thua ti ta djegin por mos harroni se kemi shume shume bashkatdhetare qe jetojne ne greqi ...
Bashkohem me Kitrren, te hapin syte te gjithe emigrantet qe jane ne Greqi ...
 
Pe: Athina në flakë, përleshje me policët kundër kursimit

Mire thua ti ta djegin por mos harroni se kemi shume shume bashkatdhetare qe jetojne ne greqi ...
Bashkohem me Kitrren, te hapin syte te gjithe emigrantet qe jane ne Greqi ...

Skam gje kundra me ato qe jetojn atje .... thjesht qytetin dua ta djegin... Greqia po merr poshtersin qe duhet
ta kishte marr me kohe si vend plere qe eshte.....
 
Pe: Athina në flakë, përleshje me policët kundër kursimit

Sa keq, mua me tha xhaxhi qe andej, ne disa zona ne shkolla, psh nese jane 4 klasa te para,
i bejne ne dy ose 1 qe te heqin mesuesit nga puna.
 
Pe: Athina në flakë, përleshje me policët kundër kursimit

Ndodhi gje ne Athine ??? pastaj mos harroni qe Athina eshte 1 here e gjysem sa e gjithe Shqiperia minimum 5 milion banore se u bene disa protesta nuk eshte ndonje cuditri....
Ego mbajeni pseutopatriotizmin per here tjeter ne Shqiperi jane ata qe na kane bere me shume keq me neglizhencen dhe mosperfilljen e tyre ;)
 
Back
Top