Atdheu im, i vetmi vend ku ..

Love

βeℓℓe â๓e
Pëllumb Kulla


Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën!

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb.

***

Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh.

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!

***

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku në karrigen më të lartë të parlamentit, gjen edukatën më të ulët!

***

ثsht’ vendi ku po të shkosh e të zgjosh pa pritur kryetarët e shtatëdhjetë e ca partive, duan kohë të mbledhin mendjen që të të përgjigjen në cilin koalicion zgjedhor janë ato ditë!

***

Atdheu im është vendi ku vazhdojnë kërkimet për një medikament që t’u injektohet tërë banorëve, që ata të mos kujtojnë dot, se çfarë kanë thënë kryepolitikanët për njëri tjetrin!

***

Atdheu im, ku gjenden të gjitha barnat dhe medikamentet e botës me përjashtimin jo në spitalet shtetërorë… ku shërbimi shëndetësor i shtetit dëshmon përditë se sa i mrekullueshëm është ai i privatëve… Dhe ku ministrat e shëndetësisë dhe kolegët e tyre lenë të dy këta shërbime dhe kurohen jashtë shtetit!

***

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku të rrëmbesh një pronë, të zaptosh një truall e të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të pajisin me tapi!

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku nuk mund të maten temperatura nën hije, pasi tërë pyjet janë prerë!

***

ثshtë vendi, ku shumë prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!

***

ثshtë vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historisë, në të cilët nazistët largohen nga Shqipëria herë më 28 dhe herë më 29 nëntor.

***

Atdheu im është vendi, ku shkollat më të rëndësishme janë Instituti i Fizkulturës dhe Fakultetit i Mjekësisë se studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trajnerë, pediatër dhe kardiologë, por ministra dhe kryeministra e vitet që vijnë, premtojnë që fatet e vendit të jenë në duart e boksierëve!

***

ثshtë vendi, ku numri i turistëve vizitorë, është propaganda më banale dhe ky numër fryhet e fryhet edhe me pilotët e huaj dhe shoferët e autobusëve që flenë atë natë në Shqipëri. Të kesh katër valixhe matanë trarit të kufirit dhe të shkosh t’i sjellësh një nga një, të numërojnë për katër turistë!

***

ثshtë vendi, ku qëkurse shifrat e statistikave shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk është më vendi më i mirë në botë. Pra, tani që shifrat i shpall qeveria vetë, vendi më i mirë në botë është këtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janë të fundit në kontinent, që përmbysin komunizmin; të fundit që anëtarësohen në NATO dhe në Bashkimin Europian, dhe ku qeveria pret urime të përzemërta që edhe në Shqipëri, pas vitit Dymijedymbëdhjetë, edhe tek ne erdhi Dymijetrembëdhjeta!

***

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku kriminelët i kërkon populli dhe i fsheh policia!

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku sigurimi i lëvizjes së lirë u prishte punë skafeve dhe kur u arrit lëvizja e lirë, skafet patën mbaruar punë në dëbimet masive të shqiptarëve jashtë shtetit te tyre.

***

Dhe së fundi, lërmëni të huazoj e përshtas një shprehje të një poeti fqinj: atdheu im është ai, ku tërë njerëzit duan të jetojnë në një vend tjetër, por duan që ai vendi tjetër, të jetë këtu në Shqipëri!
 
Titulli: Atdheu im, i vetmi vend ku ..

Pellumb keke kput meth :P
 
Titulli: Atdheu im, i vetmi vend ku ..

e c'ka dashur te thote me k'te, dhe pse, Imoralisti :D

Kur pershkruhet Atdheu, lihen k'to propaganda jashte ...

Pshm, Atdheu im, e shtrenjta ime, :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Atdheu im, i vetmi vend ku ..


Vendi i lumturisë dhe bekimeve.

Atdheu im ështe më i miri.... Më me vlerë dhe më kualitativi....

As nuk e nderroj kurr me asgj....
 
Titulli: Atdheu im, i vetmi vend ku ..

atedheu im me te gjitha te keqijat e te mirat mbetet atedheu im ,atedheun tim se bejne rama e berisha ,as mustafa e thaqi po e bene dashuria per vendin tend .Kuptoj djemt edhe vajzat qe kritikojne qe jetoijne ketu edhe lypin ndryshime po disa qe jetojne me mijera kilometra larg e duan ti mesojneshqiptaret se qfare eshte e mira kete se kuptoj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top